Jozefina si mall kinez që imiton origjinalin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jozefina si mall kinez që imiton origjinalin

18:46 | 26/02/2016
në Uncategorized
0

Pas seancës së djeshme në Kuvend, Jozefina Topalli nxitoi të shkonte tek gazetarët. Ajo zakonisht flet rrallë dhe mjaftohet me do fjalime të rrudhura në foltore dhe body language nga vendi.

Por, dje nxitoi të shkonte tek tufa, sepse nuk priste dot studion e hard talk-ut. Për herë të parë u vu re se kishte një dilemë të madhe, nëse duhej ta mbante ende mandatin e deputetit apo ta lëshonte, se Parlamentin e ka zënë krimi nga gryka. Nuk e zgjidhi dilemën, i la dhe gazetarët gojëhapur. Shkoi tutje duke tërhequr mbi supe këtë barrë të rëndë dyshimi. Në fakt, ka gjasë që si përherë Jozefina mos ta ketë të sajën këtë idenë e mandatit, sepse para seancës një gjë të këtillë gatoi doktori me gazetarët. Pak më ndryshe dhe pak më rrjedhshëm Berisha e la të hapur edhe këtë histori, por nuk nisi të tjerrë ndonjë dilemë. Argumentimi është po ai i njëjti, i kriminelëve në Kuvend.

Duke lënë mënjanë pathosin e ditës së djeshme opozitare, Jozefina sërish bëri zërin e dytë të ish-kryetarit të saj. Ndërsa Berisha shkonte tek zyra e Lulzim Bashës të ushtronte presionin e duhur për një vendim kaq radikal e të ashpër, ajo u lëshua tek reporterët dhe me fjali të lëna në gjysëm, ripërsëriti fjalët e Berishës para se të ndodhte sulmi me vezë i kanakarit të saj, Strazimiri. Kështu ka qenë gjithmonë që e vetmja vlerë politike e Topallit ishte të përsërisë tezat e shefit me një ndryshim të vogël, doktori i thoshte para ngjarjes, ajo pas tyre. Fjala vjen në 21 janar, ajo u soll dhe tha të njëjtat fjali si Berisha, por pas ngjarjes, sepse gjatë saj ishte fshehur në vilën e Bllokut në plazhin e Durrësit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ideja e lëshimit të mandatit është një instrument politik ekstrem, i barazvlefshëm me vetëvrasjen, por një mjet i sakrificës. Nëse opozita do ta ndërmerrte një hap të këtillë me siguri do ta gjymtonte skenën politike, por edhe do ta fuste vendin në një kllapi krize të pashoqe. Kjo do ta vendoste pakicën në pozitat më radikale të historisë politike të Shqipërisë dhe me siguri do ta izolonte krejtësisht në raport me ndërkombëtarët, megjithatë ka guximtarë që mund ta bëjnë. I tillë është Ramush Haradinaj, i cili zgjodhi individualisht ta hedhë mandatin tutje, nuk tërhoqi pas vetes në këtë aventurë forcën politike që drejton dhe as opozitën. Dha një shembull që politikisht mund ta krahasosh me vetëdjegien me benzinë për të arritur kulmin e sensibilizimit.

Prandaj, nëse do të ishte kështu, dilema e Jozefinës mund të merrte zgjidhje shumë thjesht duke i thënë: “Jozefinë, dorëhiqu, moj burrneshë!”. Por, ajo edhe në këtë rast është si firmat kineze që imitojnë origjinalet, pret që hallin, motin e mirë dhe të keq t’ia bëj prapë doktori.

/27.al/

Etiketa: body languageburrneshëdilemëdoktorihard talkJozefina TopalliLulzim Bashamall kinezmandatiopozitaradikaleRamush Haradinaj

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Hashim Thaçi zgjidhet president i Kosovës

Hashim Thaçi zgjidhet president i Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

13:44 | 04/02/2026
Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

13:20 | 04/02/2026
Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

13:08 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:50 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:46 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –
  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –
  • Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –
  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com