Nikollë Lesi: Duro, duro, por atë të lodhurën do e shohim nga dhjetori. Nga pranvera do e shohësh lodhjen.
Edi Rama: Çfarë do shohim? Me Kohën tonë”
Nikollë Lesi: Se do vijmë te pyetja e opozitës.
Edi Rama: Në emër të kujt flet?
Nikollë Lesi: Unë flas në emër të oponencës.
Edi Rama: Çfarë do shohim, se me “Kohën tonë s’kam çfarë të shoh”…
Nikollë Lesi: Uroj që kurrë mos të të shoh si Fatos Nano duke ikur me vrap.
Edi Rama: Ku të iki?
Nikollë Lesi: Do të rrethojnë Kryeministrinë të opozitës.
Edi Rama: Koha Jonë?
Nikollë Lesi: Jo jo, opozita.
Edi Rama: Aaa ti flet në emër të atyre?
Nikollë Lesi: Po kam informacion, se unë jam gazetar, si nga Kryeministria, si nga opozita.
Ja pyete, është bërë gati, besoj se do i shohin zyrën.
Edi Rama: Do ketë çadër?
Nikollë Lesi: Jo jo, s’ka çadër. Do i shohin pikturat e zyrës se i ka të bukura.
Denis Minga: Para apo pas zgjedhjeve?
Nikollë Lesi: Nuk e di, por përpara zgjedhjeve… Uroj të mos ikësh në Maqedoni, si Fatos Nano, i veshur me fustan. Mbaje mend…