“Konferenca e Donatorëve një turp”/ Abilekaj: Presidenti provoi me argumenta ligjore shkeljet e Gjonajt (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Konferenca e Donatorëve një turp”/ Abilekaj: Presidenti provoi me argumenta ligjore shkeljet e Gjonajt (film)

17:17 | 21/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar përplasjen e fundit mes institucionit të Presidencës dhe Ministrisë së Drejtësisë, ku Ilir Meta paralajmëroi sot me padi ministren Etilda Gjonaj.

Abilekaj tha se presidenti e ka nxjerrë qartë shkeljen që i është bërë Kushtetutës me emërimet për Gjykatën Kushtetuese, veçanërisht me publikimin ne Fletoren Zyrtare të një vendimi të KED, me urdhër të Gjonajt.

Sipas gazetarit nuk ka asnjë ligj, dhe asnjë vendim institucionesh, që mund të dalin mbi Kushtetutën, e cila e parashikon qartë sesi është radha e propozimeve për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Lidhur me tubimin e 2 Marsit, Abilekaj tha se aktin e Metës nuk mund ta marrim si një akt të veçuar, por në kompleks, të gjithë përplasjes së fundit institucionale.
“Po ta marrim këtë thirrje si një akt të veçuar të Metës, do thoshim që ai ka zhveshur kostumin e presidentit dhe ka zbritur në rrugë për tu bërë palë. Po të shohim kontekstin pastaj se pse kjo ka ndodhur, se pse presidenti nuk mban pozicionin komod për të qendruar jashtë palëve, mjafton të shohim që parlamenti kaloi pak ditë ligjin për betimin e gjyqtarëve të Kushtetutës, shohim se ka një tentativë për ta bërë kushtetutën sipas një vullneti partiak.
Ligji për betimin e gjyqtarëve është antikushtetues, pasi nuk u prit as opinioni i Komisionit të Venecias, që ishte kërkuar nga ana e Kuvendit për këtë cështje.
Dvorani nuk ka asnjë kompetencë më shumë se anëtarët e tjerë të KED, ai nuk mund të ndërhyjë, dhe aq më pak të vendosë afatet e njërit apo tjetrit institucion. Këto janë kompetenca që kalojnë përtej KED, ka një ligj që rregullon afatet e presidentit për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por ky ligj nuk mund të respektohet në rast se nuk respektohet Kushtetuta.
Ligji nuk është më i fortë se Kushtetuta, nuk e përcakton KED se kur i takon presidentit që të zgjedhë vakancat. Kemi të bëjmë me një shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutës nga mazhoranca dhe nga KED, vazhdon që të shtyhet plotësimi i Gjykatës së Lartë, vetëm e vetëm që të kapet Gjykata Kushtetuese. Me marrjen në dorë të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca plotëson marrjen në dorë të të gjitha institucioneve të drejtësisë”, u shpreh Abilekaj, i cili u shpreh nga ana tjetër që nuk ka asnjë shans që presidenti të shpërndajë Kuvendin.
Sipas tij derimë tani Meta nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës, gjë e cila është konfirmuar dhe nga opinioni i Komisionit të Venecias.
“Është e qartë se presidenti nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin, pasi nuk plotësohet asnjë prej kushteve që parashikon kushtetuta, që janë në momentin e moszgjedhjes së kryeministrit, mocionit të besimit, por nuk i jepet e drejta për ta shpërndarë Kuvendin në raste të tjera.
Nuk mund të bëhet një shkelje e Kushtetutës në emër të një shkelje tjetër. Deri tani presidenti, pavarësisht aksionit të tij politik, me aktet e veta nuk ka pasur asnjë shkelje të Kushtetutës. Edhe në rastin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, Venecia tha se presidenti nuk kishte kryer shkelje, por tejkalim të kompetencave.
Nga pikëpamja politike lëvizja e presidentit duhet parë nga pikëpamja etike, por në këtë rast lind pyetja, a jemi ne në kushtet kur mund të flasim për etikë? Kjo pikë lë vend për diskutim.
Nëse sot nuk do kishte një president që të bënte të ditur shkeljet kushtetuese, ne nuk do të ishim njohur me këto skandale. Nëse ne i themi që Rama po i merr të gjitha, dhe nuk kemi dokumente, atëherë kjo do të mbetej në kuadrin e propagandës”, tha gazetari.
Lidhur me nismën e Metës për ta çuar Gjonajn në SPAK, Abilekaj tha se ministrja nuk dha asnjë argument ligjor, dhe se derimë tani të paktën imstitucionalisht presidenti ka dalë i fituar.
“Ne nuk e dimë se çfarë do të bëjë SPAK, pasi deri tani kemi parë institucione të kapura nga mazhoranca. Ministrja nuk ka asnjë kompetencë që të botojë në Fletoren Zyrtare njoftime të dhëna nga një institucion i pavarur i drejtësisë.
Në përgjigjen që dha sot ministrja nuk pati asnjë argument ligjor, ishte një përgjigje e shkruar nga Edi Rama, ishte një përgjigje prej papagalli, ku nuk jepej asnjë sqarim.
Janë të kapur në flagrancë, dhe në vend se të justifikohen, të kërkojnë falje dhe të largohen, kërkojnë që të mpijnë opinionin publik në sajë të bindjes së tyre politike. Presidenti ka të drejtë në këtë rast, pasi ka dhënë argumente ligjore, që derimë tani nuk janë hedhur poshtë nga ana e mazhorancës. Nuk mund ta ndryshojë një ligj Kushtetutën.
Të gjithë këto shkelje bëhen që njerëzit të mos reagojnë, të pranojnë instalimin e një diktature, dhe që ne të jemi këtu si një grup potencial emigrantësh për të ikur nga Shqipëria”, tha gazetari, që komentoi dhe Komferencën e Donatorëve, që sipas tij tregoi mungesën e besimit të qeveria shqiptare.
“Nuk e di nëse Konferenca e Donatorëve dha më shumë pikë për Edi Ramën, më shumë sesa tregoi që mbështetja për Shqipërinë ka qenë shumë e madhe. Rezultati në fakt që u soll në mënyrë tinzare nga Edi Rama, nuk është gjë tjetër më shumë sesa mbështetje për shqiptarët, dhe hezitim për qeverinë e tij.
Shumë prej fondeve nuk do të implementohen përmes qeverisë, por do të bëhen përmes vetë kompanive të tjera. Vetë SHBA e ka treguar më së miri mungesën e besimit, me krijimin e agjensisë së transparencës për fondet që marrim ne. Në çdo vend normal qeveria do të ishte turpëruar nga kjo gjë”, u shpreh Abilekaj.
Ndërkohë që nuk ka lënë mangët as një koment për deklarata të ndryshme që thonë se mund të ketë një arrestim të Metës, në ditën e mitingut.
“Avokat Ngjela ka ca ligje që vetëm ai i di që ekzistojnë dhe ne nuk i shohim dot, ose i interpreton në një mënyrë që për ne nuk është racionale. Nuk ka asnjë shans që të arrestohet presidenti pse po mbron Kushtetutën.
Presidenti për mendimin tim mund ta shfrytëzojë këtë moment për të përfituar politikisht, por që do të ishte e gabuar. Është për tu përshëndetur mënyra se si kreu i shtetit e ka mbrojtur Kushtetutën, por kjo nuk do të thotë që kjo duhet të përkthehet me vota për LSI-në”, deklaroi gazetari, që shtoi se tubimit të thirrur nga Meta në 2 Mars duhet ti bashkohet dhe opozita, pasi ky është një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës.

Read more

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

https://www.facebook.com/faxnewslive/videos/644915229607887/?t=0

Etiketa: Etilda Gjonajgazetari Enton AbilekajIlir MetaKEDKonferenca e donatorëvekuvendi

Të Lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

nga 27
22:42 | 23/04/2026
0

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Para
Mesatarja në mësuesi, një mashtrim publik dhe përdorim politik

Mesatarja në mësuesi, një mashtrim publik dhe përdorim politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

22:42 | 23/04/2026
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com