Ilir Meta dhe Edi Rama – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta dhe Edi Rama

16:15 | 23/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri, Edi Rama, Niko Peleshi, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me Koncesionet e dhena nga qeveria Shqiptare dhe Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and Albanian Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session

Nga Erl Kodra
Përfundimisht, e majta shqiptare është e marrë peng nga dy figurat më kontraverse dhe pa skrupuj që ka nxjerrë politika shqiptare në 30 vite demokraci. Njëri i gjatë dhe tjetri i shkurtër, njëri aktor si Enver Hoxha dhe tjetri inatçor si Mehmet Shehu, ata janë dy kopje të shëmtuara të dy liderve famëkeq të PPSH-së, nënës së vjetër të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

***

Kur Ilir Meta themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), më 6 Shtator 2004, ka patur njëfarë shprese se e majta shqiptare mund të ndryshonte realitetin politik të Shqipërisë. Në të vërtetë, ky realitet ndryshoi, por jo për mirë, sepse kjo forcë politike nuk kishte lindur nga ndonjë përplasje ideologjike brenda të majtës, as si nevojë përfaqësimi i ndonjë shtrese të shoqërisë, por mirëfilli si rezultat i luftës brenda llojit, që zhvillohet rëndom pa ndërprerje këtyre anëve. Shumë shpejt, Ilir Meta ia doli të hynte në Parlament, falë mbështetjes së disa figurave të majta që besonin tek profili i këtij politikani të ri, që i pëlqente të krahasohej me Mehmet Shehun, ish-Kryeministrin më jetëgjatë të Shqipërisë, i vrarë ose i vetvrarë po nga lufta brenda llojit më 17 Dhjetor 1981.

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Ilir Meta e ndërtoi mëvetësinë politike si askush tjetër, pa shumë retorikë, pa shumë ideologji, por me njëlloj kontakti të drejtëpërdrejtë me grupe të vogla interesi, deri në bërthama familjare, në shkëmbim të ndihmës dhe favoreve gjithfare. Për të kuptuar se çfarë ishte kjo ngritje e fortë e LSI-së, më parë duhet të kuptojmë se si funksionon përgjithësisht politika shqiptare, pavarësisht se kjo temë meriton shkrime dhe analiza shumë më të thella.

Në Shqipëri, përgjithësisht, partitë politike nuk synojnë të tërheqin votuesin nëpërmjet programeve të zhvillimit dhe politikave ekonomike, megjithse përpjekje të tilla janë bërë dhe bëhen herë pas here. Por, kjo nuk ka qenë relevante për votuesin shqiptar, sepse ai gjithësesi i varfër mbetet, pavarësisht se cilën parti kanë votuar. Partitë politike këtë e kanë kuptuar me kohë, por më shumë dhe më mirë se çdo parti tjetër, këtë e ka kuptuar LSI. Punëdhënësi më i madh në Shqipëri mbetet administrata shtetërore dhe lokale, dhe si e tillë, çdo i punësuar përkthehet në vota, madje kjo votë duhet shumëzuar të paktën me kofieçentin familjar 2,5. Kështu, Lëvizja Socialiste për Integrim u rrit në këto përmasa, aq e madhe, sa ajo i përcakton mazhorancat në Shqipëri.

***

Aktualisht, e majta shqiptare vetëm emrin e ka të tillë, madje, me disa përjashtime të vogla, ajo nuk ka qenë asnjëherë një e majtë e ngjashme me të majtën europiane. “Rilindja” e Edi Ramës i përngjet më shumë një organizate mafioze se sa një partie politike. Tek “Rilindja” gjenden me shumicë shërbëtorë të Edi Ramës, njerëz pa identitet dhe të blerë lirë, biznesmen që kanë kryer krime penale dhe financiare, të korruptuar dhe trafikantë gjithëfare. Pa përmendur këtu nostalgjikët e regjimit dhe ish-komunistët, në përgjithësi “Rilindjes” i janë bashkuar njerëzit më të paskrupuj, ajo pjesë e “elitës” më të korruptuar të kombit, trafikantë dhe biznesmenë, që Bibël dhe Kur’an kanë paranë e pisët. Meqë ra fjala, jo pa arsye po vjen edhe nisma aktuale e Edi Ramës për Amnisti Fiskale, pikërisht në vitin e fundit të qeverisjes së tij; paratë e fituara nga trafiku i drogës dhe korrupsioni i shfrenuar, duhen të zbardhen me ligj. Për fat të keq, Edi Ramën askush nuk mund ta ndalë.

Lufta “politike” mes Edi Ramës dhe Ilir Metës është mirëfilli një luftë brenda llojit, brenda të njëjtës ngjyrë. Ilir Meta nuk ka patur ndonjëherë fuqinë e Edi Ramës, ai nuk ka patur kurrë oratorinë e tij, as fuqinë e tij ekonomike. Të 11 vitet në krye të Bashkisë Tiranë, Edi Ramën e kanë bërë të pakapshëm nga Ilir Meta, ndërsa pas vitit 2017, për nga pasuria ai është bërë i pakrahasueshëm me askënd tjetër.

Përfundimisht, e majta shqiptare është e marrë peng nga dy figurat më kontraverse dhe pa skrupuj që ka nxjerrë politika shqiptare në 30 vite demokraci. Njëri i gjatë dhe tjetri i shkurtër, njëri aktor si Enver Hoxha dhe tjetri inatçor si Mehmet Shehu, ata janë dy kopje të shëmtuara të dy liderve famëkeq të PPSH-së, nënës së vjetër të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

***

Shqipëria ka nevojë urgjente për një të majtë të vertetë europiane. Partia Socialiste e ka të pamundur rinovimin, po ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Të parën e ka uzurpuar plotësisht “Rilindja” e Edi Ramës, ndërsa e dyta është prona e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Këto parti funksionojnë ndryshe nga ç’mund të funksionojë një organizatë politike, ato nuk mbështeten mbi programe zhvillimi ekonomik, por mbi klientelizëm, ato tradhëtojnë rregullisht elektoratin e tyre që akoma i voton emocionalisht, ndërsa vazhdojnë të përdorin taksat e shqiptarëve si thesarin që duhet grabitur. E majta shqiptare është kthyer në një shkretëtirë intelektuale dhe humane, ku lulëzojnë vetëm qenie perverse, të afta të lëpijnë të pëgërat e shefave të partisë.

Në të vërtetë, shumë intelektualë shqiptarë kanë prejardhje të majtë, ose zemra u rrahë majtas. Megjithatë, shumë pak zëra dëgjohen të kundërshtojnë Edi Ramën ose Ilir Metën. Pothuaj gjithmonë objekt i “analizave” denigruese është opozita shqiptare, por shumë rrallë Edi Rama ose Ilir Meta. Intelektualët e majtë kanë zgjedhur të heshtin, por jo edhe të bëhen një alternativë për elektoratin e majtë. Mundet të jenë shumë arsye, por më e besueshmja është frika njerëzore, një lloj frike që vjen nga tradita e të majtës shqiptare, ku lufta brenda llojit ishte kthyer në lumë gjaku.

Shqipëria ka nevojë uluritëse për një të majtë moderne dhe reale, që të konkurojë me programe ekonomike dhe jo para droge, që të edukojë votuesit se partia votohet për premtime elektorale dhe jo për thesin e miellit. Kjo lloj e majte nuk mund të vijë nga “reformimi” i Partisë Socialiste, ose nga ngjitja e Erion Veliajt në krye të saj, as nga Lidhje Socialiste për Integrim, por, vetëm nëse themelohet një parti e re. Pa e zgjatur, unë po përmend të paktën disa emra që munden të jenë themeluesit e të majtës reale dhe progresiste; Arben Malaj, Irena Beqiraj, Ethem Ruka dhe rrethi i tyre.

Vijon…

Etiketa: edi ramaenver hoxhaerl kodrafamëkeqIlir MetaIlir Meta dhe Edi Ramainatçorkopje të shëmtuaraLSIMehmet ShehuPPSH

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Hyri në burg për vjedhjen e 10 eurove, ky është 43 vjeçari nga Kamza që vrau veten në qeli

Arrestohet polici i burgut të Drenovës, tentoi të fusë kanabis dhe heroinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com