Idrizi: Çështja e Çamërisë s’është bisedë kafenesh, por çështje e dipolomacisë publike

Duhet të lëçisni

Tritan Kalo: Komiteti është politizuar/ Rama fton Najada Çomon për deputete

Pasi anëtari i Komitetit të Ekspertëve Tritan Kalo u largua pasi tha se komiteti është politizuar, vjen një lajm tjetër. Top Channel raporton se PS...

Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti Teknik

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo këtë të enjte  ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Mjeku bën me dije se ky Komitet është...

Mesila Doda: Edi Ramën e presin vetëm zinxhirët e burgut (film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC, ku është shprehur se opozita prej katër vitesh ka denoncuar dhe...

Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me...

“Kam një kërkesë njerëzore për Kotzias: Pse nuk i lejojnë çamët e moshuar të shkelin edhe një herë në trojet e tyre?! Ata nuk lejohen të hyjnë në teritorin grek, sepse kanë në pasaportë të shënuar Çamëri.” Reagon Bushati: Heqja e Ligjit të Luftës i jep zgjidhje gjithë problematikës.

Deputeti i PDIU, Shpetim Idrizi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per regjistrimin e adresave te shtetasve shqiptare qe jetojne jashte territorit te Republikes se Shqiperise”. /r/n/r/nLawmaker, Shpetim Idrizi, speaks during a parliamentary session.

“Çështja e Çamërisë, e Ligjit të Luftës nuk janë për tryeza në kafe, por janë çështje të dipolomacisë publike që duhen të zgjidhen”, tha Shpëtim Idrizi në replikë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Idrizi kërkoi nga Bushati që të ftohet në konferencën ku do të jetë i pranishëm ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

“Dua të jem i ftuar në konferencën ku do jetë Kotzias. A mund t’i kërkojmë Kotzias një gjë krejt njerëzore? Ka shtetas shqiptarë të Çamërisë që kanë në pasaportën e tyre të shënuar fjalën Çamëri dhe që nuk lejohen të shkelin në Greqi. A mund t’i kërkojmë zotit Kotzias që të lejojë këta njerëz të shkojnë dhe një herë e të vizitojnë trojet e tyre?”

Në përgjigje të tij, ministri Bushati ka sqaruar se nuk ka asnjë diferencë në mënyrën se si vlerësohet Çështja Çame dhe as Ligji i Luftës e të tjera probleme të pazgjidhura me palën greke. Për Bushatin ndryshimet janë vetëm tek metoda që do të ndiqet për zgjidhjen e tyre. Ministri Bushati shprehu gatishmërinë për të dëgjuar PDIU-në në çdo kohë, për të dhënë kontribut për zgjidhjen e kësaj çështje, madje edhe për të dhënë llogari për ecurinë e punës së Ministrisë së Jashtme për zgjidhjen e kësaj çështje.

Reagimi

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet deputeti i PDIU, Shpetim Idrizit, ne postin e zv/kryetarit te Kuvendit./r/n/r/nForeign Minister Ditmir Bushati, speaks during a parliamentary session.

“Zoti Idrizi, besoj se nuk kemi asnjë diferencë për Çështjen Çame, as për faktet historike. Për metodën që duhet ndjekur zgjidhja kemi dallime. Sa i përket aktivitetit, 45-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, është aktivitet i konceptuar me studentë e pedagogë, për mënyrën se si ne duam të ndërtojmë të ardhmen tonë të pëbashkët. Dera e institucionit që unë drejtoj është e hapur jo vetëm për PDIU-në, por për të gjitha shoqatat që kanë një zë dhe që duhet të kontribojnë për një çështje kaq të rëndësishme siç është Çështja Çame. Jam i hapur të jap llogari për çdo hap që ne ndërmarrim në këtë drejtim. Është vështirë që ky proces të kryhet mirë dhe me rigorozitet nëse nuk mbyllim kapitullin e Luftës së Dytë Botërore. Pra, me zgjidhjen e kësaj çështje ne zgjidhim të gjitha të tjerat që rrjedhin prej ligjit të luftës. E vlerësoj lart sensibilitetin tuaj për këtë çështje, por ne nuk jemi përfshirë në negocimin e historisë, sepse këtë do ta bëjnë historianët”, tha Bushati.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku jane diskutuar amendimet ne ligjin e "dekriminalizimit", te propozuara nga deputetet e opozites. /r/n/r/nMinister of Education Lindita Nikolla, during a parliamentary session.

Një replikë e pati kreu i PDIU-së edhe me ministren e Arsimit, Lindita Nikolli. Është fjala për diskutimin mes komisioneve ndërshtetërore për tekstet shkollore. Idrizi ka kërkuar sqarime nga ministrja lidhur me çfarë po ndodh mes këtyre dy komisioneve për përfshirjen e Çështjes Çame në tesktet shkollore. Në përgjigje të tij, ministrja Nikolla tha:

“Nuk ka asnjë të vërtetë që Ministria e Arsimit të ketë adresuar për çështje të veçanta as për Çështjen Çame, për asnjë çështje tjetër që lidhet me krijimin e komisionit të përbashkët mes Ministrisë së Arsimit të Greqisë dhe Shqipërisë për rishikimin e teksteve. Nuk ka patur asnjë komunikim tjetër përveç marrjen e teksteve shqiptare e greke dhe komisioni nuk ka filluar nga puna për metodat. Deklaroj me përgjegjësinë time që unë nuk kam shprehur asnjë gjë që lidhet me Çështjen Çame.

Kemi pasur një komunikim për tekstet e fëmijëve të emigrantëve, konform kurrikulës në fuqi dhe për nxënësit e minoritetit, bazuar në konventat që ka nënshkruar Shqipëria. Unë ju garantoj transparencë të plotë për çdo gjë që ka lidhje me këtë komision”, tha Nikolla.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Tritan Kalo: Komiteti është politizuar/ Rama fton Najada Çomon për deputete

Pasi anëtari i Komitetit të Ekspertëve Tritan Kalo u largua pasi tha se komiteti është politizuar, vjen një lajm tjetër. Top Channel raporton se PS...

Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti Teknik

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo këtë të enjte  ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Mjeku bën me dije se ky Komitet është...

Mesila Doda: Edi Ramën e presin vetëm zinxhirët e burgut (film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC, ku është shprehur se opozita prej katër vitesh ka denoncuar dhe...

Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me...

Basha në Kombinat: Rindërtimi do të drejtohet nga ekspertët më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte është takuar me banorët dhe bizneset në Kombinat. Në komunikimin e tij me qytetarët Basha u...