Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin studentë hungarezë
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në Italinë Veriore.
Forcat zjarrëfikëse njoftuan se aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme kur një autobus është përplasur dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Agjensia e lajmeve ANSA ka raportuar se autobusi po udhëtonte në itinerarin Francë-Hungari kur u përplas pak para mesnate në autostradën A4, pranë qytetit të Veronës.
Të plagosurit u transportuan drejt spitaleve të Veronës.