Infektivi dhe Sanatoriumi në kapacitete maksimale/ 151 raste të reja dhe 3 të vdekur në 24 orë

Duhet të lëçisni

Florian Marku bën krenar shqiptarët, mposht Maxim Prodan dhe i rrëmben titullin (Film)

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. https://youtu.be/ZlIMlJ1hhGE

Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes 3 vjeçare

Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë...

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti...

Evi Kokalari shfaqet krah Berishës: Bashës I ka ngelur në dorë vetëm logo dhe vula, tjerët janë këtu me ne

Evi Kokalari Kjo është arsyeja përse jam këtu. Po përpiqem të fus idetë e partisë Republikane në SHBA tek partia Demokratike shqiptare. E kam vënë...

151 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit me Covid-19 në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 3 pacientë e kanë humbur betejën me infeksionin në 24 orët e fundit, ndërsa Spitali Infektiv dhe Shefqet Ndroqi janë në nivele maksimale me pacientë të shtruar.

Në dy spitalet po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Dr. Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 824 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2.

80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6186 që nga fillimi i epidemisë ne vend.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:  71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19.

Një apel për mësuesit, nxënësit, prindërit, të mos e ulni vigjilencën asnjë moment në zbatimin e masave ndaj SARSCOV2.

Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, per sherbim psikologjik te specializuar dhe te sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (7 Shtator 2020)

Testime totale                   68728

Raste pozitive                    10406

Raste të shëruara            6186

Raste Aktive                       3901

Humbje jete 319 (Qarku Tiranë 153, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2074

Durrës                                  454

Shkodër                               313

Lezhë                    216

Elbasan                                 175

Korçë                    143

Vlorë                     136

Kukës                    130

Fier                                        122

Berat                     68

Dibër                     34

Gjirokastër         36

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Florian Marku bën krenar shqiptarët, mposht Maxim Prodan dhe i rrëmben titullin (Film)

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. https://youtu.be/ZlIMlJ1hhGE

Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes 3 vjeçare

Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë...

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti...

Evi Kokalari shfaqet krah Berishës: Bashës I ka ngelur në dorë vetëm logo dhe vula, tjerët janë këtu me ne

Evi Kokalari Kjo është arsyeja përse jam këtu. Po përpiqem të fus idetë e partisë Republikane në SHBA tek partia Demokratike shqiptare. E kam vënë...

Tjetër goditje për kriptomonedhat, Kina i shpall plotësisht të paligjshme

Agjencitë qeveritare kineze përfshirë rregullatorin e letrave me vlerë të vendit dhe Bankën Popullore të Kinës (PBOC) thanë në një deklaratë të Premten se...