Mesatarja në mësuesi, një mashtrim publik dhe përdorim politik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesatarja në mësuesi, një mashtrim publik dhe përdorim politik

17:31 | 21/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Mirela Karabina Çërraga

Maturantët këto ditë janë njohur me rritjen e mesatares për programet e mësuesisë, të cilën e ka njoftuar vetë ministrja e Arsimit. Kështu, në këto programe do të pranohen maturantët që do të kenë notën mesatare mbi 8 me “qëllim rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe kthimin e dinjitetit të mësuesit”. Gjithashtu, sipas ministres, për arsye të mungesës së mekanizmit për të nxjerrë nga sistemi mësuesit jo në nivelin e duhur, studentët më të mirë do të bëhen mësues duke ofruar shembuj të vendeve të zhvilluara.

E thënë nga Ministrja, duket e bukur për ta besuar dhe e lehtë për ta realizuar. Pra, Qeveria dhe Ministria e Arsimit paskësh në dorë, gjithçka, edhe cilësinë, edhe dinjitetin, edhe rekrutimin edhe punësimin e mësuesve.

Read more

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

Dhe këtë e sillka veç një mesatare e rritur?! Rritja e mesatares në programet mësuesi, me demek për cilësi, ka të bëjë me universitetin të cilin kjo qeveri as nuk e di dhe as nuk paraqet interes ta dijë se si ai formon mësues. Ndërsa për cilësinë në mësimdhënie dhe dinjitetin e mësuesit me Reformën Kurrikulare në Arsimin Parauniversitar, tashmë të dështuar, qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë dëshmuar politikën shkatërruese ndaj sistemit arsimor dhe rrënimit të figurës së mësuesit.

Kështu pra, gjithë propaganda e rritjes së mesatares për cilësi nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim publik dhe përdorim politik për të vazhduar me një arsim të çorganizuar dhe mësues të dobët dhe të frikësuar.

Por, meqenëse qeveria qenka e interesuar për cilësi mësuesish, atëherë para penalizimeve apo masave zbatuese me VKM-ra, ka detyrimin të shpjegojë se çfarë po ndodh, pikë së pari, me formimin universitar të mësuesve pasi:

Universiteti i Tiranës, më i madhi në vend, diplomon mësues pa pasur një fakultet edukimi apo një qendër ndërfakultetore të formimit të mësuesve por ka vetëm një departament të Pedagogjisë dhe Psikologjisë, kështu që secili fakultet nxjerr mësues sipas mënyrës së vet pa pasur një strukturë të posaçme;

universitetet rajonale kanë fakultete edukimi të ndërthur me të tjerë p.sh., ai i Elbasanit dhe i Shkodrës bashkë me Fakultetin e   Shkencave Sociale, ndërsa Vlora ka një department edukimi në Fakultetin e Shkencave Humane, gjithashtu diplomon mësues edhe Fakulteti i Shkencave Teknike, po ashtu dhe Korça ka një Fakultet të Filologjisë dhe Edukimit dhe një të Shkencave të Natyrës që diplomon mësues; universitetet rajonale janë kthyer nga qendra të zhvillimit shkencor në qendra kursesh profesionale pasi qeveria dhe ministria, duke i shpërfillur ata me rritjen e mesatares për programet e mësuesisë, ka çuar në mbyllje programesh studimi duke rrezikuar gradualisht dhe mbylljen e këtyre universiteteve apo tjetërsimin në kolegje profesionalë dyvjeçarë.

Dhe sigurisht, mungesa e një strukture të posaçme dhe të unifikuar të formimit të mësuesve prodhon programe studimi dhe tituj diplomash që dëshmon papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie për ta zgjidhur këtë.

Dhe sot jemi në situatën që:

-për të diplomuarit në gjuhë të huaj në Universitetin e Tiranës ofrohet vetëm “Master shkencor në mësuesi”, për të diplomuarit në kimi, informatikë, fizikë e biologji “Master i shkencave me profil mësuesi”, ndërkohë që për të diplomuarit në gjuhë-letërsi, histori ofrohet “Master profesional”; diku ofrohen mastera profesionalë për mësuesi në arsimin e mesëm të ulët (AMU) për të gjithë degët; diku ofrohen diploma për arsimin e mesëm të lartë (AML); diku diplomë “Master shkencor në mësimdhënie”, “Master shkencor në mësuesi për arsimin fillor”.

Pra, titujt të ndryshëm diplomash për të njëjtin program studimi me 120 kredite që sjell një konfuzion dhe çoroditje në sistem pasi: të gjithë mësuesit e rinj njëlloj do t’i drejtohen provimit të licencimit; dhe paqartësi në punësim të studentëve të cilët jo rrallë herë detyrohen të bëjnë dy mastera, pasi diku i thonë duhet master profesional e diku shkencor.
Pra, një katrahurë e vërtetë!

Dhe nuk mjafton kjo, por pas përfundimi të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, pra fakultetit, kandidati për mësues i nënshtrohet një vit praktike pa pagesë, pastaj do kalojë në provimin e licencimit si mësues dhe, më pas për punësim në portalin politik digjital të qeverisë që e hap kur e do dhe si e do ajo, në fillim, në mes apo në fund të vitit shkollor.

Pra, me diploma të paqarta në një rrugëtim 7-vjeçar apo dhe 8 për t’u bërë mësues dhe pasiguri për vendin e punës, këtë ofron kjo qeveri për mësuesit e rinj dhe në sistem.

Kështu që, sot mësuesia është në emergjencë dhe për ta shpëtuar atë, fillimisht, duhet:

– të unifikohen programet e formimit universitar të mësuesve dhe fakultetet e mësuesisë të prodhojnë mësues dhe jo vetëm t’i diplomojnë ato;

– të përcaktohen dhe qartësohen diplomat e mësuesit për secilin cikël shkollimi: mësuesi i Ciklit Fillor (CF) të ndjekë një program studimi, bachelor dhe master profesional, dhe pse jo më vonë për thellim të mëtejshëm profesional apo specifika të të punuarit me fëmijë të vegjël, të vazhdojë programe në fushën e pedagogjisë, psikologjisë, fëmijëve me nevoja të veçanta e të tjera;

– mësuesi i ciklit të mesëm të ulët (AMU) dhe mësuesit e ciklit të mesëm të lartë (AML) të ndjekin një program studimi bachelor dhe master profesional që të jenë mësues;
mësuesit e ciklit të mesëm të lartë (AML) ndoshta ka ardhur koha që të bëjnë dallimin dhe të kenë dhe një program tjetër studimi, ndoshta një master shkencor, dhe, jo vetëm dallim në diplomë fakulteti me mastera të paqartë.

Dhe kështu, programe të unifikuara dhe diploma të qarta do të jetë hapi i parë i kujdesit ndaj cilësisë së mësuesit, krahas një sërë problematikash që presin zgjidhje. Por, të flasësh për cilësi mësuesish kur nuk e siguron atë, të flasësh për dinjitet mësuesish kur e shpërfill atë nuk është asgjë tjetër, veçse, është një mashtrim publik dhe përdorim politik sepse “luan” me ndjeshmërinë ndaj cilësisë dhe figurës së mësuesit.

Dhe, cilësia dhe dinjiteti vjen jo nga mesatarja dhe përkufizimi por nga jetësimi, jo nga propaganda dhe mashtrimi po nga ndershmëria, transparenca, mbështetja dhe zhvillimi.
Dhe, kjo qeveri dhe ministri nuk dëshiron ta ofrojë këtë…

 

Etiketa: mësuesia është në emergjencëMinistria e ArsimitMirela Karabina Çërragapunësimi i mësuesveReforma Kurrikulare në Arsimin Parauniversitar

Të Lidhura

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

nga 27
16:30 | 03/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar...

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

nga 27
15:30 | 03/06/2026
0

Përpjekjet për një marrëveshje të mundshme paqeje mes SHBA dhe Irani po përballen me një seri pengesash të lidhura me...

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

nga 27
15:08 | 03/06/2026
0

Më 11 qershor pritet të nisë dhe ngjarja më e rëndësishme e globit, Kupa e Botës 2026. Plot 48 skuadra...

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

nga 27
14:46 | 03/06/2026
0

Tashmë në grevë, mësuesit shkaktuan kaos të martën në qendër të Meksikos, disa ditë para se qyteti të presë ndeshjen...

Para
Meta takon raporteren e PE/ “Qëllimi i mazhorancës është rikthimi i diktaturës”

Meta takon raporteren e PE/ "Qëllimi i mazhorancës është rikthimi i diktaturës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

16:30 | 03/06/2026
Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

15:30 | 03/06/2026
BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

15:08 | 03/06/2026

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

14:46 | 03/06/2026
Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

14:22 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –
  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –
  • ‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –
  • Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –
  • S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com