Ja vendet që votuan kundër Shqipërisë për hapjen e negociatave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja vendet që votuan kundër Shqipërisë për hapjen e negociatave

10:32 | 19/06/2019
në Kryesore
0

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të kenë ende durim.

Në tetor ministrat përkatës të BE-së mund të vendosin për një datë konkrete për hapjen e bisedimeve të antarësimit me këto dy vende.

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, në fund të majit u dha një deftesë pozitive të dy vendeve duke shpresuar, që shtetet e BE-së do ta mbështesin propozimin e tij. Tani ai është disi i zhgënjyer, që Franca, Danimarka, Holanda dhe Gjermania ngurruan të japin premtime konkrete.

Read more

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

Ministri i shtetit pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, e argumentoi qendrimin gjerman me “po, por…” në takimin e ministrave të Jashtëm në Luksemburg. Bundestagu gjerman, miratimi i të cilit është i nevojshëm për hapjen e negociatave, ende nuk ka pasur kohë të mjaftueshme, që të shqyrtojë rekomandimet e komisionit.

Diplomatët e BE-së e konsiderojnë këtë argument si pretekst, sepse prej kohësh ishte e qartë, që vlerësimet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të ishin pozitive. Madje edhe vetë Michael Roth-it iu desh ta pranojë, që të dyja vendet detyrat e fundit të shtëpisë, që iu ngarkuan prej ministrave vitin e kaluar, tashmë i kanë realizuar: Për mendimit tim ato janë të realizuara.

Maqedonia e Veriut madje ka “shkruar histori”, duke i dhënë fund grindjes me vendin fqinjë Greqinë, anëtare në BE, me ndryshimin e emrit të shtetit.  “Këtë duhet ta vlerësojmë. BE-ja nuk duhet të humbasë kredibilitetin”, nënvizoi ministri i shtetit Roth. Ndaj mbetet objektivi për t’i nisur sa më parë bisedimet e anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut tani, Shqipëria më vonë?

Shqipëria, sipas vlerësimit të Komisionit e ka forcuar dukshëm luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Megjithatë ky vend aktualisht ndodhet në një krizë kushtetuese, sepse Gjykata Kushtetuese është e paralizuar dhe ka probleme me zgjedhjet lokale. Presidenti i Shqipërisë i shtyu zgjedhjet lokale. Kryeministri ia mohon këtë të drejtë presidentit. Shumë njerëz prej muajsh demonstrojnë kundër qeverisë. Numri i shqiptarëve, që kërkojnë azil në BE është në rritje. “Ky nuk është një rekomandim pozitiv”, mendojnë nëpunësit e BE-së në Luksemburg.

Por nuk është vetëm kjo arsyeja përse parlamenti holandez i sheh me sy kritik negociatat me Shqipërinë. Deputetët holandezë kanë paraqitur një kërkesë që Shqipëria të mbetet në pritje, ndërkohë që t’i jepet një datë konkrete Maqedonisë së Veriut për negociatat.

Një shkëputje të dy vendeve në raundin e ardhshëm e refuzon Italia, që si vendi i drejtpërdrejt fqinjë me Shqipërinë në Adriatik e mbështet fort anëtarësimin e sj. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas (SPD) javën e kaluar u shpreh për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me të dyja këto vende kandidate, por ai u frenua prej partnerit të koalicionit në Berlin duke iu referuar nevojës së miratimit në Bundestag.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut synon sa më shpejt hapjen e bisedimeve

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, javën e kaluar qendroi për herë të parë në Bruksel, për të lobuar për vendin e tij në institucionet europiane. “Ne kemi marrë vendime të guximshme në shumë fusha për qytetarët tanë”, tha Pendarovski duke iu referuar ndryshimit të emrit të shtetit, që u arrit duke hasur në rezistencë të fortë në vend.

Po ashtu ai nënvizoi se ka në dorë një “rekomandim pa kushte” nga Komisioni i BE. Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk u përpoq ta zbusë zhgënjimin e dukshëm, duke i siguruar presidentit, se “nuk bëhet fjalë për nëse, por vetëm se kur” do të nisin bisedimet për antarësimin.

Më 2013 Kroacia u pranua si vendi më i ri anëtar. Më 2007 u pranuan Rumania e Bullgaria. Në vitin 2004 u realizua i ashtuquajturi raundi “Big-Bang”. Asokohe u pranuan në BE njëkohësisht dhjetë shtete, kryesisht nga Europa Lindore.

‘Pikërisht prej këtyre raundeve duam të mësojmë’, tha një nëpunës i BE-së, i cili nuk do të përmendet me emër. ‘Polonia, Hungaria dhe Rumania sot po krijojnë probleme, sepse në to po çalon shteti ligjor dhe të tjera aspekte. Ndaj tani nuk duan  të nxitojnë dhe duan të sigurohen, që të mos importohen probleme të reja në BE.’

Komisari i BE-së do një sinjal për rajonin

Komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn e sheh nga ana tjetër BE-në të detyruar, që të mos i shtyjë më premtimet që i ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Unë vetëm mund të përsëris, atë që e them prej kohësh”, u shpreh Hahn në kuadër të takimit në Luksemburg. ‘Bisedimet e antarësimit duhet të nisin sa më parë. “Nuk bëhet fjalë vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për shtetet e tjera në rajon. Ky do të ishte një sinjal i fortë, p.sh. edhe ndaj Serbisë e Kosovës. Këto dy vende do të kishin një impuls më të fortë për t’i zgjidhur konfliktet e tyre”.

Ministrja shqiptare e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i tha DW-së lidhur me vendimet e BE-së, se: “Ne e dimë, që ende nuk kemi arritur deri në nivelin të antarësohemi tani në BE. Por ne jemi të gatshëm, ta nisim procesin e negociatave për anëtarësim. Në këtë mënyrë ne mund të na vrojtojnë mirë dhe të na verifikojnë, se çfarë suksesesh bën Shqipëria faktikisht.”

Bisedimet për anëtarësimin në BE mund të zgjasin me vite. Një pranim i anëtarëve të rinj mund të realizohej në fund të dhjetë vjeçarit të ardhshëm. Anëtarësimi i Kroacisë është negociuar për një periudhë gjashtë vjeçare. /DW

Etiketa: “Maqedonia e VeriutDanimarkaFrancaGjermaniaHolandaJohannes HahnKomisioneri i BE-së për zgjeriminParlamenti holandezShqiperia

Të Lidhura

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

nga 27
11:01 | 15/01/2026
0

Një individ, pronar me letra i disa kompanive, është çelësi për të zbërthyer dy nga dosjet që tashmë janë në...

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

nga 27
10:31 | 15/01/2026
0

Pas përmbytjeve të fundit në qytetin e Beratit, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme, inxhinieri Pavlo Shkarpa ka akuzuar drejtpërdrejt...

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

nga 27
10:05 | 15/01/2026
0

Një zjarr ka rënë në lagjen nr 13 të qytetit të Korçës, ku si pasojë e tymit një 70-vjeçare ka...

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

nga 27
09:51 | 15/01/2026
0

Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit,...

Para
“Nuk ka zgjedhje në 30 qershor”/ Tensione edhe në Kamëz (Live)

"Nuk ka zgjedhje në 30 qershor"/ Tensione edhe në Kamëz (Live)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

11:01 | 15/01/2026
E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

10:31 | 15/01/2026
Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

10:05 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

09:51 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

09:39 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –
  • E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –
  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –
  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –
  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –
  • E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com