“Kufijtë detarë me Greqinë s’duhet të diskutohen, të hiqet ligji i luftës”/ Idrizi mesazh edhe Bashës (film)

Duhet të lëçisni

Dhunohet avokati Gjergj Neli, zv.kryetarja e Dhomës së Avokatisë në Lezhë denoncon policinë

Shaqe Marinaj, zv/kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë ka denoncuar policinë e Lezhës për ushtrim dhune ndaj avokatit Gjergj Neli. Sipas Marinajt, e cila...

‘Venecia’ pranon kërkesën e Metës, seancën e parë të muajit dhjetor do të shqyrtohen ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor. Me anë të...

Policia vret afro-amerikanin 27-vjeçar, Filadelfia ndizet nga protestat, plagosen 30 policë

Nuk kanë fund konfliktet mes banorëve dhe policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demonstrues të shumtë zbarkuan në rrugët e Filadelfias për tu përleshur...

Shpërthen Covid-19 në Institucionet arsimore, infektimi i 7 mësueve mbyll shkollën në Korçë, raste dhe në Elbasan

Shtatë mësues të shkollës ‘Sotir Gurra’ në Korçë kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19. Kjo ka detyruar drejtuesit që të mbyllin dyert e shkollës,...

Në një intervistë me gazetarin Endri Xhafo, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi foli për zhvillimet e fundit politike në vend.

Mes të tjerash, Idrizi gjatë bashkëbisedimit u ndal edhet tek çështja me Greqinë. I pyetur nëse do të kishte Lulzim Basha si kryeministër të vepronte siç flet në opozitë, Idrizi u shpreh se njeriu nuk duhet të ndryshojë për çështjet kombëtare.

“Pyetja jua reflekton të gjithë mentalitetin që ju përdorni si gazetarë. Por, nuk mund ta përdorin përfaqësuesit e shtetit shqiptar. Unë besoj se Shqipëria me Greqinë çështje e parë që duhet të dialogojnë është heqja e ligjit të luftës. Unë besoj që Shqipëria me Greqinë duhet të ulen që të zgjidhin të gjitha problemet. Axhenda greke është bërë, ajo shqiptare ka avancuar vetëm për një gjë për vulën apostile. Edi Rama ishte betuar që nuk do të shkonte në Greqi pa u hequr ligji i luftës. Ka të paktën 17 herë që është tentuar të hiqet ligji i luftës.

Greqia deklaron se do të zgjerohen dhe Rama nuk e di. Pse strategji është që Rama ti deklarojë kryeministrit grek që censusin Shqiperia do e bëjë me vetëdeklarim? Pse strategji është për Ramën që bëri ligjin me minoritete dhe e nxori Shqipërinë me 9 minoritete?

Unë nuk di e çfarë do bëjë zoti Basha, por kam refuzuar të pranoj që për çështje kombëtare njeriu të ndryshojë. Nuk do ta mirëkuptoja edhe bashin që sot të flasë me një gjuhë tjetër dhe kur të jetë në pushtet me tjetër. Si opozitar që jam padyshim që shqiptarët me ikjen e Edi Ramës mund të rikuperojnë atë që po ndodh. Por territorin integritetin, detin tokën janë të panegociueshme dhe nuk rikuperohen më.

Bashkëpunëtorë e penduar të Ramës ia kanë shpjeguar edhe atij vetë si ia morën mandatin Shpëtim Idrizit. Nëse do ishte vetëm për të marrë një mandat…ishte që PDIU të mos kishte përfaqësuesit e vet në parlament sepse direkt sa u formua kjo qeveri nuk është më zgjidhja e çështjes çame. E mbani mend Ramën, që thoshte ne jo vetëm që do punojmë për çështjen çame, por kryeministri do ta raportojë njëherë në 6 muaj në Parlament”, u shpreh ai.

Më tej, Idrizi u ndal edhe tek humbja e mandatit të tij në zgjedhjet e 2017. Sipas tij, kjo çështje ishte personale mes tij dhe Edi Ramës, pasi u mundua që PDIU të mos kishte përfaqësues në parlament sepse hoqi çështjen çame nga programi.

“Kur iu mor mandati Shpëtim Idrizit ka qenë një çështje personale mes meje dhe Ramës. Ne e kemi mbështetur edhe me vota. Këtu ka një mandat që nuk shkon. Deri këtu duket hakmarrje. Është më shumë se kaq, fakti që pas dy muaj pas zgjedhjeve nuk ishte më në programin e qeverisë çështja çame, Rama ndryshoi axhendën me Greqinë se u bënë varrezat e ushtarëve greke. Nuk donte në parlament përfaqësuesit e PDIU.

Unë nuk e di besoj se është çudi. Nuk ka asnjë burrë shqiptar që ta bëjë këtë gjë. Nëse flitet për bombo, këtë bombë i bie që ta ketë bërë Edi Rama. Unë sot dedektoj nga mediat greke, ‘që Shqipëria ka pranuar të heqë nga tekstet shkollore emrin e Çamërisë’. I pari do i drejtohem zyrtarisht Edi Ramës. Unë e kam bërë këtë gjë. Ne jemi drejtuar Ramës që varrezat e Kllogjrit, që të marrë edhe ato statusin e varrezave historike. Ne prisnim ta merrnin ato dhe statusin e mirën varrezat e ushtarëve grekë”, deklaroi ai.

I pyetur se përse ka frikë për një marrëveshje të fshehtës me Greqinë, Idrizi u shpreh: “Kryeministri ik Greqisë deklaron që Greqia do të zgjerohet deri në 12 milje, kjo është një ditë e shënuar për Greqinë. Të tjerët e kanë thënë por se kanë bërë. Tani Greqia besoj se nuk është një vend që tallet sic tallet kryeministri shqiptar. Kur ai deklaron se do të sjellë dekretin në Parlament. Ndërsa kryeministri shqiptar thotë, mund ta bëjë Greqia, por nuk e ka me Shqipërinë. Konventa thotë cdo shtet ka të drejtë të zgjerohet deri në 12 milje. Në nenin 15 po kjo konventë thotë ‘kjo e drejtë për tu zgjeruar nga 6-12 milje bëhet atëherë kur gjeografia e lejon. Në rastet kur nuk lejon gjeografia bëhet vetëm me pranimin e palës tjetër. Mediat greke thonë që Shqipëria e ka pranuar. Kryeministri i Shqipërisë nuk mund të bëjë avokatin e kryeministrit grek.”

Kreu i PD, sjell në vëmendjen marrëveshjen e vitit 2009, ku sipas tij është bërë një gabim i madh. Idrizi thekson se Shqipëria dhe Greqia nuk mund të diskutojnë më çështjen e kufijve detarë dhe tokësorë, pasi kjo është një çështje e mbyllur që në vitin 1926.

“Në vitin 2009 Shqipëria ka bërë gabimin e madh, Shqipëria dhe Greqia nuk duhet të diskutojnë për kufijtë detarë. Shqipëria me Greqinë as në 2009 as tani nuk duhet të diskutojnë për delemitimin e kufijve detarë janë bërë që në viti 1926.

Kam thënë në ligjëratë të drejtë, Shqipëria me Greqinë i ka të mbyllur kufijtë datë dhe të delimituar. Nuk ka Shqipëria për të diktuar me Greqinë për të diskutuar për kufijtë detarë dhe tokësorë, megjithëse të pranuar padrejta janë të mbyllur. Nëse Greqi do të diskutojë të hapë çështjen e kufijve ne do të kërkojmë çështjen çame”, u shpreh Idrizi.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Dhunohet avokati Gjergj Neli, zv.kryetarja e Dhomës së Avokatisë në Lezhë denoncon policinë

Shaqe Marinaj, zv/kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë ka denoncuar policinë e Lezhës për ushtrim dhune ndaj avokatit Gjergj Neli. Sipas Marinajt, e cila...

‘Venecia’ pranon kërkesën e Metës, seancën e parë të muajit dhjetor do të shqyrtohen ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor. Me anë të...

Policia vret afro-amerikanin 27-vjeçar, Filadelfia ndizet nga protestat, plagosen 30 policë

Nuk kanë fund konfliktet mes banorëve dhe policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demonstrues të shumtë zbarkuan në rrugët e Filadelfias për tu përleshur...

Shpërthen Covid-19 në Institucionet arsimore, infektimi i 7 mësueve mbyll shkollën në Korçë, raste dhe në Elbasan

Shtatë mësues të shkollës ‘Sotir Gurra’ në Korçë kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19. Kjo ka detyruar drejtuesit që të mbyllin dyert e shkollës,...

Kosova drejt KARANTINËS, ministri i Shëndetësisë paralajmëron rikthimin e kufizimeve për shkak të situatës së COVID-19

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka paralajmëruar qytetarët se mund të ketë rikthim të kufizimeve për shkak të situatës me COVID-19. Ai tha...