Kur 14-vjeçarët shqiptarë vraponin maleve të Greqisë…në kërkim të jetës, duke i ikur vdekjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur 14-vjeçarët shqiptarë vraponin maleve të Greqisë…në kërkim të jetës, duke i ikur vdekjes

10:43 | 23/03/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Alma Nikolli

“Vrapoja nëpër mal se mos iknin të tjerët dhe mbetesha vetëm. Disa orë në këmbë dhe ja ku shkelëm tokën greke. Një çoban më tha se isha tepër i vogël, vështirë se do m‘i besonte njeri bagëtitë. Punë as bukë. Veshur kisha “sedrën“ e shqiptarit që nuk më lejonte të kërkoja bukë në familjet greke, ashtu siç bënin “shokët“. Uria e “grisi“ sedrën dhe më në fund trokita në një derë. Një trastë plot me ushqim. Pasi u ngopa më zuri gjumi në livadh. Aty flinim përnatë. Një ditë na zgjoi policia. Pas disa ditë-netëve torturuese në komisariat, filluam të buzëqeshnim, kur në kthim pamë fshtrat e Gjirokastrës. Disa ditë qëndrim në Shqipëri dhe nisa planet e radhës. Nuk ishte kohë e mirë dhe gomonia s’po nisej nga Vlora. Në një nga netët e qeta, sapo kishim mbyllur sytë heshtja e mesnatës u thye nga një trokitje në derë. Gomonia plot. Djem, gra, burra dhe ndonjë foshnjë. Mbaheshim fort të mos fluturonim në det. Pak metra larg bregut italian, u hodhëm në ujë e më pas morëm rrugët tona të shpresës.”

Ky është rrëfimi i një të afërmit tim. Ishte 14 vjeç, kur mori rrugët e panjohura. La pas familjen, topin prej lecke, pluhurin e rrugëve të fshatit, manaferrat, librat dhe prapësirat e iku në kërkim të gjithçkaje që nuk kishte.

Duke biseduar kujtojmë edhe histori të tjera, histori të mbetura përgjysmë. Të fëmijëve shqiptarë që gjetën vdekje nëpër shkurre, lumenj e dete.

Ndërsa flasim, fëmijët nëpër shtëpi e kanë lënë rrëmujën dhe janë përqëndruar tek loja në celular. Janë ende të vegjël, s’i kanë mbushur katërmbëdhjetë. Por, në shtëpinë më tutje, në pallatin më tutje, në qytetin më tutje një 14-vjeçar po qan. Thuajse po qan para një vitrine për kasetën e re të Playstation-it, po qan se vëllai ka luajtur 7 minuta më shumë dhe nuk ka zbatuar orarion e paravendosur lojës, po qan që tutat janë Nike jo Adidas. Para pak ditësh një 9-vjeçar në SHBA vrau motrën 13-vjeçare se u grindën për radhën në Playstation.

Jo të gjithë fëmijët shqiptarë e kanë luksin të grinden per videolojëra të kushtueshme. Madje, ka ende 14 vjeçarë që nuk i tremben errësirës, maleve e gjarpërinjve. Ka ende fëmijë, për të cilët prindërit duhet t’u flasin fëmijëve të tyre. T’ua heqin për pak pultin nga dora dhe t’u tregojnë një përrallë të bazuar në fakte reale.

“Kujt po i ngjajnë këta fëmijë kështu?”, pyeste dikush.

“Nuk i ngjajnë askujt, i ngjajnë kohës“, përgjigjej një tjetër.

Etiketa: Alma NikollibukëdetfemijeGomoneGreqiItaliplaystationpunëshkurre

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tentativa e grabitjes në Fier, një i vrarë

Tentativa e grabitjes në Fier, një i vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në aksin Vlorë-Orikum, plagoset shoferja dhe një 16-vjeçar –

Aksident në aksin Vlorë-Orikum, plagoset shoferja dhe një 16-vjeçar –

12:15 | 19/01/2026
Plagosën me thikë të miturin në Sarandë, arrestohet çifti i bashkëshortëve (EMRAT) –

Plagosën me thikë të miturin në Sarandë, arrestohet çifti i bashkëshortëve (EMRAT) –

11:59 | 19/01/2026
Beteja për Groenlandën/ Evropa drejt ‘divorcit’ me Amerikën –

Beteja për Groenlandën/ Evropa drejt ‘divorcit’ me Amerikën –

11:45 | 19/01/2026
Janë 200 sipërmarrje kriminale të patronuara nga Olsi Rama –

Vërteton deklaratën e prokurorit të antimafies së Napolit se Shqipëria është më keq se narko-shtet –

11:31 | 19/01/2026
Janë 200 sipërmarrje kriminale të patronuara nga Olsi Rama –

Janë 200 sipërmarrje kriminale të patronuara nga Olsi Rama –

11:15 | 19/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në aksin Vlorë-Orikum, plagoset shoferja dhe një 16-vjeçar –
  • Plagosën me thikë të miturin në Sarandë, arrestohet çifti i bashkëshortëve (EMRAT) –
  • Beteja për Groenlandën/ Evropa drejt ‘divorcit’ me Amerikën –
  • Vërteton deklaratën e prokurorit të antimafies së Napolit se Shqipëria është më keq se narko-shtet –
  • Janë 200 sipërmarrje kriminale të patronuara nga Olsi Rama –
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Lihet në qeli ish-drejtori i Burgut të Durrësit, ‘arrest shtëpie’ për mjeken –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në aksin Vlorë-Orikum, plagoset shoferja dhe një 16-vjeçar –
  • Plagosën me thikë të miturin në Sarandë, arrestohet çifti i bashkëshortëve (EMRAT) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com