Lul doktori – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lul doktori

16:00 | 11/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Çim Peka

Po të marrësh mundimin të lexosh çakërdisjet e Edit në Twitter, vëren lehtësisht mungesën e stabilitetit të tij, jo vetëm mendor, por edhe në argumente. Aty sheh portretizimin e Lulit doktor. Jo një, po dy. Një Lul doktor, (ç)ekspert pandemie; ndërsa tjetri Luli doktor i Shtëpisë së Verdhë.

Ditën e përballjes së parë të Hashim Thaçit nga Hagë, lajmi i madh ishte mungesa totale e të ashtuquajturës Shtëpi e Verdhë. Ndërkohë që për Prokurorinë e Hagës ajo nuk ekziston, dhe si rrjedhojë as dosje për të, në mendjen e Edit ekziston Luli si “Doktori” i dosjes së Shtëpisë së Verdhë.

Read more

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Sesa deklaratat e Ramës i shërbejnë narrativës serbe kjo është e qartë, porse këmbëngulja e Ramës për ta rikthyer këtë akuzë ndaj Bashës pas 15 vitesh, për shumë është e pakuptimtë. E pati provuar Arben Ahmetaj në fushatën e vitit 2005, kur u mund nga Lul Basha në Njësinë Administrative nr. 7 në Tiranë në mënyrë spektakolare. Dhe nuk i ngjiti.

Që Rama nuk i beson as vetë atyre që thotë, edhe kjo është evidente, se përndryshe do të kishte akuzuar edhe Vjosa Osmanin dhe Vlora Çitakun, pasi edhe ato kanë shërbyer përkthyese në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut.

Luli doktor i dosjes së Shtëpisë së Verdhë, i shërben Ramës për të larguar vëmendjen nga Luli doktor i pandemisë. Madje, nuk është çudi që në përpjekje për të larguar vëmendjen nga “Luli doktor pandemie”, Rama të shkojë deri aty sa “Lulin doktor dosjesh” të na e paraqesë edhe si vetë “doktorin” e Shtëpisë së Verdhë.

Klithmat e Edit  “Fol, Lul, tregoju shqiptarëve, dil sqaro rolin tënd në atë raport të turpshëm”, së shpejti mund të marrin formën “Fol Lul, ku i ke çuar organet, ku i ke fshehur kufomat”. Nuk u ndahet kufomave ai.

Ju kujtohet fillimi i pandemisë, kur nga bunkeri i tij në Surrel u drejtohej shqiptarëve si një haluçinant, për viktima, për kufoma, për armikun e padukshëm që zbriste nga qielli. Kur mbyllte Shqipërinë, e nxirrte autoblindat në rrugë me mitralozë të mbushur, a thua do të vriste virusin me to.

Qëndrimi i opozitës atë kohë ishte po aq i thjeshtë sa ç’është edhe sot: formulo një plan për pandeminë; rrit kapacitetet e spitaleve; testo; rimburso ilaçet; ndaloju paratë oligarkëve të mjekësisë dhe çoji për spitalet; hiqu paratë oligarkëve të inceneratorëve dhe ndihmo ekonominë dhe biznesin e vogël. Kaq. As më shumë e as më pak.

Rama është në kulmin e fushatës elektorale për një palë zgjedhje që ai kush e di pse dreqin, i trajton si jetë a vdekje. Strategjia e Ramës është kopje e strategjisë së tij në 2017, dhe 2019. Largimi me çdo kusht i vëmendjes nga problemet reale të shqiptarëve. Dhe ato janë dy: ekonomia dhe shëndetësia. Herë me tepsi, herë me legen, herë me autoblinda, herë më Shtëpi të Verdhë. Dhe Luli më shumë se doktor pandemie, po sillet si doktor ekonomie.

Sa herë që Edi Rama lëvron një këst për inceneratorët, politikanë të opozitës vizitojnë banorët e lënë nëpër çadra që nga tërmeti i një viti më parë. Sa herë Rama jep një koncension korruptiv me PPP, Basha është pranë biznesit të vogël. Ndërkohë që Pandeli Majko harxhon para të buxhetit të shtetit për të blerë lojën “Mos u nxeh”, opozita i kujton atij paketën e tretë të ndihmës për pandeminë.

Në ditën që pacienti i pestë u vetëvra duke u hedhur nga dritarja e spitalit, Rama “Doktor videosh” na paraqiti ambientet e brendshme të spitalit. Aq e fortë dhe absurde është propaganda e Ramës, saqë të jepet përshtypja që për shkak të kushteve përrallore në spitale, pacientëve u duket vetja në parajsë, dhe mendojnë se edhe mund të fluturojnë nga dritarja.

Sot ka dy ilaçe që tregtohen kundër COVID-19. Njëri që kushton rreth 3500 dollarë, dhe që është sjellë në Shqipëri nga Vilma Nushi, dhe një tjetër që kushton më pak se 200 dollarë dhe është në të zezë, sepse Ministria e Shëndetësisë nuk i jep lejen për t’u tregtuar.

Dhe bash për këtë ilaçin e dytë, shqiptarët shkojnë deri në Turqi për t’u mjekuar.

Pandemia ka shërbyer si stress-test për të gjitha ekonomitë, edhe ato më të fuqishme. Dikush e ka menaxhuar më mirë, dikush më keq.

Kryeministrja e Zelandës së Re i rifitoi zgjedhjet parlamentare në mënyrë plebishitare muajin e shkuar, pikërisht prej menaxhimit model të pandemisë. Edi Rama është gropë.

Edi Rama është i gatshëm të hapë çfarë do lloj teme, edhe të ri-shpikë Shtëpinë e Verdhë, veç të largojë vëmendjen nga shtëpitë e bardha, spitalet.

Me gjasë, shumë qeveri të kontinentit, por edhe më gjerë do të bien prej pandemisë, dhe qeveria e Edi Ramës edhe më fort. Dështimi i Ramës për të tërhequr Bashën, por edhe opozitën e bashkuar në tema pa lidhje, vetëm sa e acaron atë më shumë.

Sa më shumë acarohet Edi, aq më shumë Luli përqendrohet vetëm tek pandemia dhe ekonomia. Unë nuk jam ekspert të vlerësoj planin e Bashës dhe të opozitës, por di që ka një plan për pandeminë dhe një plan për ekonominë.

Nuk e di se kush i djeg më shumë Ramës, Luli “doktor i pandemisë”, apo Luli “doktor i ekonomisë”, por di që Rama ka vetëm një plan, “planin e zgjedhjeve”. Sa më katastrofë i duket plani i zgjedhjeve, aq më shumë Twitter-i Ramës duket sikur një mace ka shkelur mbi tastierë.

/syri.net/

Etiketa: “Shtëpia e verdhë"Çim PekaCOVID-19edi ramaHashim ThaciLul doktoriLuli “doktor i ekonomisë”Luli “doktor i pandemisë”twitterVjosa OsmaniVlora Citaku

Të Lidhura

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

nga 27
15:31 | 06/06/2026
0

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

nga 27
15:05 | 06/06/2026
0

Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka forcuar dhe thelluar kërkimin shkencor në drejtim të patogjenëve me rrezik të...

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Para
“Valët e muzikës përhapin virusin”, Kel Demi ironizon Klosin: Edhe zilet e celularëve do bëhen përçues

Kel Demi: I vetmi ereksion i Ramës, kontrolli dhe mbyllja pa argumente e qytetarëve në shtëpi (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

15:31 | 06/06/2026
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

15:05 | 06/06/2026
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –
  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com