Idrizi: Shqiptarët duhet ta refuzojnë arrogacën e Ambasadores greke për pllakën e Çamërisë në Sheshin “Skënderbej” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Shqiptarët duhet ta refuzojnë arrogacën e Ambasadores greke për pllakën e Çamërisë në Sheshin “Skënderbej”

10:17 | 10/06/2017
në Shqiperi
0

Gjëja më e madhe që mungon në këtë vend është politika e pandëshkueshmërisë. Keni rastin që në 25 qershor të ndërshkoni me votën tuaj, ata që e bënë tranzicionin të pafund.

Kështu ka deklaruar Shpëtim Idrizi gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.9 në Tiranë. Në këtë takim merrte pjesë, deputetja Mesila Doda, si dhe kandidatët për deputet në qarkun e Tiranës, Marin Rami e Arjan Hamiti.

Shpëtim Idrizi u shpreh se të gjithë shqiptarët duhet ta refuzojnë arrogacën e Ambasadores greke për pllakën e Çamërisë që është vendosur në Sheshin “Skënderbej”.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Sot e kësaj dite ju shihni arrogancën e një Ambasadoreje, e cila guxon në mes të Tiranës të protestojë sepse në Sheshin “Skënderbej” është vënë një pllakë për Çamërinë. Të gjithë shqiptarët duhet ta refuzojnë këtë arrogancë, shqiptarët e Çamërisë me mbështetjen e tuaj, e dinë shumë mirë që kemi nisur rrugëtimin për t’ju kthyer të drejtës tonë. Për t’ju kthyer të drejtës së Çamërisë, e cila buron nga një e drejtë themelore e njeriut. Askush s’mund të mendojë që mund ta fsheh, mund ta degjenerojnë apo të sillet kështu me ne. Jam i bindur që ajo pllakë i bën nder të gjithë Shqipërisë”,- tha kryetari i PDIU-së.

Idrizi u shpreh se në Shqipëri mungon politika e pandëshkueshmërisë dhe prandaj duhet që në 25 qershor të ndëshkohen ata që e bënë tranzicionin të pafund.

“Gjëja më e madhe që mungon në këtë vend është politika e pandëshkueshmërisë. Ju e dini shumë mirë që në këtë vend ku nuk funksionin shteti i të drejtës, pandëshkueshmëria është prezent në politikë, në pushtet, është prezent kudo tek ata që vendosin për fatet tona. Ju drejtohem çdonjërit prej jush, ky është rasti në këto zgjedhje, që ju qytetarët të ndëshkoni ata që nuk i ka ndëshkuar deri më sot shteti i të drejtës. PDIU i do të gjithë shqiptarët bashkë sepse partitë e tjera kanë qenë shumë të prirura që t’i ndajnë shqiptarët në të majtë e në të djathtë. Edhe varfëria e tejskajshme i ka ndarë shqiptarët, drejtësia i ka ndarë shqiptarët, pandëshkueshmëria i ka ndarë. Kjo është arsyeja pse ne, ndryshe nga forcat e tjera politike, ju ftojmë të bashkoheni në atë që është në përkatësinë tonë. Në radhë të parë në dinjitetin tonë si shqiptarë, që është Atdheu, kombi, flamuri si një paradigmë e madhe kombëtare, patriotike me të cilat ne duhet të ndërtojmë vlerat tona si shoqëri. Ju keni rastin që në 25 qershor të ndërshkoni me votën tuaj ata që e bënë këtë tranzicion të pafund. Ata që e bënë këtë Shqipëri, një vend të begatë, të pamundur dhe kjo është arsyeja pse unë ju ftoj të votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet! Të votoni numrin 13! Të votoni për të gjithë ata që mendojnë si ne që ne kemi veç një Atdhe”,- tha Shpëtim Idrizi gjatë takimit me banorë të njësisë nr.9 në kryeqytet.

Ndërsa deputetja Mesila Doda u shpreh se forcat e tjera politike nuk kanë një program për zhvillimin e vendit.

“Dy forcat e mëdha politike nuk kanë sjellë deri më tani asgjë nga programi i tyre. Nuk dinë të na thonë se çfarë do të bëjnë me ekonominë, çfarë do të bëjnë me taksat, me tatimet. Nuk dinë se çfarë do të bëjnë me papunësinë dhe si të ulin numrin e të papunëve. Shqipëri e zhvilluar do të thotë Shqipëri e bashkuar. Ky është koncepti ynë, kjo është optika jonë. Do të kërkoja prej çdo qytetari vetëm një obligim. Nëse do të shkoni në takimet e forcave të tjera politike, kërkoni vetëm një gjë, pse nuk kanë një program, pse nuk dalin me një program dhe t’ju shpjegojnë qytetarëve atë që do të bëjnë në 4 vitet në vazhdim. Politika nuk është lojë, nuk mund të drejtohet me barcaleta. Mos harroni në datën 25 qershor votoni nr.13, votoni PDIU-në”, – tha Doda.

Etiketa: arjan hamitiCameriaMesila DodaPDIUSheshi SkënderbejShpetim IdriziTirane

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para

Doda me bluzë të Çamërisë në studio: Në respekt të familjes sime e kauzës sonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com