Policët e shkarkuar nga detyra pas ardhjes së PS në pushtet kanë protestuar ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.
Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Aleks Hajdari, kryetar i Shoqatës së Policëve në Lirim 2013, theksoi para Ministrisë së Brendshme se janë mbi 100 tonë kanabis sot në tunele e magazina gati për t’u trafikuar në tregjet e vendeve të BE.
“Ne do përshkallëzojmë protestat, nëse kërkesat tona nuk merren parasysh. Askush nuk e beson që nuk ka më asnjë rrënjë kanabisi në vendin tonë. Ju siguroj që mbi 100 tonë kanabis sot janë gjendje në tunele e magazina, të bëra gati për t’u transferuar në vendet e BE. Kjo sasi është e mjaftueshme për të furnizuar për 3-4 vite tregun europian”, tha ai.