• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s

09:11 | 05/05/2022
në Sport
0

Deutsche Welle: Zoti Kryeministër, erdhët në Berlin me ftesë të kancelarit Olaf Scholz, sepse Gjermania ka vendosur t’i japë një impuls  procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, nisur dhe nga dinamika e krijuar aktualisht nga Lufta e Ukrainës. Procesi i Berlinit, është një proces që e ka filluar kancelarja Angela Merkel, por që nuk ka patur shumë rezultate konkrete. A mendoni ju se kjo është rruga e duhur për të ofruar Ballkanin Perëndimor drejt  Bashkimit Europian?

Albin Kurti: Unë isha i nderuar që mora pjesë në takim me kancelarin Scholz me ftesën e tij këtu në kancelari, ku për herë të parë u takuam. Ishte kënaqësi që konfirmuam se ndajmë vlera të përbashkëta. Bashkimi Europian dhe NATO-ja e kanë Gjermaninë një aleat strategjik për Republikën e Kosovës dhe ne jemi të bindur që Procesi i Berlinit me rienergjizimin e tij nëpërmjet kancelarit të ri, Olaf Scholz, është lajm i mirë për secilin vend të Ballkanit dhe në veçanti për Republikën e Kosovës. Ne kemi diku çdo të tretin qytetar të Republikës që nuk banon në territorin e Republikës, por në Evropën Perëndimore, sidomos në Gjermani. Marrëveshjet tona do të shtohen, bashkëpunimi ynë ekononmik dhe tregtar po ashtu, dhe besoj që edhe në Bashkimin Evropian edhe në Procesin e Berlinit na presin ditë të mira si Republikë e Kosovës.

Lexo edhe

Dani Alves i përgjërohet gruas nga burgu: Mos më lër!

VIDEO/ Perlë nga Messi, PSG fiton me përmbysje në shtëpi

Distria Krasniqi fiton të artën në Paris, feston me ‘Shqiponjë’

Një nga elementet e Procesit të Berlinit është Tregu i Përbashkët Rajonal, për të cilin janë zotuar liderët e Ballkanit Perëndimor, por deri tani nuk është vënë në zbatim. Çfarë duhet të ndodhë që Ballkani Perëndimor të bashkëpunojë më mirë?

Tregu i Përbashkët Rajonal është thelb i Procesit të Berlinit. Jo zëvendësim për BE-në, por si përgatitje për të. Për t’u realizuar Tregu i Përbashkët Rajonal duhet që Serbia t’i pranojë dokumentet e Kosovës dhe në këtë mënyrë të mundësohet lëvizja e katërfishtë që paraqet vlerë të Bashkimit Evropian. Unë besoj që është koha e fundit që mbi Beogradin të bëhet trysnia që t’i pranojë dokumentet e Kosovës dhe në këtë mënyrë të qarkullojnë lirshëm kapitali e shërbimet e njerëzit dhe bashkarisht t’i afrohemi Bashkimit Europian.

Ju kërkoni që dokumentet të kenë brenda termin “Republikë e Kosovës”. Nuk jeni i gatshëm, që të bëni aty një lëshim të vogël, qoftë për t’i dhënë shtysë bashkëpunimit?

Ne nuk mund të kthehemi as para vitit 1999, kur jemi çliruar e as para vitit 2008 kur e kemi shpallur pavarësinë, as para vitit 2010  kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka legjitimuar Shpalljen e Pavarësisë dhe as para vitit 2012, kur ka përfunduar mbikëqyrja ndërkombëtare e Pavarësisë së Kosovës. Dokumentet janë të Repulikës dhe ato duhet të pranohen si të tilla, por le të mos harrojmë që Sllovakia, Greqia dhe Rumania nuk e pranojnë shtetin tonë ende –  shpresoj që kjo të ndryshojë së shpejti – por edhe kanë zyrë të tyre në Prishtinë dhe i pranojnë që të gjitha dokumentet. Pasaporta ime pranohet nga Greqia, Rumania dhe Sllovakia, e nëse Serbia dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Europian, së paku, si hap i parë le t’u bashkohet vendeve mosnjohëse që, siç dihet, janë pakicë.

Kaluam kështu vetiu te dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Zoti Scholz ju ftoi ekstra për të zhvilluar edhe një bisedë në prani të presidentit Vuçiç dhe negociatorit Lajçak. Çfarë mund të dalë prej këtij takimi?

Prania dhe pjesëmarrja ime në takim dhe aktivitetet këtu në Berlin, natyrisht nuk ishin vetëm për takimin me kancelarin Olaf Scholz, por edhe me ministren e Jashtme, zonjën Annalena Baerbock, por edhe një takim tjetër trepalësh me Presidentin e Serbisë dhe ndërmjetësin e BE-së, zotin Lajçak. Unë besoj që dialogu duhet të jetë parimor, i balancuar, simetrik, me rezultate që dëshmohen se janë të tilla për t’i sjellë përfitime qytetarëve pa dallim, por gjithashtu edhe rezultatet, të cilat i kanë brenda vlerat e BE-së. Demokratizimin, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, ballafaqimin me të kaluarën, reciprocitetin, e kështu me radhë.

A shihni ju një pengesë, që ju, që e shikoni veten si lider modern e demokratik i Kosovës, të gjeni një gjuhë të përbashkët me presidentin aktual të Serbisë, Vuçiç?

Nuk është kollaj, për shkak se për dallim nga Serbia, Kosova është vend demokratik. Ka demokraci cilësore. Në vendin tonë opozita mund t’i fitojë zgjedhjet. Dhe kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Kosova është dëshmi që zhvillimi ekonomik dhe demokracia institucionale e shoqërore shkojnë bashkë me njëra-tjetrën. Unë uroj që në Serbi të ndryshojë qasja, të mos jenë të rreshtuar sikurse deri më tani me Kremlinin zyrtar, që bëri agresion ushtarak të pajustifikueshëm dhe invazion të paprovokuar në Ukrainë dhe uroj që edhe Serbia t’ia vendosë sanksionet Rusisë dhe të distancohet në të tashmen nga Putini e për të kaluarën e saj të distancohet nga Millosheviçi.

Nga ana tjetër Serbia është një vend i fuqishëm që ka edhe lëndë të para, për të cilat ka nevojë Perëndimi ose Bashkimi Evropian. Pra, Serbia mund të kërkojë pjesën e vet. A jeni ju i gatshëm që të pranoni Asociacionin e Komunave Serbe, siç është parashikuar në vitin 2013?

Dialogu parimor duhet të sjellë marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim  të plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, e cila e ka në qendër njohjen reciproke. Jo njohjen reciproke në fund të një procesi që është stërzgjatë, siç ka qenë në dekadën e shkuar, por njohje reciproke në qendër të marrëveshjes, e cila i normalizon raportet, kur Kosova është shtet normal, mirëpo raportet me Serbinë nuk i ka normale dhe ato duhet t’i normalizojmë. Unë nuk besoj që Bashkimit Evropian i nevojitet Serbia, sa i nevojitet Serbisë Bashkimi Europian. Pra, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të marra së bashku e kanë popullsinë sa e Holandës, ndërkaq të kombinuar  bruto-produktin vendor e kanë sa Sllovakia. Por Ballkani Perëndimor, i inkuadruar në Bashkimin Evropian e zvogëlon për tremijë kilometra kufirin e jashtëm që është mirë për sigurinë, por që besa edhe i bashkon familjet, meqënëse nuk ka familje, jo vetëm në Kosovë, por, do të thosha edhe në Ballkan, që nuk e ka një anëtar së paku në Europën Perëndimore.

Ballkani vazhdon të ketë provokime nga ana e Rusisë. Ju keni folur për luftë hibride. A shihni ndonjë rrezik që kjo luftë hibride të kthehet në luftë reale edhe në Ballkan?

U dëshmua që lufta hibride nuk e zëvendëson luftën, por e përgatit atë, dhe, në anën tjetër, gjithashtu u dëshmua që vendet autokratike, kur blejnë armatim, këtë nuk e bëjnë për parada ceremoniale ushtarake, por e bëjnë pikërisht, për ta përdorur atë armatim në luftën agresore kundër fqinjëve. Andaj, jemi shumë të kujdeshëm, e shumë vigjilentë, po e ndjekim se çfarë ndodh atje, afër tre për qind e brutoproduktit vendor bëhet për investime dhe shpenzime për ushtri, me ç’rast blejnë armatim, ose marrin donacione nga Rusia, Bjellorusia dhe Kina, dhe rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë, tashmë janë 48 baza ushtarake, të cilat e rrezikojnë sigurinë dhe paqen në vendin tonë, Mirëpo me kapacitetet tona shtetërore, me faktin që ndonëse nuk jemi në NATO e kemi NATO-n në Kosovë, dhe ndonëse nuk jemi në Bashkimin Evropian edhe Bashkimin Evropian e kemi të integruar në Kosovë ne megjithatë jemi të sigurt.

Por, në fqinjën tonë veriore, në Serbi, dihet që Gazpromi ka shumicën e aksioneve në industrinë e naftës. Në Nish është qendra humanitare ruse, dhe ata kanë marrëveshje të tregtisë me Federatën Ruse dhe janë pjesë e Unionit Euroaziatik Ekonomik, që udhëhiqet nga Moska. Pra, lidhjet i kanë të shumëfishta, i kanë të thella, dhe unë mendoj që Bashkimi Europian dhe NATO-ja duhet të jenë të kujdesshëm që të mos lejojnë më që Serbia të ulet në tri-katër karrige. Në të njëjtën kohë duhet ta vlerësojnë kontributin e Kosovës, e cila nuk ka alternativë tjetër dhe nuk do të ketë kurrfarë projektesh paralele përveç BE-së dhe NATO-s./DW

Etiketa: Albin KurtiBashkimi Europiandeutsche welleKosova

Të Lidhura

Dani Alves i përgjërohet gruas nga burgu: Mos më lër!

Dani Alves i përgjërohet gruas nga burgu: Mos më lër!

nga 27
20:11 | 04/02/2023
0

Futbollisti brazilian Dani Alves, ndodhet ndoshta në momentin më të vështirë të jetës së tij. Aktualisht ai është në burg...

VIDEO/ Perlë nga Messi, PSG fiton me përmbysje në shtëpi

VIDEO/ Perlë nga Messi, PSG fiton me përmbysje në shtëpi

nga 27
19:47 | 04/02/2023
0

PSG fitoi 2-1 me Touluse për javën e 22 në Ligue I të Francës. Djemtë e Galtier nuk zhgënjyen në...

Distria Krasniqi fiton të artën në Paris, feston me ‘Shqiponjë’

Distria Krasniqi fiton të artën në Paris, feston me ‘Shqiponjë’

nga 27
19:21 | 04/02/2023
0

Shqiptarja e Kosovës, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Paris. Sportistja ka shkëlqyer...

Liverpool zhytet në krizë, United rikthehet te fitorja

Liverpool zhytet në krizë, United rikthehet te fitorja

nga 27
18:07 | 04/02/2023
0

Vijon forma jo e mirë e Liverpool në Premier League gjatë këtij sezonin duke shënuar një tjetër humbje të rëndë...

Para
Rruga ende e bllokuar/ Banorët e Rinasit dalin sërish në protestë, dita e katërt

Rruga ende e bllokuar/ Banorët e Rinasit dalin sërish në protestë, dita e katërt

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

14:13 | 06/02/2023
Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

14:07 | 06/02/2023
Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –

Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –

14:05 | 06/02/2023
Tmerr pa fund, një tërmet i tretë godet Turqinë –

Tmerr pa fund, një tërmet i tretë godet Turqinë –

13:59 | 06/02/2023
Vasili: Faktet e reja po thellojnë skandalin McGonigal-Rama

Vasili: Faktet e reja po thellojnë skandalin McGonigal-Rama

13:57 | 06/02/2023

Më Të Lexuarat

  • ‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –
  • Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk
  • Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –
  • Tmerr pa fund, një tërmet i tretë godet Turqinë –
  • Vasili: Faktet e reja po thellojnë skandalin McGonigal-Rama
  • Policia kontroll në tre apartamente të Alda Klosit, s’gjen euro –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –
  • Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com