Kushtetuta si “mallkim” për Eduard Selamin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kushtetuta si “mallkim” për Eduard Selamin

12:02 | 20/07/2016
në Uncategorized
0

Historia përsëritet, përjashtimi i Eduard Selamit në pranverën e vitit 1995 pas dështimit të referendumit, deri tek “tradhëtia” e fundit.

“Unë do jem në PD pavarësisht nëse më përjashtojnë apo jo. Por më vjen keq të them se PD-ja është nisur në rrugën e deformimit të demokracisë dhe për këtë po kontribon pikërisht Sali Berisha”

“Jam reformator dhe jo rrebel” tha Eduard Selami në marsin e vitit 1995, kur po përjashtohej nga Partia Demokratike. Në atë kohë ishte kryetar i kësaj partie. Sot ndoshta do t’i duhet të thotë “Jam reformator dhe jo tradhëtar”, sepse Eduard Selami ka deklaruar dje votën pro reformës në drejtësi në kundërshtim me vendimin politik të marrë nga Partia Demokratike, tashmë e drejtuar nga Lulzim Basha. Për këtë deklaratë të tij, Selami ka nisur të quhet tradhëtarë nëpër mediat e PD-së. Ajo që e njëson situatën është se edhe në atë kohë të marsit të vitit 1995 defakto PD drejtohej nga Sali Berisha edhe sot duket se ndodh e njëjta gjë. Eduard Selami e Lulzim Basha, duken më shumë të jenë viktima të të njëjtit person. Atij që vetë e kanë mbështetur dhe dëgjuar qorrazi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

ed selam

Në gushtin e vitit 1992, kur Sali Berisha po projektonte Partinë Demokratike pa “tardhëtarë” kur përjashtoi shumicën e themeluesve të kësaj partie, Eduard Selami ishte në krah të tij, në konferencën famëkeqe të përjashtimit të mocionistëve. Iu desh ta drejtonte vetë atë konferencë ku  Berisha po vendoste diktatin mbi partinë e themeluar si shpresë për shqiptarët. Selami por edhe të tjerët nuk mundën ta ndalojnë madje as provuan. Ishte ai diktat që do të vepronte shpejt edhe mbi Selamin. U deshën vetëm tri vite për tu gjendur vetë në rolin e të akuzuarve për të përfunduar në finale me përjashtim. Eduard Selami i di pasojat që do ti vijnë pas vendimit të djeshëm për të dalë kundër grupit parlamentar. Ajo që e pret Eduard Selamin dihet tashmë. Ka nisur të quhet tradhëtarë dhe vendimi për përjashtim nuk do të vonojë. Me sa duket Selami i ka marrë parasysh të gjitha këto pasoja sepse është një rrugë të cilën e ka shkelur dhe do t’i gjejë më kollaj shtigjet për të dalë.

Përjashtimi i Eduard Slamit mars 1995

berisha-selami321 vite më parë, Eduard Selami u përjashtua nga Partia Demokratike si kurban për dështimin e kushtetutës së vitit 1995. Në atë kohë Eduard Selami ishte kryetar i PD-së dhe udhëhoqi fushatën e mazhorancës demokrate për miratimin e kushtetutës e cila  nuk u votua nga shqiptarët.

Pas këtij momenti, nisi edhe beteja brenda PD-së e cila përfundoi me përjashtimin e Eduard Selamit nga kjo parti. Kishte qënë themeleues i kësaj partie dhe një ndër njerzit më të rëndësishëm të saj, në orët e para të themelimit. Por historia e zhvillimeve politike e largoi nga PD për ta lënë atë rreth 17 vite larg kësaj partie dhe larg Shqipërisë.

“Ata që mendojnë se do të më mbyllin gojën dhe do të më eleminojnë duke më shkarkuar nga funsksionet politike e kanë gabim. Kjo kohë tashmë ka kaluar. Tani është koha e konkurencës së ideve, e konkurencës së alternativave dhe e aftësive dhe jo koha e prapaskenave dhe e eleminimit”, tha Selami më 4 mars 1995. Por ditët që vijuan konfirmuan të kundërtën. Në fakt Eduard Selami u eliminua krejtësisht politikisht. U përjashtua jo vetëm si kryetar por edhe si anëtar i PD-së.

Dhe ja çfar thoshte ai pas konferencës së 5 marsit të atij vitit: Është apsurde të pranoj që nuk jam më anëtar i kryesisë së PD-së. Megjithatë unë e kam thënë dhe do vazhdoj ta them se do të jem aty për të kontribuar brenda Partisë Demokratike. S’ka rëndësi si kryetar apo si anëtarë i thjeshtë. Unë do jem në PD pavarësisht në se më përjashtojnë apo jo. Por më vjen keq të them se PD-ja është nisur në rrugën e deformimit të demokracisë dhe për këtë po kontribon pikërisht Sali Berisha”, thotë Selami për gazetën Koha Jonë më 6 mars 1995.

ediiiiiNë ato ditë të debateve brenda partisë demokratike u tha e ç’nuk u tha nga Selami e nga pala tjetër që drejtohej në deklarata pubike nga sekretari i përgjithshëm i PD-së në atë kohë, Tritan Shehu.

Një ndër deklaratat e Selamit që mbahen mend janë ato kundër berishës: “Nuk më pëlqente e kaluara e Berishës, ndaj dhe u ndëshkova” ose kur në PD të mos vendosin fondamentalistët, progresi i Shqipërisë do të jetë më i shpejtë”.

Megjithse kishte deklaruar se nuk do të largohej nga PD-ja, se do të vazhdonte të kontribonte si anëtar i thjeshtë i saj për demokracinë brenda partisë, kishte deklaruar se ishte misionar në politikë, Selami u detyrua të largohet jo vetëm nga PD-ja por edhe nga Shqipëria.

Në vitin 1995, pas përjashtimit nga PD Selami u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku qëndroi deri në pranverën e vitit 2013. U kthye pikërisht në fushatën e zgjedhjeve të këtij viti si kandidat për deputet i Partisë që e kishte demaskuar aq rëndë në krye të së cilës ishte i njëjti person, Sali Berisha. Dhe ja ku jemi sot në një moment kur historia përsëritet. Selami mund të përjashtohet sërish nga PD dhe sërish për kushtetutën. Kësaj here ndoshta si “tradhëtar”.

selami

Etiketa: Eduard SelamiKushtetutaPDperjashtimi i Selamit nga PDSali Berisha

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Francë, gjendje emergjence deri në janar 2017. Valls: Do të ketë sulme të tjera

Francë, gjendje emergjence deri në janar 2017. Valls: Do të ketë sulme të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

23:04 | 21/12/2025
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

22:48 | 21/12/2025
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –
  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –
  • Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com