Kujt i skërmitet Edi Rama?

Duhet të lëçisni

Leonardo DiCaprio bën sërish thirrje që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Aktori i Hollywood-i, Leonardo DiCaprio ka reaguar sërish disa orë më parë dhe këtë herë ka bërë thirrje përmes Twitter, duke kërkuar shpalljen e...

Nuk kapën skafistin që do dërgonte 55 sirianë në Itali, gjykata lë në burg rojet bregdetare në Vlorë

Pesë rojet bregdetare të arrestuara në Vlorë për rastin e 55 sirianëve janë lënë në burg nga gjykata ditën e sotme. Rojet bregdetare akuzohen për...

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, katër të plagosur

Një aksident i trefishtë automobilistik mësohet të ketë ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i fshatit Kakarriq. Në këtë kryqëzim u përplasën automjetet me...

Sondazhi: Gjysma e europianëve të pakënaqur me masat e marra kundër Covid në BE

Nga Chantal da Silva, euronews Sipas një sondazhi, pothuajse gjysma e europianëve janë të pakënaqur me masat që kanë marrë vendet e BE-së në përgjigje të...

Nga Ermal Mulosmani

Qysh prej krijimit të shtetit shqiptar e deri sot, Edi Rama shënon pa dyshim Kryeministrin me fuqi më të forta ekzekutive dhe pushtetin më jetëgjatë pas Enver Hoxhës. Ai është në vitin e 7-të të Kryeministrit, në vitin e 15-të të Kryetarit të Partisë Socialiste, ka konsumuar 3 mandate të plota si Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe është në vitin e tretë si Timonier i vetëm i Shqipërisë. Prej fillimit të këtij viti, me ndihmën e Lulzim Bashës, arriti të fusë në kontroll 90% të Parlamentit të Shqipërisë dhe të gjithë Kryetarët e Bashkive të Shqipërisë. Kontrollon Drejtësinë përmes KPK (Komisioneve të Pavarur të Kualifikimit) dhe KPA (Komisionit të Pavarur të Apelit) apo edhe Komisionerëve Publikë që i emëroi ky Parlament.

Kryetari i Kontrollit të Shtetit pas 5 ditësh mbush vitin e tetë në detyrë ndërkohë që e ka mandatin 7 vjeçar. Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u emërua për 3 muaj dhe i bëri dy vjet. Gjykatë Kushtetuese nuk ka, Gjykatë të Lartë nuk ka, Gjykatësit dhe Prokurorët e mbetur në detyrë janë etiketuar nga Kryeministri me akronimin KÇK (Kap Ça të Kapësh) . Televizionet kryesore të vendit janë nën ndikimin e plotë të vullnetin të Tij. Gazetarët opozitarë po arratisen nga Shqipëria për të gjetë një dritare.

Kishte mbët’ vetëm rrjeti online. Tani edhe ky po kthehet në binanë e duhur, po e ruajmë popullin nga zezona e shpifjes.

E ardhmja duket e ndritur për Lartmadhninë. ERTV-ja, ideja brilante për të bërë një televizion me akronimin e emrit dhe mbiemrit të Tij tejkaloi edhe Putinin, Llukashenkon apo Nazarbayevin në ambicien për lavdi.

Në një situatë të tillë të dominimit absolut, çdo njeri normal do mendonte se Kryeministri duhej të ishte i kënaqur, i qetë. Mund të qeverisë si e sa të dojë, të zbatojë gjithfarë ideje i shkrepë në kokë, ta mbushë Tiranën me gradaçela, të japë koncensione e PPP deri në vitet 2050, të vizatojë edhe planin arkitektonik të Kurveleshit apo Dragobisë po deshi. Kryeministri e ka mundësinë ta bëjë një gjë të tillë. Askush nuk e ngre kokën t’i thotë një fjalë. Zëvendësi i tij u sikteris, sepse i qëndronte afër dhe nuk u bë më gjallë qysh prej atij momenti, pasardhësi i tij politik u urdhërua të lyejë shkallët e një pallati që në 5 të mëngjesit. Sepse, Atë e tmerron ekzistenca e një pasardhësi. Pasardhësi i tregon se pushteti paska edhe një fund e kjo është një gjë që Ai nuk e honeps dot.

Por, Kryeministri ynë nuk është nga ata që gjen paqe nga pushteti i pafund. Ai mund të bëhet edhe Mbreti i Anglisë, por do jetë i pakënaqur. Sepse, prehja e shpirtit të tij, gjendja e tij normale është të bërtasë, të ulërasë, të tallë, të linçojë. Një Zot e di se si ndihet përpara Merkelit, Erdoganit apo Trump-it. Aty ai nuk mundet të bërtasë e as të tallë dikënd. Rri si qengj i butë, i qeshur dhe me një gjuhë trupi që fsheh çdo lloj arrogance. Atje ai është si peshku në zall, deri sa mbaron takimi, sa bëhet “Photo of the day”.

Pastaj na vërsulet ne që na qeveris. “Kazanë, kadrinj, shpifës, dembelë, pismilet”… Na sikteris për veshjen, pamjen dhe simpatitë politike. Ai e kupton menjëherë se me cilën Parti jemi nga mustaqet, veshja, rrudhat apo gjuha e trupit. Shpura e tij shëtitëse gajaset! “Si e gjeti që ky hallexhiu është me PD-në aman, i fortë është” – thonë Ministreshat me njëra tjetrën! Gajaset edhe vetë i talluri prej tij…, kur ndonjëri i thotë që jam me PD-në, para se ky ta ketë konstatuar, re të zeza i mbulojnë fytyrën: “Hajde mo hajde këtu ti, qënke me PD-në ti”. Gjithë inatin e ka që pse nuk ia tha vetë i pari, por ia tha fakiri që ka humbur shtëpinë në tërmet…, kur një tjetër i ankohet se një pallat i prishur është ndërtuar në kohën e PD-së, Ai ndërhyn: “Ça domethënë kjo që është ndërtuar në kohën e PD-së” duke habitur banorin. Sepse, Ai është mbi palët, Ai nuk është as me PD-në as me PS-në. Citimet e Çajupit për gra që vuajnë e burra që lozin e kuvendojnë gjejnë mirëkuptimin e turmës që ëndërron një “resme” me të. Gjithë ky mirëkuptim e gaz popullor duhej t’ia kishte zbutur pak shpirtin në këtë fatkeqësi që na ka pllakosur. Njerëzit janë akoma të frikësuar e të lebetitur nga një tërmet i tmerrshëm, gjumi bëhet me frikë, shtëpitë janë të krisura…

Po ku pyet Ai…

Sot, Edi Rama bërtiste e çirrej sikur është viktima më e madhe e një komploti mediatik! Argumentat e tij nuk dëgjoheshin dot nga të bërtiturat dhe tmerri i gjesteve tallëse ndaj të qeverisurve prej tij. Nëse veç 3 minuta do të përdorni butonin “mute” e të shikoni lëvizjet prej epileptiku në krizë të Kryeministrit, do kuptoni që këtij njeriu i duhet hapë udhë. Kurrsesi një njeri normal nuk mund të sillet ashtu në Parlament. Pushtetin e ka absolut, argumentat i ka të plota atëherë le të flasë i qetë, i prajtë nga vetëdija e tij. Por, jo. Kjo është më e vështirë se kërkesa që mund t’i bëhet një foshnje 6 muajshe për të mos qarë. Arrogancën skandaloze Kryeministri ynë e quan pasion…

Askush nuk pipëtiu për mbi 40 minuta. Të paktën Enver Hoxhën e ndërprisnin me ndonjë “Rroftë shoku Enver Hoxha!” por këtë nuk guxojnë. Se ky edhe për këtë të tall. Veç duartrokitje frenetike në fund. Deri sa edhe për atë do të duhet leje ndonjë ditë….

Do ta miratojë ligjin që e kanë kundërshtuar të gjitha organizatat ndërkombëtare? Le ta miratojë.

Do të fusë në hyqëm edhe mediat online si Parlamentin, Qeverinë, Opozitën, Gjykatat, Prokurorinë, Kontrollin e Shtetit, Klanin, Topin News 24? Le ta bëjë!

Por, mos të bërtasë se na çmendi. Kujt do i bërtasë tani? Kush ka mbetë?

/Gazeta Express/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Leonardo DiCaprio bën sërish thirrje që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Aktori i Hollywood-i, Leonardo DiCaprio ka reaguar sërish disa orë më parë dhe këtë herë ka bërë thirrje përmes Twitter, duke kërkuar shpalljen e...

Nuk kapën skafistin që do dërgonte 55 sirianë në Itali, gjykata lë në burg rojet bregdetare në Vlorë

Pesë rojet bregdetare të arrestuara në Vlorë për rastin e 55 sirianëve janë lënë në burg nga gjykata ditën e sotme. Rojet bregdetare akuzohen për...

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, katër të plagosur

Një aksident i trefishtë automobilistik mësohet të ketë ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i fshatit Kakarriq. Në këtë kryqëzim u përplasën automjetet me...

Sondazhi: Gjysma e europianëve të pakënaqur me masat e marra kundër Covid në BE

Nga Chantal da Silva, euronews Sipas një sondazhi, pothuajse gjysma e europianëve janë të pakënaqur me masat që kanë marrë vendet e BE-së në përgjigje të...

Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas 15-vjeçarin, shoqërohet shoferi

Një minoren ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë në Lezhë. Sipas informacioneve zyrtare, në aksin rrugor Lezhë-Milot, mjeti tip “Volkswagen” me...