Haradinaj: Nëse s’ka njohje, a duhet që edhe Kosova të armatoset? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haradinaj: Nëse s’ka njohje, a duhet që edhe Kosova të armatoset?

16:45 | 16/07/2019
në Kryesore
0

“Dëshira për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e ka theksuar Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është në logjikën e këshillës për të dy vendet, ka thënë kryeministri i Kosovës”, Ramush Haradinaj.

Këto komente ai i ka bërë të martën, gjatë një konference për mediat. Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar presidentin francez Macron, i cili të hënën dhe të martën ka qëndruar për vizitë në Beograd, për siç ka thënë “sinqeritetin e shprehur, duke thënë se Kosova dhe Serbia janë dy shtete evropiane, me perspektivë evropiane”, gjë që sipas tij, shpjegon shumë.

Presidenti francez Macron, gjatë qëndrimit në Beograd ka theksuar që nuk ekziston një zgjidhje e gatshme dhe magjike për problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, për zgjidhjen e problemit kërkohet kompromisi, i cili nuk nënkupton mbetjen në pozicionet fillestare dhe diametralisht kundërshtuese të palëve në dialog.

Read more

Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 15 Janar 2026 –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka theksuar që kompromisi i vetëm që Kosova mund ta bëjë për të arritur njohjen nga Serbia, është heqja e taksës prej 100 për qind për produkte e importuara nga Serbia.

“Pra, nuk është se nuk po bëjmë kompromis. I madh është ky kompromis. Mund të jetë kompromis heqja e taksës, vendosja e marrëdhënieve të lira tregtare. Ndërsa, ajo që ka kërkuar Kosova, është shumë bazike. Ne kemi kërkuar një kornizë-marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, me elementet përcjellëse. Kjo kornizë-marrëveshje duhet të jetë korniza për të cilën na negociojmë dhe nuk ka tjetër përveç asaj që paraqitet”, theksoi Haradinaj.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Alekasandar Vuçiç, ka deklaruar të martën që në takimin me presidentin francez Macron, i ka kërkuar atij mbështetjen dhe mirëkuptimin që kontesti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk mund të zgjidhet ashtu siç dëshiron secila palë veç e veç, por që “zgjidhja duhet të jetë e ndërmjetme”.

“Këtë e kupton secili njeri, secili serb dhe secili shqiptar. Kjo që shumë prej nesh shtiremi si budallenj, do të thotë që dëshirojmë që t’i përçmojmë kërkesat dhe dëshirat e palës tjetër. Kompromisi nuk është dobësi, por është fuqi. Unë, derisa të jam i gjallë, do të angazhohem për kompromis, pra, për kompromis të vërtetë dhe jo për të hequr dorë dhe për t’u dorëzuar. Nëse do të mundemi do të shkojmë në ato drejtime, por nëse nuk do të mundemi, disa gjenerata tjera pas nesh, do të duhet ta bëjnë këtë”, tha Vuçiç.

Ndërkaq, Haradinaj ka theksuar se ekziston hezitim për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, për shkak se Serbia dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, po thonë se marrëveshjen “nuk mund ta quajnë si njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.

“Kjo po i bie që po na këshillojnë edhe neve që të blejmë “Mistral”-a (pjesë e sistemit raketor). Serbinë po e armatosin me “Mistral”. Për shembull, Serbia po shkon dhe po blen armë në Rusi. Edhe Franca e bëri një kontratë me Serbinë, për sisteme raketore. Ndërkaq, neve na thonë ‘nuk mund t’i vëmë emrin marrëveshjes’ se është njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Çka të bëjmë ne, pra, nëse emrin nuk mundeni t’ia vini? Ne jemi shtet i pavarur dhe ne nuk kërkojmë asgjë tjetër në dialog pos njohjes reciproke. Nëse nuk jeni gati për këtë, atëherë a është porosi për ne që edhe ne të armatosemi? Pra, nuk ka shumë hapësirë këtu në mes”, tha Haradinaj.

Por, presidenti serb Vuçiç e ka arsyetuar blerjen e armëve nga Serbia, duke thënë se po jetohet me frikën nga luftërat dhe konfliktet.

“Njerëzit më pyesin se pse blejmë armë. Blejmë armë që të mos na sulmojë askush. Për këtë arsye blejmë armë. Nëse shohin që Serbia është mollë e kalbur, secili do ta marrë atë me lehtësi. Por, nëse e shihni se është e fortë si arrë, atëherë nuk është e lehtë që ta thyeni. Pra, thjeshtë, ne duhet ta bëjmë punën tonë, por duhet t’i kuptojmë edhe gjithë të tjerët. Duhet të shohim se cilat janë edhe kërkesat e tyre”, u shpreh Vuçiç.

Siç ka theksuar presidenti serb Vuçiç, presidenti Macron pritet të organizojë një takim ndërmjet liderëve shtetërorë të Serbisë dhe Kosovës, së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, si vazhdimësi e takimit të Berlinit. Sipas tij, ky takim ka gjasa të organizohet në muajin shtator.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka ngecur qysh në fund të vitit të kaluar, kur Kosova u ka vënë taksë prodhimeve të importuara nga Serbia.
Serbia ka vënë kusht heqjen e taksës, për vazhdimin e dialogut. Por, Qeveria e Kosovës, përkundër thirrjeve edhe të Bashkimit Evropian, edhe të Shteteve të Bashkuara, nuk është zmbrapsur nga taksa.

Krahas dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, i cili vazhdon të mbetet i ndërprerë, një nismë për bisedime kanë iniciuar edhe kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Por, as kjo nismë, me gjithë disa përpjekje, deri më tani nuk ka sjellë si rezultat vazhdimin e dialogut.

/REL/

Etiketa: Alekasandar VuçiçBeogradkosovekryeministri i kosovesPresidenti Francez MacronPresidenti i SerbiseRamush HaradinajSerbi

Të Lidhura

Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –

Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –

nga 27
08:15 | 15/01/2026
0

Sektori i bujqësisë dhe ekonomia e vendit do të përballen me humbje që përllogariten deri në 17 miliardë dollarë deri...

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026 –

nga 27
07:39 | 15/01/2026
0

DASHI Pas muajsh të tërë që ju është dashur të frenoni impulset dhe iniciativat tuaja, tani ndjeni se diçka po...

Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 15 Janar 2026 –

nga 27
07:27 | 15/01/2026
0

Moti për ditën e sotme, parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike...

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Para
RTSH transmeton këngë të këngëtares serbe, AMA: Këto raste krijojnë ndjeshmëri negative

RTSH transmeton këngë të këngëtares serbe, AMA: Këto raste krijojnë ndjeshmëri negative

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –

Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –

08:15 | 15/01/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026 –

07:39 | 15/01/2026
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 15 Janar 2026 –

07:27 | 15/01/2026
Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 15 Janar 2026 –
  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com