Lalo, tosku që studioi muzikën e veriut: Im atë më tha se nuk bëhesh kompozitor në qytet (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lalo, tosku që studioi muzikën e veriut: Im atë më tha se nuk bëhesh kompozitor në qytet (film)

15:00 | 21/11/2017
në Uncategorized
0

Deri në ditët e fundit të jetës së tij kompozitori Aleksandër Lalo nuk i mungoi ekraneve shqiptare.

Autor i muzikës të më shumë se 40 filmave shqiptarë, i dashur për të gjithë brezat, tashmë larg kësaj bote, një nga kompozitorët që ka bërë historinë e muzikës shqiptare do të mbetet i pavdekshëm në tingujt që ka lënë pas.

Në kujtim të veprës dhe krijimtarisë së tij ne po i rikthehemi intervistës që kompozitori ka dhënë për emisionin “Shih programin” në TVSH, të gazetarit Enkel Demi, me datë 4 janar të vitit 2016,

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Gjatë intervistës Lalo ka rrëfyer se si 8 vitet e jetës në Kukës e lidhën përjetësisht me motivet e muzikës së Veriut.

“Kam qëndruar 8 vite në Kukës. Festivali i 11 përkonte me mbarimin e Akademisë. Në Kukës nuk isha i  internuar, por vajta si muzikant. Babai i shkretë kur vajta më tha: Puno të marrësh motivet e veriut, se nuk bëhesh kompozitor në qytet. Unë jam me origjinë jugore dhe po të shkoja në Leskovik a Përmet, genetalisht do ndjehesha shumë. Në veri në fillim të gjitha këngët më dukeshin njësoj, por në fakt nuk ishte ashtu. Këngët e veriut i mban gjallë teksti, janë shumë interesante këngët e grave që këndohen në dasma dhe këngët rapsodike që këndojnë burrat me shakri në oda. Motivet e Kuëksit mezi u futën tek unë por nuk u hoqën dot kur u futën. Ato  motive i kam përdorur gjatë gjithë jetës sime, aty ku kam gjetur vend”, ka thënë Lalo.

Me entuziasëm dhe dashuri të madhe ai flet për këngët e Shkodrës, duke e cilësuar muzikën e këtij qyteti optimiste ashtu si shkodranët.

“Shkodra ka këngë shumë të bukura, kanë një lloj optimizmi të veçantë. Nuk kë këngë të trishtueshme në Shkodër. Muzika është si njerëzit shkodranë, edhe minor edhe maxhor. Është një nga të paktat treva ku burrat thonë “ta marrsha”. Shkodra ka perla”, ishin fjalët e Lalos.

Lalo: E fillova si me shaka muzikën, nuk priste njeri të bëhesha kompozitor

“Kontakti im i parë me muzikën është në “Pallatin e Pieonierëve” në Tiranë. Prindërit i kam të ardhur nga Leskoviku. Kam ndjekur disa kurse dhe përfundimisht u futa në kursin e Firzamonikës. Kam pasur shef muzike Tonin Harapin që na trajtonte si fëmijë, ditët me shi të dimrit rrinte te dera dhe na fshinte me peshqir. Filloi si me shaka, se nuk priste njeri që të bëhesha kompozitor. Nuk dija të këndoja, kam stonuar gjithë jetën.”

Sa i përket pranisë së madhe të fëmijëve në muzikën e tij, Lalo e shpjegon kështu: “Kam disa miq të mi që di ndonjë gjë për ta dhe i ngacmoj kur i takoj rrugës, e ata më thonë ‘ngele si fëmijë’, ata ma thonë për të më irrituar por u them se më bëjnë komplimentin më të madh. Kam pasur një fëmijëri shumë të bukur, pjesa më e lumtur e jetës sime është fëmijëria. Unë kam jetuar në një shtëpi me pisha afër ‘Shkollës së Kuqe’, në një oborr me shatervan ku rrinim 12, 13 fëmijë. Ziheshim, luanim, gjithë kohën bashkë. Kur u martova dhe u bëra me fëmijë kam qenë shumë i lumtur. Madje kur më lindi fëmija i parë, jam bërë tapë.”

Kur “Le Monde” shkruante: Sot Parisi u gdhi me muzikën “Dimri i fundit”

Në Shqipërinë komuniste edhe muzika kontrollohej e censurohej, megjithatë Lalo shikonte tek mbrëmjet e vallëzimit “tokën e premtuar”, momentin kur ishin të lirë të arratiseshin në tinguj e nota.

Ndërsa jo pak krenar, me pak mungesë modestie siç preferon ta quajë ai, muzika e “Dimrit të fundit” pati jehonë edhe në Paris.

“Në mbrëmjet e vallëzimit kishte liri muzke dhe ajo ishte shkollë për ne. Nuk kemi bërë shkollë as për saks as për trombë, por ndoshta në atë kohë kemi ‘vjedhur’ nga njëri-tjetri, nuk arrij ta kuptoj kush na i mësoi këto vegla.

Filmi ‘Dimri i fundit’ është shafqur në Paris, unë nuk isha atje por sipas Ilia Tërbinit, “Le Monde” shkruante: ‘Sot Parisi u gdhi me muzikën dimri i fundit.'”

https://youtu.be/cygNTEiXMjE

https://youtu.be/9ZNH_QQt0Wk

27.al

 

Etiketa: Aleksandër LalokompozitorKukesShkodertonin harapitoskveri

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Ky ishte fjalimi im. Tani ika se do bëj drekën”

“Ky ishte fjalimi im. Tani ika se do bëj drekën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –

Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –

22:37 | 22/12/2025
Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

22:07 | 22/12/2025
Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

21:39 | 22/12/2025
Numërimi mbrapsht ka filluar –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

21:31 | 22/12/2025
Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

20:41 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –
  • Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –
  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –
  • Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’
  • Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –
  • Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com