Koço Kokëdhima otomani i socialistëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koço Kokëdhima otomani i socialistëve

18:51 | 07/02/2016
në Shqiperi
0
Deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte rrezuar raporti i Keshillit dhe Rregullores se Mandateve, ne lidhje me kerkesen e PD ku kerkohet mbarimi i mandatit te tij si deputet i PS./r/n/r/nLawmaker Koco Kokedhima, speaks during a parliamentary session.

Një dosje për pashain e Jugut dhe senatorët që u kthyen në raja

Kur  e shpalli Koço Kokëdhimën, fitues të disa tendera për privatizimin e pasurive publike, Anastas Angjelit nuk kishte si t’i shkonte në mendje se do të vinte dita që ai do t’i kthehej në shefin e tij më të rreptë brenda Partisë Socialiste. Por ja që ndodhi.

Sot, Koço Kokëdhima është  komisari i Jugut ose siç e quajnë ndryshe kryeministri i Jugut të Shqipërisë, prej nga vjen si deputet edhe Anastas Angjeli. Për t’i shpëtuar Koços, Anastas Angjeli është transferuar së fundmi në Shqipërinë e mesme si deputet kujdestar për të ndjekur riorganizimin e PS-së në Peqin.

Read more

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Por cila është rruga që ka ndjekur Koço Kokëdhima për të ardhur deri këtu..?

Para se të zgjidhej si deputet në PS, Koço Kokëdhima njihet si sipërmarrës. Falë ndihmës që i kishte dhënë “Caci” dhe shokët e tij ministra socialistë, por kryësisht Edi Rama, kryëbashkiak i Tiranës,  Koço Kokëdhima nisi shumë shpejt të japë leksione “si të bëhesh milioner”.  Leksionet e tij të “vyera” vinin për publikun përmes radios së tij “Plus 2”, gjithashtu investim i Koços për shkak të aftësive të tij si biznesmen.

***

Por karriera e tij si sipërmarrës dhe politikan nuk është e ndarë. Origjina e angazhimit të tij në politikë është më e hershme se sa në biznes.  Koço Kokëdhima ka qënë Sekretar i Parë i Rinisë Komuniste (BRPSH) qysh në vitin 1980 dhe për këtë ai nuk ndjen aspak siklet.

“Është një kohë tjetër që i takon historisë dhe nuk mund të diskutohet, se nuk bën as sens, as interes”, përgjigjet Koço kur e pyesin për lidhjet e tij më Partinë e Punës së Shqipërisë.

Kjo është përgjigja që të jep çdo komunist i kthyer në socialist apo edhe në demokrat, ”Se e tillë në fakt është historia e Shqipërisë”, thotë Koço e të tjerë që janë produkt i saj, produkt i padrejtësive të fillimit.
Atë që profesori i  socialistëve, Servet Pëllumbi, e ka quajtur Katovicë. Shumica ia njohin kuptimin dhe për ata që nuk e dinë, është fjala për marrëveshjen e fshehtë, për mbajtjen e pushtetit në dorë të komunistëve pas rrëzimit të sistemit komunist.

Nuk ishte vetëm Koço Kokëdhima,  por ka shumë të tjerë që e kanë origjinën në kohën e PPSH-së politikanë e biznesmenë, janë shumica, e cila e mund një pakicë të papërfillshme që nuk ka asgjë në dorë e që i bën fresk skalionit të parë të politikës.

Koço Kokëdhima dhe shokët e tij sipërmarrës e politikanë tani kanë të drejtë, tek thonë le të merren historianët me të shkuarën. Këtë ka nisur ta artikulojë edhe Rama, për të cilin Koço Kokëdhima thotë se e ka si vëlla.  E pati thënë këtë, kur Kokëdhima përmendej nga opozita se kishte përfituar nga tenderat e Ministrisë së Kulturës, kur Edi Rama ishte ministër dhe të Bashkisë së Tiranës, kur ishte kryetar i saj. Dhe, në fakt është e vërtetë. Koço Kokëdhima i është gjendur Ramës në çdo moment, kur sulmohej qoftë nga brenda patisë edhe nga jashtë saj, pra nga armiku i brendshëm dhe i jashtëm siç do quhej me gjuhën e Koços.  Në këtë vëllazëri të ngushtë, Edi Rama vendosi ta bëjë Koço Kokëdhimën deputet të PS-së në zgjedhjet e vitit 2013. Dukej kaq e pabesueshme për socialistët e hershëm, ata që quhen “senator” të kësaj partie. Pak vite më herët nuk do ta kishin besuar, por ja që ndodhi.

Koço Kokëdhima u betua si deputet i PS-së bashkë me 63 të tjerë, në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.  E kishte merituar këtë mandat, sepse ishte edhe kumbar i “martesës” së shumëpritur Rama-Meta në 1 prill të atij viti.

***

Pasi u betua si deputet i PS-së për Vlorën, Koço Kokëdhima tha se do të ishte një deputet i thjeshtë i grupit të socialistëve dhe nuk do të synonte nivelin e lartë të politikës. Por jo, nuk paska qënë e thënë, sepse Koços iu desh për dy vite të bredhë sa nga Saranda në Vlorë, sa në Gjirokastër për të parë se si ecin punët e partisë dhe ato paskëshin shkuar për dreq. Kështu, Koços iu desh të linte pas modestinë e të hynte në aksion për ta shpëtuar partinë dhe bashkitë e këtyre anëve. Kokëdhima mori nën kujdestari dy zona: Sarandën dhe Vlorën. Për dy vjet u “ngul” në zyrën e kreut të Bashkisë, Stefan Çippa duke iu bërë “ferrë”, tek i tregonte se kë duhet të emëronte dhe kë jo. Gjithmonë për të mirën e partisë.

Vetëm pas një viti në pushtet një kamera e fshehtë tregoi njeriun kryesor të Kokëdhimës në Sarandë duke ngacmuar seksualisht një grua që i kërkonte të sillte vajzën e vogël në këmbim të një vendi pune. Por, nuk mbaron me kaq. Menjëherë pas operacionit të Policisë në Lazarat, ku u korr droga e mbjellë, Kokëdhima doli në publik duke bërë thirrje për legalizimin e kanabisit. Tezë, e cila solli në shumë zona të jugut një shtim të sipërfaqës së kultivuar me bimë narkotike.

Megjithëse shumë nuk e morën seriozisht, për ndërkombëtarët kjo u pa si deklaratë serioze dhe reaguan duke tërhequr vëmëndjen qeverisë. Kjo ide e Koços për momentin është lënë jashtë vëmëndjes, por nuk është asgjesuar si rrënjët e bimës në parcalet e Lazaratit.

Para zgjedhjeve vendore, Kokëdhima arriti të nxjerrë kandidatë njerëzit e dalë nga “sqetulla” e tij duke rrezikuar humbjen në Sarandë, ndërsa në Vlorë shkaktoi abstenim të një pjese të madhe të elektoratit të majtë. “Por nuk keni parë gjë akoma!” thotë Edi Rama, i cili e emëroi pas zgjedhjeve të 21 qershorit, komisar të Jugut që do të thotë menaxhim i PS-së për të gjithë këtë zonë të vendit.

Kjo shkaktoi përplasje të madhe në gjithë listën e deputetëve dhe thuajse të tërë ngritën krye ndaj atij që vetë deputetët socialistë e quajtën me “beu i Jugut” apo akoma më keq “pasha”. Dy nga parlamentarët kryesorë, Valentina Leskaj dhe Fatmir Toçi janë shpallur armiqtë e Koços, pasi kanë shfaqur kritika për të në disa mbledhje të grupit parlamentar.

Gjithsesi Kokëdhima nuk e ka zakon të tutet në kësi rastesh. Ka shkuar më tej duke bërë armik dhe njeriun e fortë të PS-së, Gramoz Ruçin, i cili i përpiqet t’i bëjë ballë Koços me aq sa ka në dorë, i mbledh mungesat në çdo mbledhje grupi parlamentar.

Kurse Rama rri e vështron, se si rritet dita ditës njeriu, të cilit i ka besuar shumë asete të këtij pushteti. Albpetroli kryesori, që drejtohet nga njerëzit e Kokëdhimës të  “rritur” në kantierët e lagështa të “2K Group”.

Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Fatmir Xhafa, Valentina Leskaj dhe padyshim Anasatas Angjeli, qëmtojnë se si pushteti i tyre në PS-së po u rrëshket nën këmbë. Në fund të fundit për këtë u investuan të gjithë, kur heshtën ballë çdo eksperimenti që Rama kreu në krye të PS-së në këto dhjetë vite.

Etiketa: Bashkim FinoBeu i Jugutedi ramaFatmir ToçiGramoz RuciKoco KokedhimaNamik DoklePSValentina Leskaj

Të Lidhura

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

nga 27 ok
18:20 | 19/05/2025
0

Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz,...

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

nga 27 ok
15:00 | 19/05/2025
0

Përpara zgjedhjeve, më 7 maj 2025 është firmosur kontrata e dyshimtë mes bashkisë Fier të drejtuar nga Armando Subashi dhe...

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

nga 27 ok
18:25 | 19/05/2025
0

SPAK e heton për vrasje, kryebashkiakja e Roskovecit i jep tenderat publikë! Bëhet fjalë për Renato Salin i njohur si...

Para
Nga 4 firma në garë 3 i s’kualifikon, Berberi i Ballukut shpall fitues ofertën më të lartë

Ujqërit e dëborës janë në qejf. Foto LSA / Jurgen Dino

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com