Tre kandidatë nga lista shumëemërore të Partisë Demokratike kanë marrë sot mandatin e deputetit nga KQZ.
Pas marrjes së mandatit, tre kandidatët Kujtim Gjuzi, Indrit Hoxha dhe Koçi Tahiri pritet të bëjnë betimin në seancën plenare të kësaj jave në Kuvendin e Republikës.
Aktualisht numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë shkon në 116.