Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lakejtë e pushtetit

Nga 27.al 0

Nga Alket Veliu

Pasi dështoi në ballafaqime me popullin për të treguar çfarë ka bërë nga ato që ka premtuar, kryeministri Rama ka ndryshuar taktikë.

Sot, nëpërmjet njerëzve pa “shtyllë kurrizore” që blihen e shiten lehtë ka filluar fushatën për të shpallur armik këdo që është kundër politikës anti kombëtare të kryeministrit, e cila po varfëron përditë shqiptarët, po grabit pronat dhe fondet publike, po largon çdo ditë shqiptarët nga vendi dhe i ka krijuar terrenin e duhur krimit për të marë në dorë fatet e Shqipërisë.

Nëpërmjet kësaj strategjie kryeministri po instalon një model të ri të luftës së klasave duke vënë njerëzit përballë njëri tjetrit, ku më të zellshmit në këtë luftë, ashtu dhe si dikur janë njerëzit në shërbim të pushtetit, të cilët për pak lekë apo ofiqe vrasin dhe babanë.

Lufta e klasave nuk kurseu as PDIU-në dhe as Shoqatën Patriotike “Çamëria”, ku lakenjtë e Ramës po bëjnë çdo gjë, madje duke përdorur dhe Çështjen Çame në shërbim të pushtetit apo të kockave që hedh Rama.

Ju kujtoj këtyre lakenjve apo edhe atyre që padashje janë bërë pjesë e kësaj lufte klasash, premtimet e kryeministrit për Çështjen Çame deri aty sa do të raportonte dy herë në vit në Kuvend për ecurinë e bisedimeve me Greqinë dhe rezultati ishte: asnjë raportim i tillë, por përkundrazi mungesë totale transparence dhe futje në negociata për heqjen e termit “Çamëri” nga çdo dokument zyrtar, madje edhe nga tekstet shkollore.

Ju kujtoj luftën e PDIU-së dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”, të cilat ishin pothuaj të vetmet kundër Ramës, kur u ndërtuan varrezat imagjinare të pushtuesve grekë.

Ju kujtoj kontributin kombëtar të PDIU që me votat e veta nuk lejoi që Bashkia e Konispolit të ishte pjesë e strategjisë greke për ta kthyer në një bashki minoritare.

Ju kujtoj Rezolutën për Çamërinë, e cila pa kontributin e PDIU-së do ishte mbuluar nga pluhuri i harresës.

Dua shumë t’ju sjellë në kujtesë mashtrimet e Ramës për Çështjen Çame për arsyen e vetme që kushdo nga ju qofshit edhe çamë, nëse do të përdorni çështjen tonë për pushtetin e Ramës duhet ta dini që nuk jeni thjesht të humbur, por komuniteti çam do t’ju përbuzi me po të njëjtën neveri që përbuzin të gjithë armiqtë e Çamërisë.

Kryeministri nuk njeh konkurencën si zhvillim. Ai, ashtu si po gllabëron xhepat e Shqiptarëve nëpërmjet PPP-ve, në po të njëjtën mënyre kërkon t’i japë me koncesion karrikes së vetë Çështjen Kombëtare. Për të arritur këtë qëllim ai paguan cash, me ofiqe, me favore, me leje ndërtimi apo me tendera cilindo që i jep pak oksigjen pushtetit të tij.

Ky kryeministër sot është në ditët e fundit të pushtetit dhe ka gjetur si zgjidhje për të qëndruar në pushtet, luftën e klasave si dhe qasjen drejt nacionalizmit ekstrem.

Fushata e ardhshme e kryeministrit do të bazohet pikërisht në këto dy kolona dhe PDIU është një pengesë jo e vogël, jo thjesht për rritjen si forcë politike, por edhe për vokacionin kombëtarist që ka në programin dhe veprimtarinë e saj.

Fuqia e PDIU-së është kërcënim për pushtetin e ardhshëm të kryeministrit dhe këtu fillon dhe mbaron qëllimi i tij në luftën që po i bën kësaj force politike nëpërmjet lakejve të vetë, pasi askush sot nuk ka dyshim sa i “plas” atij apo lakejve të tij për Çështjen Çame.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej