Basha në SHBA seancë dëgjimore në Këshillin e Atlantikut

Duhet të lëçisni

Marrëveshje me mozhorancën? Përgjigjet ‘i prerë’ Alfred Rushaj: Nuk është pazari i pisët

Nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj në emisionin ‘Kjo javë’, u shpreh se kërkesat e opozitës për ndryshimet kushtetuese nuk kanë qëllim realizimin e një...

Aksidentohen me motor, plagosen babë e bijë në Krujë

Me datë 23.10.2021, rreth orës 18:40, në aksin rrugorë Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë...

“Llumi i tranzicionit me Ramën në krye kundër vettingut”, Bardhi: SPAK-ut i japim mekanizmat për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kritikëve për vettingun e politikanëve. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se...

Lideri i OBSH-së nxit vendet e G20 të ndjekin shembullin e SHBA-ve: Ndani vaksinat për koronavirusin

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të G20 që të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të ndajnë  dozat e vaksinave. Dr....

Kryetari  PD-së flet poër dekriminalizimin, refomën në drejtësi, korrupsionin, çështje të sigurisë, luftës kundër terrorizmit   

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur vizitën në SHBA me takime me drejtuesit e lartë të Këshillit të Atlantikut në Washington. Në këtë takim të konceptuar si seancë degjimore, kreu i opozitës iu përgjigj interesit të Zv/Presidentëve të Këshillit të Atlantikut Damon Wilson dhe Fran Burwell, anëtarëve të bordit Ian Berzinski dhe Frank Kramer mbi situatën politike dhe zhvillimet në Shqipëri dhe rajon. E në veçanti mbi ecurinë e procesit  të dekriminalizimit, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe rolin e Shqipërisë në NATO, çështje të sigurisë, luftës kundër terrorizmit etj.

Pasi ka dëgjuar Bashën,  Zv/Presidentja e Këshillit të Atlantikut Fran Burwell, theksoi se problematika të cilat i kishim konsideruar të tejkaluara janë rishfaqur në Shqipëri, duke kthyer pas standardet demokratike.

Kryetari i PD-së theksoi se sot në Shqipëri ka një përballje jo mes socialistëve dhe demokratëve por mes shumicës dërrmuese të qytetarëve nga njëra anë dhe një grushti oligarkësh të cilët kanë futur në duart e tyre pasuritë publike, paratë e qytetarëve dhe janë të vetmit përfitues të tenderave dhe koncesioneve.

“Shqipëria dhe shqiptarët janë sot para një sfide të madhe: Të largojnë të inkriminuarit nga politikbërja dhe administrata, të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të rikthejnë shpresën në vend. Këto sfida nuk janë të lehta ”, tha zoti Basha.

Zv/Presidentja e Këshillit të Atlantikut Fran Burwell, theksoi se problematika të cilat i kishim konsideruar të tejkaluara janë rishfaqur duke kthyer pas standardet demokratike.

rama ne shbaBashkëbiseduesit ndanë mendimin se Këshilli i Atlantikut duhet të jetë i pranishëm në Shqipëri për të parë nga afër problematikën dhe për të ndihmuar në formulimin e  zgjidhje të qarta dhe afatgjata që garantojnë siguri. Fokusi dhe ndihma e SHBA-ve për tejkalimin e sfidave të demokracisë shqiptare është imediate dhe e shumëpritur nga çdo qytetar që vuan situatën e rëndë ekonomike, mungesën e shtetit të së drejtës dhe sheh si zgjidhje vetëm largimin nga Shqipëria.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u prit në Kongresin Amerikan nga Bashkëkryetari i Komitetit për Europën Eliot Engel, Gregory W Mëks, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme dhe Gus Billiraki, anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

Kongresmenët amerikan shprehën mbështetjen e tyre për përkushtimin e opozitës për zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe e garantuan për një vëmendje të shtuar të kongresit amerikan ndaj Shqipërisë, qytetareve shqiptare  dhe sfidave me të cilat ajo po përballet.

 

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Marrëveshje me mozhorancën? Përgjigjet ‘i prerë’ Alfred Rushaj: Nuk është pazari i pisët

Nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj në emisionin ‘Kjo javë’, u shpreh se kërkesat e opozitës për ndryshimet kushtetuese nuk kanë qëllim realizimin e një...

Aksidentohen me motor, plagosen babë e bijë në Krujë

Me datë 23.10.2021, rreth orës 18:40, në aksin rrugorë Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë...

“Llumi i tranzicionit me Ramën në krye kundër vettingut”, Bardhi: SPAK-ut i japim mekanizmat për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kritikëve për vettingun e politikanëve. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se...

Lideri i OBSH-së nxit vendet e G20 të ndjekin shembullin e SHBA-ve: Ndani vaksinat për koronavirusin

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të G20 që të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të ndajnë  dozat e vaksinave. Dr....

Përfshihet nga flakët godina e vjetër e ish-Gjallicës në Vlorë

Mbrëmjen e djeshme është përfshirë nga zjarri godina e vjetër e ish-Gjallicës në Vlorë. Sipas mediave dyshohet se zjarrvënia ka qene e qëllimshme. Mësohet se...