Gjykata Kushtetuese ka nisur seancën për shqyrtimin e ligjit të vettingut i ankimuar nga Partia Demokratike, me arsyen se ai shkel Kushtetutën. Në këtë seancë do të dëgjohen argumentat e palëve.
I pranishëm në seancë është edhe ambasadori amerikan, Donald Lu.
Partia Demokratike përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi dhe ekspertët Gazment Bardhi dhe Ivi Kaso . Ndërsa Partia Socialiste përfaqësohet nga deputetët Pandeli Majko,Vasilika Hysi, Fatmir Xhafaj dhe Ulsi Manja.