Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Injoranca, si agresion kombëtar!!!

Nga Media 0

Nga Brizida Gjikondi

Në Shqipëri disa e shpërendajnë injorancën disa e pësojnë, mbas viteve 90, raportet janë përmbysur në favor të kategorisë së parës. Tashmë në Shqipëri gjyshërit janë më të lexuar, më të mëncur dhe më të heshtur se nipërit, ky është fakt.

Asgjë nuk është më e tmerrshme se injoranca aktive shprehej Gëte, dhe kjo është mëse e vërtetë, injoranca aktive nuk luftohet më sulm ballor, ajo nuk e përballon dot diskutimin, agresiviteti i saj në kësi rastesh është kriminal, një injorancë e sulmuar ballazi është një betejë e humbur domosdoshmërisht për dijen, injoranca luftohet vetëm me shpërndarjen e strukturuar të dijes, dhe sidomos në mënyrë sistematike.

Arsimi shqiptar shpërndan injorancë, kurrikulat e arsimit që nga fillorja deri në majë të sistemit arsimor, janë paçavure të kopjuara dhe përkthyera keq, të pastudiuara, të pa lidhura dhe strukturuara llogjikshëm, nga viti në vit, nga brezi në brez, ndërkohë që në të gjithë vëndet e përaruara të vetëdijshme se nga dija vjen mbijetesa cilësore e kombit, ka një armatë të tërë, burrash dhe grash të mënçura që ulin të ndënjurat me vite të tëra për të përgatitur cdo libër shkollor, cdo lëndë, leksion dhe dije si një hap kombëtar drejt mbijetesës së vlerave. Dhe këto libra janë sintezë e dijes historike kombëtare për së pari por dhe ndërkombëtare domosdoshmërisht, ato nuk janë hall, siç janë librat dhe kurrikulat e tanishme, që ska bir nëne që i kupton, ato janë akte të mirëfillta shkencore, psikologjike, janë djepi i dijes së një kombi por dhe varri i injorancës së tij.

Shqiptarët nuk lexojnë më, ndaj nuk kuptojnë më, ata tashmë janë qënie sipërfaqsore, që hanë, pinë, rrinë dhe vegjetojnë, që e hapin ditën me lajme të gatshme, analistë dhe analiza të blera, martesa injorantësh bujashumë, telenovela anadollake dijevrasëse, foto blogjesh koketash truthara, vipa dhe vipesha të politikës shqiptare që përpiqen që me arrogancën e zërit, makinat, rraqet firmato dhe ndërhyrjet plastike të zhdukin kujtesën kolektive të gjynaheve të tyre ndaj shqiptarve. Tashmë injorantët me lekë, që janë dhe rraca më e rrezikshme e injorantëve, po tërheqin mbarë një popull prej hunde drejt humnerës së shfarosjes intelektuale. Rraca e tyre ka kapur majat, në institucionet e arsimit, shkencës, biznesit, medias, artit, politikës, ata mbajnë njëri tjetrin, dhe su bëhet vonë për kombin, pazari i tyre është sa injoranca e tyre, e pakufi.

Burra gra, vipa dhe vipesha shqiptare, mjafton t’i shohësh si rrinë të postuar nëpër karrige zyrtare, si majmuna të shtriqur nëpër pemë, si plasin çantat firmato jo nën por mbi tavolinat e shtetit si karshillëk dhe paradë kotësish ndaj njëra tjetrës, dhe do kuptosh se ata, ato, nuk kanë, nuk dinë, nuk pyesin për asnjë rregull sjellje në publik dhe shoqëri, dhe kjo ndodh se janë aty pikërisht se janë të tillë, të tilla. Eshtë epoka e tyre, epoka e frikshme e injorancës, e qënieve që nuk lexojnë, nuk mendojnë, nuk kuptojnë, ndaj janë “guximtarë”.

Në televizione përvec telenovelave turke, spanjolle dhe debateve mbllaçitëse televizive (përherë korrekte në raport me mafien e kudogjëndur) rrallë mund të transmetohen emisione, historike, kulturore, informuese, edukuese, letrare, gjeografike etj etj me vlerë kombëtare. Vulgariteti, banaliteti dhe asgjëja tashmë kanë shtëpinë në Shqipëri. Dhe shteti zhurmëmadh shqiptar ska asnjë plan ose projekt për këtë gjëmë kombëtare, gjëmë që në vetvete është dhe koka e qelbit për gjithëcka që ndodh, pasi injoranca dhe pse është shterpë në vlera është shumë pjellore në sasi.

Një njeri i shtrenjtë për mua, me profesion Arkitekt, i thirrur një herë nga një vip shqiptar i epokës sonë, për mobilimin e shtëpisë, kur i shpjegoi vipit që faqja e murit në krah të dritares që binte mbi kopshtin me pishinë ishte idealja për të vendosur biblotekën, hasi në kundërshtimin e prerë të vipit… çfarë Bibloteke thua…, s’dua fare biblotekë, aty dua të vendos një TV plazme të madh.. i tha… vipi shqiptar i epokës tonë…. idhulli i shqiptarit mjeranë të kohës që do të vijë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej