Deputetja demokrate, kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu, është takuar me ambasadorin amerikan Donald Lu. Temë kryesore e bisedës mësohet të ketë qenë reforma në drejtësi. Pas takimit, Bregu tha për News24 se kishte biseduar me ambasadorin, jo vetëm për reformën, por për të gjitha reformat dhe mundësinë e një kompromisi politik për realizimin e tyre.
Pak ditë më parë, ambasadori amerikan, Donald Lu, u takua me deputetin e PD-së Astrit Patozi për të diskutuar për reformën në drejtësi.