SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara –

09:42 | 20/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

Jemi shpresa e vetme –

htetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike.

Shqipëria përmendet drejtpërdrejt në këtë aksion, pasi institucionet e saj kishin qenë më herët shënjestër e sulmeve dhe publikimit të të dhënave nga i njëjti rrjet.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se domenet e sekuestruara – Justicehomeland[.]org, Handala-Hack[.]to, Karmabelow80[.]org dhe Handala-Redwanted[.]to – ishin të lidhura me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS).

Këto platforma janë përdorur për sulme kibernetike, shpërndarje të të dhënave të vjedhura dhe nxitje të dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian.

Sipas autoriteteve amerikane, këto faqe shërbenin edhe si mjete për operacione psikologjike, duke përdorur të dhënat e vjedhura përmes hakerimit.

“Shpërndarja e ideologjisë terroriste në hapësirën kibernetike është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare. Zyra e Prokurorit të SHBA-së është e përkushtuar të bashkëpunojë me partnerët tanë të zbatimit të ligjit për të identifikuar kërcënimet, për t’i çaktivizuar dhe për t’i ndëshkuar autorët e tyre”, tha Kelly O. Hayes, prokurore e SHBA-së për Distriktin e Merillendit.

Hetimet e FBI-së zbuluan se rrjeti nuk kufizohej vetëm në publikime online.

Një adresë emaili e lidhur me këtë grup dërgonte edhe kërcënime direkte me vdekje ndaj gazetarëve dhe disidentëve iranianë në SHBA dhe vende të tjera.

Në një nga mesazhet, autorët pretendonin bashkëpunim me një kartel meksikan, duke ofruar shpërblime deri në 250 mijë dollarë për vrasjen e objektivave të tyre.

Shqipëria në shënjestër për shkak të opozitës iraniane

Autoritetet amerikane konfirmuan se dy nga domenet e sekuestruara janë përdorur për të publikuar dokumente të vjedhura nga institucionet shtetërore shqiptare.

Sulmet ndaj Shqipërisë besohet se lidhen drejtpërdrejt me qëndrimin e saj ndaj grupit opozitar iranian Mujahedeen e-Khalq (MEK), i cili është strehuar në territorin shqiptar dhe ka bërë thirrje për rrëzimin e regjimit në Teheran.

Përndryshe, këtë javë, Shqipëria e shpalli Iranin “shtet sponsor të terrorizmit”.

FBI-ja bëri të ditur se hetimet vazhdojnë dhe paralajmëroi se të gjithë personat e përfshirë në këto aktivitete, do të identifikohen dhe do të përballen me drejtësinë.

Në kuadër të përpjekjeve për të luftuar sulmet kibernetike, Departamenti amerikan i Shtetit shpalli edhe një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që çojnë në identifikimin e personave të përfshirë në sulme ndaj infrastrukturës kritike amerikane. /REL

Të Lidhura

Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –

Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –

nga 27
20:51 | 17/04/2026
0

Ne para shqiptarëve dhe miqve tanë në botë u bëmë zëri i një shoqërie të plaçkitur, kemi arritur në kilometrin...

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

nga 27
20:42 | 17/04/2026
0

“U nis një sulm për të na asgjësuar, për të na fshirë nga harta politike e Shqipërisë, vetëm se ne...

PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

nga 27
20:35 | 17/04/2026
0

“Kundrejt rritjes së madhe të çmimit të naftës kundër taksës grabitqare të Ramës në litrën e naftës. Pse nuk pati...

Jemi shpresa e vetme –

Jemi shpresa e vetme –

nga 27
20:28 | 17/04/2026
0

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokratë, deputetë dhe aleatë të PD, opozitarë në këtë shesh dhe kudo që ndodheni, misionarë...

Para
Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini –

Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –

Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –

20:51 | 17/04/2026
Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

20:42 | 17/04/2026
PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

20:35 | 17/04/2026
Jemi shpresa e vetme –

Jemi shpresa e vetme –

20:28 | 17/04/2026
Jemi shpresa e vetme –

Jemi shpresa e vetme –

20:24 | 17/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –
  • Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –
  • PD-ja forca e vetme e pamposhtur –
  • Jemi shpresa e vetme –
  • Jemi shpresa e vetme –
  • “Karteli narko-elektoral”, opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, ja mesazhet në protestën e PD –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –
  • Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com