Katër gënjeshtrat e turpshme që Edi Rama iu tha sot shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Katër gënjeshtrat e turpshme që Edi Rama iu tha sot shqiptarëve

19:45 | 18/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Enton Abilekaj

Me kredon morale të një “katoliku” me prindër të krishterë që është Kryeministër i një Shteti laik dhe lexon Kuranin në Parlament, Edi Rama vendosi të mbrojë grushtin ndaj pushtetit të katërt. Me këtë kredo morale, sigurisht që mund ta bënte më një tufë gënjeshtrash që njerëz të kësaj sëre morale, i thonë pa u skuqur.

1. Ligjet e vendeve të BE. 

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Së pari, që ta marrin vesh të gjithë se jemi përballë një turme që nuk lexon. Ne nuk duam ligj se çdo ligj cënon lirinë tonë. Sipas një raporti të OSBE në 2017 në 3/4 te vendeve anetare te BE fyerja e shpifja është vepër penale. Nga analiza që i është bërë 28 teksteve legjislative të BE ka 3 qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes, 20 shtete, Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Greqia, Hungaria, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Italia, Letonia, Luksemburgu, Malta e Hollanda parashikojnë fyerjen e shpifjen si vepër penale që dënohet me burg. 5 shtete; Qipro, Irlanda, Anglia, Rumania e Italia nuk e parashikojnë si vepër penale, por e rregullojnë me pasojat e tyre në legjislaciionin civil dhe Anglia disponon gjobën më të lartë, 200 mijë stërlina. Së treti, Bullgaria, Kroacia e Franca e konsiderojne dënim me gjobë.

Ligji më i ashpër ndaj fyerjes e shpifjes në BE është ai i Republikës Federale të Gjermanisë. Kodi Penal parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen dhe rastësisht është vendi, ku ka më pak shpifje e fyerje.

Në SHBA ndërhyhet pa vendim gjykate fare dhe mbyll me urdhër çdo lloj uebsite-i e përmbajtje që konsiderohet cënuese në shumë aspekte. Në Gjermani është miratuar ligji për përmirësimin e zbatimit të ligjit në rrjetet sociale, ai është sot përpjekja më e sukseshme për të shuar përmbajtjen potencialisht të dëmshme në internet”.

Turma që nuk lexon e prirë nga shoku i tavolinës së “lacave” të vendit, është në Parlament dhe gënjen paturpësisht. Ligjet për shpifjen në të gjitha vendet e BE, janë pezulluar me vendimin unifikues të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që në vitin 2003.

Sipas këtij vendimi të marrë për 2 gazetarë rumunë, shpifja nuk duhet të trajtohet si vepër penale. Të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës duhet t’i binden vendimit të GJEDNJ dhe kështu ka ndodhur.

Në rastet e ligjeve për mbrojtjen nga Fake News në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani, kemi të bëjmë vetëm me portale të paregjistruara, apo publikime që rrjetet sociale duhet t’i bllokojnë dhe që lidhen kryesisht me gjuhën e urrejtjes, sigurinë kombëtare, pedofilinë, pornografinë dhe abuzimin.

2. A do të jetë AMA gjykatë?

Në kuadrin e mashtrimit, Kryeministri thotë se AMA e ka rolin e kontrolluesit dhe vendimmarrësit për televizionet, do i shtohen vetëm portalet.

E para, AMA nuk ka rolin e gjykatës, por rolin e mbikqyrësit të frekuencave televizive kombëtare. Pra, është një autoritet që kontrollon për llogari të publikut, një pronë publike si frekuencat kombëtare.

Portalet nuk përdorin pronën publike dhe nuk mund të kenë të njëjtin status me mediat audiovizive dhe aq më pak një mbikqyrje shtetërore.

E dyta, roli mbikqyrës i AMA-s sot bëhet rol gjykues, ndërsa deri sot Autoriteti monitoron mediat audiovizive, nga sot do të pranojë çdo ankesë për secilën media në vend, qoftë televizive, qoftë on line.

Pas marrjes së ankesës do të detyrojë këto media të bëjnë përgënjshtrimin, edhe nëse lajmi është i vërtetë, mjafton që Këshilli i Ankesave ta vlerësojë që është gënjeshtër. Më pas i gjobit me vlerësimin e një jurie të dyshimtë politike, më pas edhe mund t’i bllokojë me një prodedurë që ekzekutohet përpara se të shkojë në Gjykatë.

“Pse duhet të presë i prekuri nga shpifja vendimin e Gjtykatës”, tha Rama. Kjo fjali e mbushur me shpifje, tenton të justifikojë censurën.

E para, në Ligjin për Shtypin, të abroguar në 2005 nga Berisha, parashikohej qartë e drejta e përgënjeshtrimit. Këtë të drejtë nuk e jep asnjë autoritet administrativ, pro vetëm ligji.

Nëse gazeta-media në këtë rast, nuk e bënte përgënjeshtrimin, i prekuri shkon në Gjykatë dhe e fiton çështjen. Rea Xhillari fitoi një çështje në Gjykatë, që në kushtet e ligjit për shtypin do ta kishte mbyllur me një përgënjshtrim brenda 24 orëve.

Nuk ka pse të ketë një autoritet për përgënjeshtrimin deri në vendimin e Gjykatës, aq më tepër autoritet për të vënë gjoba dhe për të bllokuar linqet apo portalin, aq më tepër një autoritet të varur nga qeveria. Po, AMA e zëvendëson përkohësisht gjykatën, duke shkaktuar një dëm deri në mbylljen e mediave, jo vetëm portaleve, por edhe TV dhe Radio.

3. A do të regjistrohen portalet?
“Verifikimi dhe pronësia është për të gjithë që të dish me kë ke të bësh. Me prita, me ferra që s’di nga të shkosh, ndërkohë që ajo që thuhet për ty, multiplikohet gjithandej, dhe ti je para një plutoni pushkatimi. Si mund të bashkëjetohet me këtë? Në emër kujt lirie dhe kujt të drejte?”, vazhdoi Rama.

E vërteta është që regjistrimi i portaleve me këtë ligj nuk është i detyruar. Ligji e ka lënë në dorë të operatorëve regjistrimin, ofron vetëm favore fiskale për ata që regjistrohen. Kjo gënjeshtër e Kryeministrit bëhet për të mbuluar të vërtetën, që ligji u drejtohet portaleve serioze, të regjistruara, me pronarë të njohur dhe me autorë shkrimesh të identifikuar.
Ata që nuk janë regjistruar, nuk do ta bëjnë përsëri dhe nuk do të ndëshkohen.

4. BE, KiE dhe OSBE janë 100 për qind dakord

Kryeministri e theksoi disa herë që Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian janë 100 për qind dakord (jo 99) me projekligjin.

E vërteta është që nuk ka asnjë deklaratë të asnjërit prej institucioneve në mbështetje të draftit, përkundrazi. Delegacioni i BE në Tiranë është shprehur disa herë kundër paketës, Këshilli i Europës, që ka si objekt posaçërisht të drejtat e njeriut dhe nën varësi Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ka qenë kategorikisht kundër, ashpërsisht madje, nëse i referohemi deklaratës së djeshme të Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç.

Vetëm Harlem Desir, përfaqësuesi i OSBE për të drejtat e njeriut, doli pro draftit të Taulant Ballës me një cicërimë të ngjirur në orët e vona të mbrëmjes së të martës. Ishte një draft që çuditërisht e kishte vetëm Edi, Taulanti dhe Harlemi.

Asnjë tjetër nuk ishte në dijeni. Drafti i publikuar fillimisht nga Kryeministri në Twitter, ishte të paktën i pavërtetë. Nuk mund të quhej draft, përderisa nuk kishte dalë nga zyrat e njërit prej komisioneve të Kuvendit. Drafti përfundimtar në fakt, ishte ai i së hënës në mbrëmje, pas mbledhjes së Komisionit të edukimit dhe mediave. Nëse ai i publikuar nga Rama dhe mbështetur nga Desir (që çuditërisht e dinte më mirë se deputetët shqiptarë) quhet draft, atëherë është totalisht në shkelje të ligjit.

Ai ishte një variant që nuk përputhet me asnjë procedurë ligjore dhe nuk mund të futet në Kuvend si draft, por mund të propozohet në seancë në formën e amendamenteve nga Balla. E gjithë fjala e Ramës ishte një mashtrim, por për këtë nuk ia vlen t’i drejtohesh AMA-s. Mashtrimet e Edi Ramës, që kur premtoi drejtësi për 21 janarin e deri sot janë shumë më të rënda se ky i sotmi. Ai do ta miratojë ligjin e çensurës, do tentojë t’u mbyllë gojën shqiptarëve, por nuk mund t’i shpëtojë të vërtetës që bredh rrugëve të varfra të vendit, pavarësisht mediave, pavarësisht propagandës së tij.

/dosja.al/

Etiketa: amàBEedi ramaEnton AbilekajHarlem DesirKiEkredo moraleLigjet e vendeve të BELigjet për shpifjenOSBEParlamentpërfaqësuesi i OSBEPortalet

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Engelsi: Puna e bëri majmunin njeri

Miratohet Paketa Antishpifje/ Edi Rama vetëshpallet kryeredaktor i të gjitha mediave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com