SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara –

09:20 | 20/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Protesta e PD/ Berisha rikthen fjalimet, anulon shëtitjet! Bllokohen rrugët rreth Kryeministrisë, 1500 efektivë në terren –

‘Sterilizimi’/ Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, ja arsyeja –

Përdori të miturin për të shitur drogë, Prokuroria çon në gjyq efektivin e “Shqiponjave” –

Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë –

htetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike.

Shqipëria përmendet drejtpërdrejt në këtë aksion, pasi institucionet e saj kishin qenë më herët shënjestër e sulmeve dhe publikimit të të dhënave nga i njëjti rrjet.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se domenet e sekuestruara – Justicehomeland[.]org, Handala-Hack[.]to, Karmabelow80[.]org dhe Handala-Redwanted[.]to – ishin të lidhura me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS).

Këto platforma janë përdorur për sulme kibernetike, shpërndarje të të dhënave të vjedhura dhe nxitje të dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian.

Sipas autoriteteve amerikane, këto faqe shërbenin edhe si mjete për operacione psikologjike, duke përdorur të dhënat e vjedhura përmes hakerimit.

“Shpërndarja e ideologjisë terroriste në hapësirën kibernetike është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare. Zyra e Prokurorit të SHBA-së është e përkushtuar të bashkëpunojë me partnerët tanë të zbatimit të ligjit për të identifikuar kërcënimet, për t’i çaktivizuar dhe për t’i ndëshkuar autorët e tyre”, tha Kelly O. Hayes, prokurore e SHBA-së për Distriktin e Merillendit.

Hetimet e FBI-së zbuluan se rrjeti nuk kufizohej vetëm në publikime online.

Një adresë emaili e lidhur me këtë grup dërgonte edhe kërcënime direkte me vdekje ndaj gazetarëve dhe disidentëve iranianë në SHBA dhe vende të tjera.

Në një nga mesazhet, autorët pretendonin bashkëpunim me një kartel meksikan, duke ofruar shpërblime deri në 250 mijë dollarë për vrasjen e objektivave të tyre.

Shqipëria në shënjestër për shkak të opozitës iraniane

Autoritetet amerikane konfirmuan se dy nga domenet e sekuestruara janë përdorur për të publikuar dokumente të vjedhura nga institucionet shtetërore shqiptare.

Sulmet ndaj Shqipërisë besohet se lidhen drejtpërdrejt me qëndrimin e saj ndaj grupit opozitar iranian Mujahedeen e-Khalq (MEK), i cili është strehuar në territorin shqiptar dhe ka bërë thirrje për rrëzimin e regjimit në Teheran.

Përndryshe, këtë javë, Shqipëria e shpalli Iranin “shtet sponsor të terrorizmit”.

FBI-ja bëri të ditur se hetimet vazhdojnë dhe paralajmëroi se të gjithë personat e përfshirë në këto aktivitete, do të identifikohen dhe do të përballen me drejtësinë.

Në kuadër të përpjekjeve për të luftuar sulmet kibernetike, Departamenti amerikan i Shtetit shpalli edhe një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që çojnë në identifikimin e personave të përfshirë në sulme ndaj infrastrukturës kritike amerikane. /REL

Të Lidhura

Protesta e PD/ Berisha rikthen fjalimet, anulon shëtitjet! Bllokohen rrugët rreth Kryeministrisë, 1500 efektivë në terren –

Protesta e PD/ Berisha rikthen fjalimet, anulon shëtitjet! Bllokohen rrugët rreth Kryeministrisë, 1500 efektivë në terren –

nga 27
17:43 | 17/04/2026
0

Partia Demokratike ka thirrur sot qytetraret në protestën e radhës në bulevardin para Kryeministrisë. Ora 19:00 pritet të shënojë zyrtarisht...

‘Sterilizimi’/ Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, ja arsyeja –

‘Sterilizimi’/ Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, ja arsyeja –

nga 27
17:27 | 17/04/2026
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga qelia ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj dhe biznesmenin  Ilir Rrapaj...

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore –

Përdori të miturin për të shitur drogë, Prokuroria çon në gjyq efektivin e “Shqiponjave” –

nga 27
15:30 | 17/04/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq...

Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë –

Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë –

nga 27
15:07 | 17/04/2026
0

Një 17-vjecar është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi është plagosur me thikë nga një 24-vjeçare. Policia bën me...

Para

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protesta e PD/ Berisha rikthen fjalimet, anulon shëtitjet! Bllokohen rrugët rreth Kryeministrisë, 1500 efektivë në terren –

Protesta e PD/ Berisha rikthen fjalimet, anulon shëtitjet! Bllokohen rrugët rreth Kryeministrisë, 1500 efektivë në terren –

17:43 | 17/04/2026
‘Sterilizimi’/ Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, ja arsyeja –

‘Sterilizimi’/ Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, ja arsyeja –

17:27 | 17/04/2026
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore –

Përdori të miturin për të shitur drogë, Prokuroria çon në gjyq efektivin e “Shqiponjave” –

15:30 | 17/04/2026
Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë –

Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë –

15:07 | 17/04/2026
Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi –

Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi –

14:46 | 17/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Protesta e PD/ Berisha rikthen fjalimet, anulon shëtitjet! Bllokohen rrugët rreth Kryeministrisë, 1500 efektivë në terren –
  • ‘Sterilizimi’/ Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, ja arsyeja –
  • Përdori të miturin për të shitur drogë, Prokuroria çon në gjyq efektivin e “Shqiponjave” –
  • Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë –
  • Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi –
  • Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protesta e PD/ Berisha rikthen fjalimet, anulon shëtitjet! Bllokohen rrugët rreth Kryeministrisë, 1500 efektivë në terren –
  • ‘Sterilizimi’/ Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, ja arsyeja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com