Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Idrizi: Dyfishuam votat, kodi elektoral na vodhi katër mandate

Nga Klodiana 0

“PDIU mori rreth 80 mijë vota në 25 qershor krahasuar me 36 mijë të tilla në zgjedhjet e vitit 2013. Ne na u deshën 25 mijë vota për një mandat ndërsa partive të tjera vetëm 11 mijë të tilla. Çështja Çame do të vazhdojë të jetë kauza jonë, pavarësisht nëse jam apo jo në parlament. Do ti kushtohem kësaj kauze sa të kem frymë”

“PDIU i dyfishoi votat krahasuar me vitin 2013 por kodi zgjedhor vodhi katër mandate”, kështu tha kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, i cili sqaroi se është i gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij. Në një intervistë në News24, Idrizi ka folur për atë që po ndodh me mandatin e tij në KQZ, duke  theksuar disa herë se pa dalë rezultatet zyrtare, PDIU nuk mund të flasë. Megjithatë ai sqaroi se votat e PDIU i janë hedhur një partie tjetër, dhe se në sistemin e KQZ nuk janë hedhur të dhënat e  3 kutive të fundit.  Brenda atyre kutive Idrizi tha se gjenden dy elementë të rëndësishëm të cilët ndihmojnë për të nxjerrë rezultatin. Kreu i PDIU-së vuri në dyshim vonesat e KQZ-së për të nxjerrë rezultatet referuar faktit se kanë mbetur vetë tri kuti ku gjendet edhe zgjidha e mandatit të tij.

“Ne po presim që KQZ të certefikojë votat. Nuk janë hedhur ende në sistem 3 kuti. Brenda këtyre kutive janë kufiri i 3%. Por ajo që penalizon PDIU është  sistemi  zgjedhor. Ne kemi 12347 vota. Pra ne nuk është se kemi marrë votat, por bëhet fjalë për 0,003”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU komentoi edhe deklaratën e anëtarit të KQZ-së, Bledar Skenderi,  i cili kishte deklaruar më heret se në asnjë rast PDIU nuk e merr mandatin në Tiranë. Lidhur me këtë deklaratë Idrizi tha: Anëtari i KQZ nuk mund të prononcohet pa u certefikuar rezultati.  Votat e PDIU i janë hedhur një partie tjetër. I pyetur nëse do të merrte ndonjë vendim nëse nuk do të konfirmohet mandati i tij në Tiranë, Idrizi tha se çështja Çame nuk varet nga një mandat, as nga mandati i Shpëtim Idrizit e askujt tjetër, është një kauz që nuk do të ndalet deri sa drejtësia të vijë për shqiptarët e Çamërisë. Kreu i PDIU-së tha gjithashtu se pavarësisht këtij mandati, do të vazhdojë ti kushtohet gjithë jetën zgjidhjes së çështjes së Çamërisë.

I pyetur nëse do i bashkojë votat me PS, Idrizi tha se kam refuzuar të flas për tepsi, por meqë e ka marrë vetë të shohim çfarë do bëjë me të. Ai është fitues edhe e urojmë. PDIU është e gatshme të bashkojë  votat e saj për çështjen e emigrantëve, për një ministri të Diasporës, apo për ligje që i mundësojnë shqiptarëve të drejtën të votojnë me referendum. Por po presim çertifikimin e rezultatit zgjedhor.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej