Kryeprokurorja po godet me dorë të hekurt, ja ç’do të ndodhë brenda dy javësh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeprokurorja po godet me dorë të hekurt, ja ç’do të ndodhë brenda dy javësh

09:09 | 13/01/2018
në Uncategorized
0
Spartak Ngjela, duke hyre gjate Kongresit te Partise Socialiste, PS ne Pallatin e Kongreseve, ku rreth 1500 delegate do te zgjedhin 175 anetaret e rinj te Asamblese Kombetare./r/n/r/nSpartak Ngjela, during the Congress of Socialist Party, PS, at the Congress Palace.

Spartak Ngjela, duke hyre gjate Kongresit te Partise Socialiste, PS ne Pallatin e Kongreseve, ku rreth 1500 delegate do te zgjedhin 175 anetaret e rinj te Asamblese Kombetare./r/n/r/nSpartak Ngjela, during the Congress of Socialist Party, PS, at the Congress Palace.

Nga Spartak Ngjela

A ka një ngjashmëri midis gjendjes korruptive në Shqipëri dhe gjendjes korruptive në Kosovë?

Dhe, a e ka marrë gjendjen në dorë politika amerikane në të dy vendet për ta mposhtur korrupsionin?

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ngjashmëria e të dy korrupsioneve është identike, dhe zgjidhja për mbrojtjen e tyre është e njëjtë: Gjykata Speciale.

Në të dy shtetet shqiptarë, luftën kundër korrupsionit po e drejton politika amerikane, dhe strukturimit e gjykatave janë formulime juridike të ekspertizës amerikane.

Ky dotë jetë në fakt shpëtimi i shqiptarëve edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, sepse nëse Korrupsioni nuk goditet nga një prokurori speciale dhe gjykatë speciale; bashkimi kombëtar do të jetë një pamundësi absolute.

Pse?

Sepse si rregull historik; korrupsioni shqiptar në një shekull ka bashkëpunuar dhe është ushqyer nga Beogradi.

l.

I pari që ka analizuar se Gjykata Speciale në Kosovë nuk do merret me krim e luftë por me korrupsionin shtetëror, ka qënë ish komandanti i famshëm i UÇK-së Rrustem Mustafa (Remi). Ky, në gusht të vitit 2015 ka theksuar se:

“Gjykata Speciale do të ketë punë më shumë me krimin e organizuar sidomos atë ekonomik, i cili ka bllokuar proceset zhvillimore në vend”, ka shkruar Remi.

Ja, kjo është në fakt ngjashmëria absolute e të dy vendeve tona, dhe prandaj zgjidhja është Gjykata Speciale.

Korrupsioni shtetëror ka shkatërruar tregun dhe investimin, ka frenuar maksimalisht prodhimin dhe ka krijuar papunësinë.

Ky është një dëm kolosal për të dy shtetet shqiptarë, se ka varfëruar në ekstrem shqiptarët dhe ka degraduar edhe shtetin edhe tregun.

Korrupsioni i shfrenuar kryeministror i të dy vendeve tona ka degraduar edhe shtetin dhe tregun, sepse ka paralizuar institucionet shtetërore, duke i kthyer ato në konglomerate antiligjorë që nuk i shërbejnë sistemit politiko-juridik, por përvetësimit të vlerave materiale me anë të korrupsionit.

Vetëm një bandë injorantësh që vjen në pushtet pa u kontrolluar moralisht sillet kësisoj me popullin e vet, por, pasi kapet pastaj me abuzim, si rregull, shpëtimin e ka kërkuar te fqinjët pushtues të territoreve shqiptare.

ll.

Në të dy vendet korrupsioni është bërë bllok dhe i bashkuar kundër Reformës, sepse korrupsioni dhe psikika e abuzimit në të dy vendet ka qenë e njëjtë.

Kjo është arsyeja kryesore që Reforma në Drejtësi në Shqipëri është modeli kryesor i filtrit antikorrupsion edhe në Kosovë. Por, edhe ndërhyrja me forcë e politikës amerikane është gjithashtu e njëjtë.

Nëse në Kosovë akuza ende është e tulatur si institut dhe institucion antikorrupsion; këto ditë në Shqipëri ajo ka bërë një hap thelbësor përpara: ka marrë Prokurorinë.

Marrja e prokurorisë nga antikorrupsioni në Tiranë, po e zhvendos reformën e brendshme të institucionit nga qendra në të gjitha prokuroritë e rretheve gjyqësore në Shqipëri.

Prokurorja e Përgjithshme po godet me dorë të hekurt dhe nën një mendim të konsoliduar antikrim brenda radhëve të prokurorisë.

Nëse nuk goditet krimi brenda prokurorisë në rrafsh kombëtar, dhe po kështu edhe brenda gjykatës, nuk mund të ketë luftë të suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

lll.

Por, Prokuroria e Përgjithshme duhet të shpejtojë, sepse brenda dy javësh komisionet e Vetingut do të shpallin eliminimin nga sistemet përkatëse të gjyqtarëve dhe të prokurorëve; duke filluar shpejt edhe mbushja e sistemeve përkatës, – prokurori dhe gjykatë – me elementë të rinj; të kontrolluar deri në cakun e pamundësisë së korrupsionit.

Menjëherë pastaj fillon nga puna edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve, sepse nuk po ka më asnjë pengesë ligjore.

Por ndryshim i drastik i gjendjes korruptive në Shqipëri, sidomos fillimi i arrestimit ne radhe të të gjitha bandave kryeministrore, do të krijojë menjëherë edhe në Kosovë fillimin real të pastrimit të të korruptuarve me anë të gjykatës speciale. Por do ta ngrejë shumë lart moralin dhe entuziazmin e shqiptarëve kudo ku ata banojnë…

Duke u nisur nga ky fakt, duhet të theksojmë se dy gjykatat speciale që do të funksionojnë realisht në Shqipëri dhe në Kosovë, do të hapin premisën solide të bashkimit kombëtar.

Korupsionet kryministrore të të dy shteteve shqiptarë janë shkaku kryesor që mund të sjellin dështimin e pavarësisë së Kosovës dhe të bashkimit kombëtar. Dhe, si rregull, pikërisht këtu fillon e penetron fryma e Beogradit, ashtu siç ka bërë gjithmonë.

“Blejini krerët shqiptarë”, kjo ka qënë në një shekull thirrja histerike e kryeministrave në Beograd.

Por tani, luftën kundër korrupsionit në Shqipëri po e drejton drejtpërsëdrejti politika amerikane, kështu që korrupsioni i elitave shqiptare është i destinuar të dorëzohet.

Fillimi i procesit antikorrupsion si teminal penal, tani ka hyrë në një fenomen të pakthyeshëm.

Etiketa: Arta MarkugjykatëskorrupsionkosoveKryeprokurorjaprokurorShqiperiSpartak Ngjela

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Sot i jepet lamtumira “Vallëtarit fluturues”, homazhet në Muzeun Kombëtar

Sot i jepet lamtumira "Vallëtarit fluturues", homazhet në Muzeun Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com