Letra prekëse e Denada Ishmit, vajzës durrsake, e cila e përcolli e vetme babain që vdiq nga koronavirusi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra prekëse e Denada Ishmit, vajzës durrsake, e cila e përcolli e vetme babain që vdiq nga koronavirusi

18:18 | 24/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ruzhdi Ishmi dikur kishte qenë inxhiner në fabrikën e NISH cigareve Durrës. Ai humbi jetën prej virusit COVID-19 në moshën 85 vjeçare, megjithëse ishte shumë mirë me shëndet.

Në një letër publike e bija, Denada Ishmi rrëfen këtë histori, ndërsa nuk e fsheh dhimbjen që në ceremoninë mortore mori pjesë vetëm ajo.

Letra e plotë:

Read more

Skandal i heshtur? Akuzat për trajtimin e mbetjeve shtazore dhe mungesa e reagimit institucional në Bashkinë e Tiranës –

“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump ashpërson kritikat për Melonin: Ka qenë negative –

Tjetër sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur –

FSHF organizon seleksionime për talentet shqiptare në SHBA dhe Kanada, ja si mund të bëheni pjesë –

Isha e vetmja që përcolla në banesën e fundit, trupin e pajetë të babit. Askush tjetër nuk lejohej dhe nuk mund të ishte në funeral. Ai dha frymë më 20 Mars, 12 ditë pasi ishte konfirmuar si i prekur nga koronavirusi. Autoritetet më pyetën nëse doja që ai të prehej në një varrezë, apo të çohej në krematorium, ku mund të merrja hirin e tij. Bashkë me motrat, Ema në Durrës e Alba në Itali, vendosëm ta çonim në varreza, këtu në Indonezi, me shpresën që një ditë të mundem ta kthej në Shqipëri dhe të ketë një funeral, ashtu siç ai e meritonte.

Fakti që nuk mund të kishte një përcjellje dinjitoze për babain tim, Ruzhdi Ishmi dikur inxhiner në fabrikën e NISH cigareve Durrës, më rëndon mua dhe motrave, po aq sa dhe humbja e tij.

Flas për të dhe lotët nuk i mbaj dot. Babi ishte mirë, ishte i fuqishëm, pa asnjë sëmundje, nuk tregonte si 85 vjeç.

Ende nuk di se si u infektuan me koronavirus, babai, nëna dhe bashkëshorti. E kam të paqartë se ku mund ta kenë marr virusin.

Prindërit e mi jetonin në Durrës. Pas tërmetit të 26 Nëntorit banesa e tyre u dëmtua. Dolën nga shtëpia, sepse nuk ishte e banueshme, kaluan një situatë të vështirë. Në dhjetor vendosa t’i marr këtu. Unë jetoj prej vitesh në Xhakarta, e punësuar në një institucion financiar ndërkombëtar, ashtu sikurse im shoq Martini, zviceran. Të dy punojmë në fushën e zhvillimeve ekonomike prej vitesh. Prindërit kishin ardhur dhe herë të tjera ne Indonezi, Malajzi, Kanada e në Zvicër, kudo ku ne kemi jetuar. Kaluam Vitin e Ri së bashku, shkuam në Bali, e shijuan shumë. Shkuam vetëm një ditë në Singapor, për çështjen e vizës dhe pastaj koha tjetër në shtëpi. Ndërsa Indonezia nuk kishte konfirmuar ende të prekur nga koronavirus, mamit i filluan disa shqetësime. Pak dhimbje fyti, një kollë. Shkuam tek mjeku dhe mori antibiotik. Kërkuam për testin, por nuk e bënë. Babai dukej më mirë, vetëm se kalonte shumë kohë në gjumë. Kur edhe babait i filloi kolla shkuam tek mjeku dhe insistuam për të bërë testin. Rezultuan të dy pozitivë. Menjëherë më pas bëmë testet unë dhe Martini. Edhe bashkëshorti im, doli gjithashtu pozitiv, por nuk kishte shenja, ndërsa unë nuk isha prekur.

Në fillim dukej më e vështirë gjendja e mamit, por fatmirësisht ajo e mori veten. Edhe Martini qëndroi për nëntë ditë në izolim, në spital. Ndërsa babi që dukej më mirë, më pas u rëndua, derisa shkoi në intubim me respirator. Nuk e kaloi dot, zemra e tij nuk e përballoi. Dha frymën, sapo mbaroi falja e së premtes. Iku në qetësi, në paqe dhe shpresoj që është në paqe edhe atje ku shkoi.

Si asnjëherë tjetër, përpara se të sëmurej numëronte ditët e kthimit në Durrës. E kishte marrë malli për qytetin, ku për herë të parë krijoi semaforin dhe reklamat me ndriçim. Ndaj në Durrës e thërrisnin Guglielmo Marconi ose shpikësi i NISH Cigares.

Do të ngelesh i përjetshëm në zemrat tona babi dhe një ditë të prehesh në Durrësin tënd që aq shumë e kishe në zemër.

Denada Ishmi, Xhakarta 23 Mars 2020

Etiketa: babaiDenada IshmiDurrësfabrikeGuglielmo MarconiinxhinerKoronavirusiLetra prekëse e Denada IshmitNISH cigareprekësetërmetivajza durrsakevajzës durrsake e cila e përcolli e vetme babain që vdiq nga koronavirusiXhakarta

Të Lidhura

Skandal i heshtur? Akuzat për trajtimin e mbetjeve shtazore dhe mungesa e reagimit institucional në Bashkinë e Tiranës –

Skandal i heshtur? Akuzat për trajtimin e mbetjeve shtazore dhe mungesa e reagimit institucional në Bashkinë e Tiranës –

nga 27
16:19 | 15/04/2026
0

Një reagim i fundit nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve, ARSA, ka ngritur shqetësime serioze mbi atë që cilësohet si...

“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump ashpërson kritikat për Melonin: Ka qenë negative –

“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump ashpërson kritikat për Melonin: Ka qenë negative –

nga 27
15:41 | 15/04/2026
0

“Nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie”, deklaroi presidenti i SHBA, Donald Trump për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Komentet vijnë...

Tjetër sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur –

Tjetër sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur –

nga 27
15:25 | 15/04/2026
0

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri...

FSHF organizon seleksionime për talentet shqiptare në SHBA dhe Kanada, ja si mund të bëheni pjesë –

FSHF organizon seleksionime për talentet shqiptare në SHBA dhe Kanada, ja si mund të bëheni pjesë –

nga 27
14:27 | 15/04/2026
0

Federata e Futbollit do të organizojë për të katërtin vit radhazi seleksionime me futbollistët shqiptarë të talentuar, të cilët jetojnë...

Para

Negociatat? Prit gomar të mbijë bar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandal i heshtur? Akuzat për trajtimin e mbetjeve shtazore dhe mungesa e reagimit institucional në Bashkinë e Tiranës –

Skandal i heshtur? Akuzat për trajtimin e mbetjeve shtazore dhe mungesa e reagimit institucional në Bashkinë e Tiranës –

16:19 | 15/04/2026
“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump ashpërson kritikat për Melonin: Ka qenë negative –

“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump ashpërson kritikat për Melonin: Ka qenë negative –

15:41 | 15/04/2026
Tjetër sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur –

Tjetër sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur –

15:25 | 15/04/2026
FSHF organizon seleksionime për talentet shqiptare në SHBA dhe Kanada, ja si mund të bëheni pjesë –

FSHF organizon seleksionime për talentet shqiptare në SHBA dhe Kanada, ja si mund të bëheni pjesë –

14:27 | 15/04/2026
Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”! Zbulohet shpërblimi i “majmë” për kampionin dhe vendet e tjera –

Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”! Zbulohet shpërblimi i “majmë” për kampionin dhe vendet e tjera –

14:25 | 15/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Skandal i heshtur? Akuzat për trajtimin e mbetjeve shtazore dhe mungesa e reagimit institucional në Bashkinë e Tiranës –
  • “Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump ashpërson kritikat për Melonin: Ka qenë negative –
  • Tjetër sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur –
  • FSHF organizon seleksionime për talentet shqiptare në SHBA dhe Kanada, ja si mund të bëheni pjesë –
  • Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”! Zbulohet shpërblimi i “majmë” për kampionin dhe vendet e tjera –
  • Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, institucionet e fshehin sëmundjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandal i heshtur? Akuzat për trajtimin e mbetjeve shtazore dhe mungesa e reagimit institucional në Bashkinë e Tiranës –
  • “Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump ashpërson kritikat për Melonin: Ka qenë negative –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com