Tre persona janë arrestuar nga policia e Kukësit, pasi tentuan të kalonin në mënyrë ilegale 19 shtetas afganë. Në pranga u vunë këto shtetas Edmont Alishallari, 37 vjeç, Armand Mehmet, 45 vjeç, Aleksandër Lata, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Këta tre persona do t’i kalonin klandestinët afganë nga Shqipëria për në Kosovë nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe më pas destinacioni ishin vendet e BE.
Policia
“Arrestimi i shtetasve u bë pasi nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Kukës, në vendin e quajtur “Rruga e Kombit”, në dalje të tunelit të Kalimashit, me drejtim levizje Tiranë -Kukës, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, janë kapur në flagrancë, duke transportuar 19 shtetas të dyshuar afganë, me automjetet e tyre autovetura taksi, tip “Skoda” me targa AC837T, “Mazda” me targa AC 357T dhe “Opel-Astra” me targa AC 869 T, të cilët nepërmjet kufirit të gjelbër do ti kalonin në Kosovë, kundrejtë fitimit.”
Tre shtetasit akuzohen për veprën penale” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 298/2 dhe 25 të K.Penal.