Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

U zgjodh Komandant i NATO-s në Europë, Meta uron Tod D. Wolters

Nga Ejona 0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar Gjeneral Tod D. Wolters për zgjedhjen e Komandant i Aleancës së Atlantikut të Veriut në Europë.

Nëpërmjet një mesazhi, Meta siguron për mbështetjen dhe angazhimin Republikës së Shqipërisë për të vazhduar bashkëpunimin dhe përmbushur detyrimet në kuadrin e NATO-s, posaçërisht për finalizimin e projektit të përbashkët për bazën Ajrore të Kuçovës.

Mesazhi i plotë:

I nderuar Gjeneral Tod D. Wolters,

Para së gjithash, si Kryetar i Shtetit dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht suksese në funksionin dhe sfidën më të lartë, si Komandant Suprem i Aleancës së Atlantikut të Veriut në Europë.

Jam shumë i sigurt, se eksperienca dhe lidershipi juaj i mirënjohur si Komandant i Komponentit Ajror të NATO-s, si dhe karriera Juaj e spikatur në Forcat e Armatosura të SHBA-së, do të shërbejnë si një vlerë e shtuar në forcimin e solidaritetit si dhe përkushtimin e 29 vendeve tona për të ndërtuar dhe zhvilluar kapacitete të afta dhe të besueshme për t’u përballur me rreziqet dhe sfidat e shekullit XXI.

Me këtë rast, Ju siguroj për mbështetjen dhe angazhimin Republikës së Shqipërisë për të vazhduar bashkëpunimin dhe përmbushur detyrimet në kuadrin e NATO-s, dhe posaçërisht për ta finalizuar projektin e përbashkët për bazën Ajrore të Kuçovës, etj.

Duke përfunduar, dëshiroj t’ju shpreh konsideratat e mia personale, që patëm mundësi të takohemi dhe të ndajmë këndvështrime në zyrën time më 24 janar 2019, në Tiranë, dhe mbetem i dëshiruar për t’u takuar së shpejti në funksionin që sapo keni marrë.

Sinqerisht

Ilir Meta

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej