Koronavirusi në Gjermani/ Çfarë po ndodh me besueshmërinë e Merkelit? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi në Gjermani/ Çfarë po ndodh me besueshmërinë e Merkelit?

13:00 | 05/04/2020
në Bota, Kryesore
0
German Chancellor and leader of the Christian Democratic Union (CDU) Angela Merkel gestures during the second day of the CDU party congress in Karlsruhe, Germany December 15, 2015. REUTERS/Kai Pfaffenbach   TPX IMAGES OF THE DAY - RTX1YQ8Q

CDU dhe CSU kanë shënuar rritje masive në sondazhe, qeverisë po i jepet besimi maksimal. Një shenjë, se në kohë krize demokracia në Gjermani funksionon mirë, komenton Jens Thurau.

Kur gjendja bëhet serioze, populli mblidhet rreth qeverisë së tij. Gati gjithmonë është kështu, si në demokraci ashtu edhe tek qeveritë autoritare. Parë nga kjo nuk është ndonjë mrekulli, që qeveria gjermane në sondazhin e ARD-së për trendet në Gjermani ka fituar mjaft pikë. Por, përmasat e kësaj mbështetjeje janë të habitshme.

Vetëm pak javë më parë, kur pakkush e dinte, se ç’ishte ky virus Corona, gjendja në Gjermani mund të përshkruhej kështu: Qeveria e CDU/CSU-së me SPD-në dukej se kishte arritur limitin e fuqive të saj, pakënaqësia e njerëzve ishte e pamohueshme, në zgjedhjet në Hamburg, CDU-ja pësoi humbje të ndjeshme. Qendra liberal-konservatore sinjalizonte gjithnjë e më shumë mbështetje për Të Gjelbrit, krahu i djathtë për populistët e AfD-së. Po tani?

Read more

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Gjermania funksionon mirë në krizë

Demoskopët masin në këto javë një mbështetje kaq të madhe në popullsi për qeverinë si për asnjë koalicion tjetër që prej 23 vitesh. Angela Merkel, që në fillim të vitit, gati nuk dukej gjëkundi publikisht, shënon tani mbështetjen më të lartë mes gjermanëve në këtë legjislaturë.

Si e thamë: Në krizë njerëzit, sidomos gjermanët, nuk i ndryshojnë drejtuesit. Por, në rastin e qeverisë gjermane në fillim të prillit 2020 shtohen edhe dy faktorë të tjerë: Imazhi i përmbajtur i vetë qeveritarëve dhe një efekt habie, narrativa e së cilës mund të rrëfehet kështu: Ky vend, ku shumë njerëz tundin kokën me mosbesim, që nuk po ia del të ndërtojë një aeroport në Berlin, ku shkollat janë në një gjendje të papranueshme, ku rrugët kanë nevojë për rikonstruktim – ky vend funksionon në krizë shumë mirë, sidomos po ta krahasosh në shkallë ndërkombëtare. E kjo i shkon në favor qeverisë.

Ne përjetojmë një kancelare, e cila dëgjon ekspertët e Institutit “Robert Koch” dhe respekton rekomandimet e tyre. Një kancelare, për të cilën prej vitesh thuhej, se fjalimet publike nuk janë specialiteti i saj, pikërisht ajo u flet qytetarëve në një fjalim televiziv me fakte, ndjeshmëri, e afërsi. Sigurisht që herë pas here ka grindje me kryeministrat e landeve për detaje, por papritur edhe federalizmi i shumëkritikuar po shihet si bekim, sepse reagohet sipas rajoneve në mënyrë specifike ndaj pandemisë.

Vendi e kupton, se ka shumë kryetarë këshillash bashkiakë, punonjës të zyrave të shëndetësisë apo kryetarë bashkie që janë të përgjegjshëm. E ndoshta turpërohen, se vetëm para disa javësh këta kërcënoheshin fizikisht nga të çmendur e të irrituar që njohin vetëm britmën si gjuhë.

Ekspertë shembullorë

Po kaq e rëndësishme: Gjermaninë e qetëson një grup ekspertësh shembullorë, si virologët e Institutit “Robert Koch”, që nuk thonë, se i dinë të gjitha mbi këtë virus. Që dukshëm përpiqen për të ruajtur qetësinë dhe vështrimin e përgjithshëm. Që flasin një gjuhë të qartë.

Mjafton një vështrim nga Britania e Madhe apo SHBA për të kuptuar, se kjo nuk është e vetëkuptueshme. Mund të thuhet, se është vlerësim për vendin dhe gjendjen e përgjithshme, që në sondazhe shumë vetë janë të shqetësuar për ekonominë në Gjermani, por personalisht vetëm një e treta kanë frikë për të ardhmen e tyre. Kush jeton në një vend, që pas 14 vitesh stanjacion ende i jep këtë siguri, ai nuk i ka punët keq.

Në fillim të epidemisë

Sigurisht: Ka shumë gjëra që duhen përmirësuar në sistemin shëndetësor. Tani po duken efektet negative të kursimeve, që spitalet i kanë kthyer më shumë në sipërmarrje ekonomike. Dhe Gjermania, këtë e thonë aktorë të ndryshëm, ndodhet në fillim të një epidemisë. Por, shanset janë të mira, që përgjegjësit në politikë dhe popullsia ta përballojnë një rritje të mundshme dramatike të infeksioneve. Se si do të jetë Gjermania pasi të marrë fund kjo ëndërr e keqe, këtë nuk mund ta thotë kush me saktësi. Por, për momentin, njerëzit i mbështesin masat drakoniane të kufizimit, sepse iu shpjegua qartë, se pse janë të nevojshme.

Në Brazil qytetarët ngrenë alarmin përditë duke përplasur tiganët kundër presidentit të tyre të papërgjegjshëm. Në Gjermani njerëzit nderojnë me duartrokitje mjekët, infermierët, policët, punonjësit e supermarketeve. Të shpresojmë që vendi ta marrë këtë si shkas për t’u dhuruar më shumë respekt këtyre profesioneve. Dhe për t’i paguar më mirë.

/DW/

Etiketa: Angela merkelCDUCOVID-19CSUGjermaniaJens ThurauKoronavirusikrizëQeveria

Të Lidhura

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

nga 27
19:55 | 16/03/2026
0

Eco Tirana, kompania që ofron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet, ka përjetuar një tjetër riorganizim të rëndësishëm, që...

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

nga 27
18:53 | 16/03/2026
0

Ka nisur Foltorja, përpara Kryeministrisë. Edhe këtë të hënë kreu i PD Sali Berisha, ka mbajtur protestën e radhës, ku...

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

nga 27
18:15 | 16/03/2026
0

Vllaznia dhe Elbasani shfaqen si dy pretendentë kryesorë, për fitimin e titullit kampion. Të dyja ekipet janë me pikë të...

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

nga 27
17:53 | 16/03/2026
0

Kompania Sigal e Avni Ponarit zotëron shumicën e tregut të sigurimit dhe e ruan këtë monopol përmes AMF dhe Autoritetit...

Para
Shuhet mjeshtri shkodran i humorit, Gëzim Kruja

Shuhet mjeshtri shkodran i humorit, Gëzim Kruja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com