Letra prekëse e Denada Ishmit, vajzës durrsake, e cila e përcolli e vetme babain që vdiq nga koronavirusi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra prekëse e Denada Ishmit, vajzës durrsake, e cila e përcolli e vetme babain që vdiq nga koronavirusi

18:18 | 24/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ruzhdi Ishmi dikur kishte qenë inxhiner në fabrikën e NISH cigareve Durrës. Ai humbi jetën prej virusit COVID-19 në moshën 85 vjeçare, megjithëse ishte shumë mirë me shëndet.

Në një letër publike e bija, Denada Ishmi rrëfen këtë histori, ndërsa nuk e fsheh dhimbjen që në ceremoninë mortore mori pjesë vetëm ajo.

Letra e plotë:

Read more

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit –

Isha e vetmja që përcolla në banesën e fundit, trupin e pajetë të babit. Askush tjetër nuk lejohej dhe nuk mund të ishte në funeral. Ai dha frymë më 20 Mars, 12 ditë pasi ishte konfirmuar si i prekur nga koronavirusi. Autoritetet më pyetën nëse doja që ai të prehej në një varrezë, apo të çohej në krematorium, ku mund të merrja hirin e tij. Bashkë me motrat, Ema në Durrës e Alba në Itali, vendosëm ta çonim në varreza, këtu në Indonezi, me shpresën që një ditë të mundem ta kthej në Shqipëri dhe të ketë një funeral, ashtu siç ai e meritonte.

Fakti që nuk mund të kishte një përcjellje dinjitoze për babain tim, Ruzhdi Ishmi dikur inxhiner në fabrikën e NISH cigareve Durrës, më rëndon mua dhe motrave, po aq sa dhe humbja e tij.

Flas për të dhe lotët nuk i mbaj dot. Babi ishte mirë, ishte i fuqishëm, pa asnjë sëmundje, nuk tregonte si 85 vjeç.

Ende nuk di se si u infektuan me koronavirus, babai, nëna dhe bashkëshorti. E kam të paqartë se ku mund ta kenë marr virusin.

Prindërit e mi jetonin në Durrës. Pas tërmetit të 26 Nëntorit banesa e tyre u dëmtua. Dolën nga shtëpia, sepse nuk ishte e banueshme, kaluan një situatë të vështirë. Në dhjetor vendosa t’i marr këtu. Unë jetoj prej vitesh në Xhakarta, e punësuar në një institucion financiar ndërkombëtar, ashtu sikurse im shoq Martini, zviceran. Të dy punojmë në fushën e zhvillimeve ekonomike prej vitesh. Prindërit kishin ardhur dhe herë të tjera ne Indonezi, Malajzi, Kanada e në Zvicër, kudo ku ne kemi jetuar. Kaluam Vitin e Ri së bashku, shkuam në Bali, e shijuan shumë. Shkuam vetëm një ditë në Singapor, për çështjen e vizës dhe pastaj koha tjetër në shtëpi. Ndërsa Indonezia nuk kishte konfirmuar ende të prekur nga koronavirus, mamit i filluan disa shqetësime. Pak dhimbje fyti, një kollë. Shkuam tek mjeku dhe mori antibiotik. Kërkuam për testin, por nuk e bënë. Babai dukej më mirë, vetëm se kalonte shumë kohë në gjumë. Kur edhe babait i filloi kolla shkuam tek mjeku dhe insistuam për të bërë testin. Rezultuan të dy pozitivë. Menjëherë më pas bëmë testet unë dhe Martini. Edhe bashkëshorti im, doli gjithashtu pozitiv, por nuk kishte shenja, ndërsa unë nuk isha prekur.

Në fillim dukej më e vështirë gjendja e mamit, por fatmirësisht ajo e mori veten. Edhe Martini qëndroi për nëntë ditë në izolim, në spital. Ndërsa babi që dukej më mirë, më pas u rëndua, derisa shkoi në intubim me respirator. Nuk e kaloi dot, zemra e tij nuk e përballoi. Dha frymën, sapo mbaroi falja e së premtes. Iku në qetësi, në paqe dhe shpresoj që është në paqe edhe atje ku shkoi.

Si asnjëherë tjetër, përpara se të sëmurej numëronte ditët e kthimit në Durrës. E kishte marrë malli për qytetin, ku për herë të parë krijoi semaforin dhe reklamat me ndriçim. Ndaj në Durrës e thërrisnin Guglielmo Marconi ose shpikësi i NISH Cigares.

Do të ngelesh i përjetshëm në zemrat tona babi dhe një ditë të prehesh në Durrësin tënd që aq shumë e kishe në zemër.

Denada Ishmi, Xhakarta 23 Mars 2020

Etiketa: babaiDenada IshmiDurrësfabrikeGuglielmo MarconiinxhinerKoronavirusiLetra prekëse e Denada IshmitNISH cigareprekësetërmetivajza durrsakevajzës durrsake e cila e përcolli e vetme babain që vdiq nga koronavirusiXhakarta

Të Lidhura

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –

nga 27
12:16 | 20/03/2026
0

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjtem në aksin nacional Berat–Dimal, në Moravë. Dy automjete janë përplasur me...

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

nga 27
12:08 | 20/03/2026
0

Lungomare në Vlorë po merr dita–ditës formën e plazhit të Durrës, Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, ku ndërtimet kaotike kanë...

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

nga 27
12:04 | 20/03/2026
0

Lungomare në Vlorë po merr dita–ditës formën e plazhit të Durrës, Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, ku ndërtimet kaotike kanë...

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit –

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit –

nga 27
12:02 | 20/03/2026
0

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për kushtet e rënda në të cilat jetojnë banorët pranë bregut të lumit dhe Unazës...

Para

Negociatat? Prit gomar të mbijë bar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –

12:16 | 20/03/2026
Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

12:08 | 20/03/2026
Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

12:04 | 20/03/2026
Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit –

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit –

12:02 | 20/03/2026
Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador –

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador –

11:58 | 20/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –
  • Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –
  • Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –
  • Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit –
  • Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador –
  • Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –
  • Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com