Karantina është ilaçi. Epidemia nuk ndalet me propagandë

Duhet të lëçisni

Arrestimet në Dibër për blerje votash, Rama: Njerëz pa lidhje me ne, duan të baltosin PS

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimet në Dibër për blerje votash. POSTIMI “Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të...

Dibër/ Topat me lekë për blerje votash, arrestohen dy militantët e PS (Film)

Një makinë me rreth 5 milionë lekë të vjetra të destinuara për blerjen e votës, është bllokuar dje nga mbështetësit e opozitës në zonën...

Basha mesazh për punonjësit e administratës publike: Mos kini frikë, dilni masivisht të votoni për ndryshimin! (Film)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen sërish me një thirrje drejtuar administratës, që të mos kenë frikë, por të dalin për votime më...

Apeli i Presidentit 48 orë nga zgjedhjet: Të shmanget çdo incident dhe provokim i qëllimshëm

48 orë para zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që...

Nga Klodian Tomorri

Fatmirësisht, Shqipëria dhe gjithë Evropa patën dy muaj kohë për t’u përgatitur për koronavirusin. Fatkeqësisht, Europa dhe Shqipëria dështuan të ndalnin epideminë.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë, por jo pa zgjidhje. Shembulli se si bota mund të triumfojë mbi koronavirusin vjen nga vatra ku ai shpërtheu, Kina dhe Korea. Dhe të dy këto modele suksesi kanë një të përbashkët, parandalimin.

Në Kinë epidemia u vu nën kontroll dhe tani rastet e reja po shkojnë drejt zeros. Modeli i suksesit kinez është dora e hekurt, që forcoi karantinën më të madhe në historinë e njerëzimit. Edhe sot, instrumenti më i mirë që ka njerëzimi për të parandaluar epidemitë masive mbetet ai, i cili ka ekzistuar që nga mesjeta, pra karantina. Dhe Kina e dëshmoi se karantinat funksionojnë gjithmonë.

Modeli i dytë i suksesit është Korea e Jugut, një tjetër vend, i cili po e vë me sukses nën kontroll epideminë. Modeli korean është ai i testimit me shpejtësi të pacientëve përmes metodave inovative. Sa më shpejt zbulohen të infektuarit, aq më shumë mundësi ka të ndalet zinxhiri i infektimit.

Qeveria koreane nxorri grupet mjekësore të testonin pacientët në rrugë. Deri tani Korea e Jugut ka kryer mbi 200 mijë testime për koronavirus dhe falë kësaj arritën të zbulojnë dhe izolojnë në kohë të infektuarit duke ngadalësuar përhapjen e epidemisë.

Emergjencat e shëndetit publik kërkojnë qeverisje me dorë të hekurt. Shëndeti i popullatës nuk mund të lihet në mëshirën e karantinave vullnetare, siç eksperimentoi qeveria shqiptare apo ato të Evropës.

Qeveria duhet të forcojë urgjentisht masat ndëshkuese. Thyerja e karantinës duhet të jetë vepër penale, e cila të dënohet automatikisht me burg. Dënimi me gjobë i dikujt që kërcënon shëndetin e mijëra të tjerëve është çmenduri.

Bizneset që kanë numër të madh punonjësish duhen detyruar me ligj t’i shpërndajnë ata dhe të shfrytëzojnë punën nga shtëpia. Grumbullimet e njerëzve duhen ndaluar me ligj, ndërsa zërat e injorancës, që relativizojnë epideminë duhen refuzuar dhe madje dënuar, sepse i bëjnë qytetarët që të mos marrin masat e duhura. Kjo ishte ajo që ndodhi në Itali.

Paralelisht duhet të shikohet mundesia që një pjesë e punonjësve shtetërore, të paktën ato që nuk lidhen me aktivitetet e emergjencës të lihen pushim.

Ministria e Shëndetësisë duhet të jete më agresive në testimin e pacientëve, pavarësisht kostove. Në emergjencat e shëndetësore, buxheti shkon automatikisht në funksion të mbrojtjes së shëndetit të popullatës.

Qeverisja me dorë të hekurt është dhe rruga më e mirë për të mos lejuar panik. Kur qytetarët shohin se shteti po vepron me vendosmëri për të vënë nën kontroll situatën ndihen më të sigurtë dhe nuk i dorëzohen panikut. Paniku nuk përmbahet, nuk duhet zbukuruar e vërtetën. Përkundrazi, fshehja apo zbukurimi i së vertetës dhe relativizimi i saj krijon efektin e kundërt.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Arrestimet në Dibër për blerje votash, Rama: Njerëz pa lidhje me ne, duan të baltosin PS

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimet në Dibër për blerje votash. POSTIMI “Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të...

Dibër/ Topat me lekë për blerje votash, arrestohen dy militantët e PS (Film)

Një makinë me rreth 5 milionë lekë të vjetra të destinuara për blerjen e votës, është bllokuar dje nga mbështetësit e opozitës në zonën...

Basha mesazh për punonjësit e administratës publike: Mos kini frikë, dilni masivisht të votoni për ndryshimin! (Film)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen sërish me një thirrje drejtuar administratës, që të mos kenë frikë, por të dalin për votime më...

Apeli i Presidentit 48 orë nga zgjedhjet: Të shmanget çdo incident dhe provokim i qëllimshëm

48 orë para zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që...

Denoncimet për krime zgjedhore, SPAK: PD 50 kallëzime, Presidenti 18

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar me përparësi të gjitha rastet e paraqitura nga subjekte të ndryshëm, që lidhen...