Këta e kanë bluar kohën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këta e kanë bluar kohën

00:32 | 17/03/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Kur thuhet fjala “bluar” për kohën, thuhet me dy ngarkesa. E para kur e harxhon kot; dhe e dyta kur koha është kapërcyer dhe nuk kthehet më. Ka një letërsi të tërë e të famshme botërore se si njerëz të fuqishëm janë munduar të kthejnë kohën, por kurrë nuk është arritur. Këta këtu, natyrisht,  nuk e kanë kulturën e të studiuarit dhe nuk kanë si ta dinë se çfarë ka ndodhur me kthimin e kohës.

Por koha iu ka ikur. Po të mos iu kishte ikur koha, atëherë blogjet dhe mediat do të ishin të mbushur plot me lavdërime dhe me nota mëshiruese si në fillim kur erdhën në pushtet në verën e vitit 2013.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Mirëpo iu ka ikur koha. Prandaj mediat sociale dhe blogjet tashmë po pëlcasin nga mospranimi ndaj tyre. I prozvalin, i telendisin, i shajnë dhe iu kërkojnë të mos duken më.  Deri në neveri.

Nuk i shikoni se nuk mund të kapin kohën tjetër. Dje dhe pardje mediat po publikojnë teatrin fotografik të kryetarit të Bashkisë duke kopjuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Të gjithë qeshin. Ky kërkon kohën e tjetrit. Këta mendojnë se është koha e izolimit, kur njeriu i varfër mrekullohej për një kopje nga Amerika a për një foto nga Perëndimi. Ja, e shikoni. Këta janë jashtë kohe.

Koha për këta ka ikur.

Këta luajnë me teatrin dhe me skenat. Ndërsa jeta nuk është një skenë. Këta luajnë me ngjyrat dhe me agresionin. Por jeta nuk është as ylber dhe as kërcënim. Këtu njerëzit, pak nga pak, kanë mësuar shumë. Edhe ata që nuk kanë mësuar asgjë, e dinë se teatri nuk jep bukë, nuk jep shtëpi, as siguri e as qetësi. Këta qeverisës që nuk japin këto gjëra për njeriun, këta nuk kanë pse mendojnë se janë në kohë.

Ka ikur koha, nuk arrihet.

Këta hapin burgje dhe prishin shtëpitë e dikujt për të gëzuar disa të tjerë. Këta ecin me përrallën e vjetër se “prishi shtëpinë tjetrit që të gëzohem unë”. Edhe kjo kohë ka kaluar, jo se njeriu është kthyer në Mesi, por sepse njeriu shikon më afër vetes. Ka mundësi që njeriu të jetë duke menduar të kundërtën e asaj që mendojnë këta. Njerëzit janë në kohën e tyre, duke menduar se “pas atij tjetrit, radha i vjen shtëpisë sime”. Po sikur, vërtet të jenë duke menduar kështu, vallë ku do të fshihen qeverisësit nesër? Në kohën e kapërcyer nuk kanë ku futen më.

Sa herë kam dëgjuar njerëz tek thonë se sikur këta “po të ishin në kohën e të mallkuarve, kushedi ç’tmerre do të bënin!”. Se diktatorët injorantë ishin në kohën e tyre dhe i lanë disa frymë gjallë. Sikur këta të ishin në atë kohë, as këta që janë nuk do të këtë hije që bëjnë. Mirëpo ajo kohë ka kaluar, këta nuk e dinë dhe i turren për ta kapur.

E pamundur.

Madje këta po mendojnë se do të jenë o të përjetshëm, o afatgjatë në pushtet. Ç’ëndërr e keqe! Megjithatë ëndërr, pasi koha është bluar. E di pse nuk mund të ndodhë më? Sepse nuk është ajo kohë; kaloi. E para, kjo. E dyta, sepse këta kopjojnë ata që e kanë bluar kohën e tyre. A mund të kopjohet Obama nga një djalë fiqsh në Tiranë? Shikoni sa larg kohës. E treta, se Presidenti i ardhshëm i Amerikës po deklaronet kundër Obamës së sapo kopjuar. Vetë kandidati Trump po dëshmohet se është kopje e një tjetri në një shtet tjetër. Këta do të bëjnë përsëri “maskën” si Trump? A do të mund të përsërisin krizat e njohura?

A mos vallë është koha që të thonë se kush ka bërë pasuri “mund të më bëjë edhe mua të pasur”? Këta vetë duket se e besojnë. Por kaloi ajo kohë, është bluar. Këta vetë e bluan. Edhe lypsarët e rrugës nuk e besojnë më. Edhe ata e dinë se qeveria ua merr paratë dhe i varfëron, por jo se qeveria mbledh para dhe ia jep popullit. Përralla ka mbaruar me Robin Hud. Këta nuk janë në kohë, as në kohën e Sudes në Tiranë.

Paratë e këtyre po i kthejnë njerëzit në skllevër. Nesër mund t’u blejnë votat. Por a do të jetë në kohë edhe ky akt kriminal?

Këta nuk po lënë rast pa treguar duart. Ja duart! Askush nuk i ka të pista. Po kthejnë kohën e parullave të “mano pulite”. Vetë parulla ka vdekur edhe atje ku kishte lindur. Ndërsa këtu njeëzit ua kanë parë duart herë me 200 milionë euro, herë me nënën pensioniste dhe miliardere, herë me vila, herë me pasuri pa fillim.

Nuk ka “mano pulite”. Ka ikur koha.

Kur të hapin sytë, kushedi çfarë do të ndodhë. Mund të mos e pranojnë se koha ka ikur.

Etiketa: bluarFrrok Çupikohalypsarëtmaskëneveriprozvalshajskllevërtelendis

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Basha në SHBA seancë dëgjimore në Këshillin e Atlantikut

Basha në SHBA seancë dëgjimore në Këshillin e Atlantikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com