“Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokratë, deputetë dhe aleatë të PD, opozitarë në këtë shesh dhe kudo që ndodheni, misionarë të pamposhtur të Shqipërisë. Ngrihemi këtu jo thjesht si opozitë kundër diktataurës autokratike, jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike. Mblidhemi këtu si shpresë e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar te droga dhe vjedhja e shqiptarëve. Që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë, është më e qartë se kurrë. Ky është seriali më gjigant i protestave që ka njohur Shqipëria. Djetëra mijëra shqiptarë u përballën nëpër sheshe si të pamposhtur dhëmb për dhëmb me regjimin, me gazin lotsjellës, shkopinjtë dhe tymin lotsjellës dhe fituan. Që ne jemi shpresa e vetme u bë e ditur të nesërmen e protestës së kaluar”, u shpreh Berisha.
Gjendet pa shenja jetë një 31-vjeçar në Durrës, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak –
Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në Durrës. Burime policore...










