Hajrie Kusi Mulleti, fisnikja e Tironës që u përqesh nga komunistët

Duhet të lëçisni

Për ato gra që nuk dorëzohen

Nga Evis Nasto “Po të quaj Eva, je dakort?” Kështu nisi biseda me 39- vjeçaren me origjinë nga verilindja, e vendosur në Tiranë prej 20vitesh....

Dallime midis Gjermanisë dhe Francës në botën pas Trumpit?

Nga Auron Dodi Presidenti francez Macron ka kritikuar në mënyrë të pazakontë ashpër Ministren gjermane të Mbrojtjes. Gjermania e Franca janë përplasur publikisht se a...

Shqipëri e dyta në botë, në shtator shtohen kërkesat për azil në vendet e BE-së

Kërkesat për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian e të tjera europiane u rritën ndjeshëm në shtator, duke arritur në...

Joe Biden i shkruan letër shqiptarëve: Zoti ju bekoftë!

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës “Miqtë e Amerikës” me rastin e “Ditës...

Nga Marsida Najdeni

Shqipëria komuniste keqtrajtoi e vrau shumë të pafajshëm. Heroinat e vërteta të çmendurisë 50 vjeçare ishin gra si Sabiha Kasimati, Musine Kokalari, Gjelë Gjikolaj, Hajrie Kusi Mulleti e plot të tjera. Megjithatë, në asnjë rast nuk u përbuz fisnikëria e tyre në shkallë kombëtare, ashtu siç ndodhi me trimëreshën Hajrie Kusi Mulleti.

Hajrie Kusi u përqesh dhe u përbuz nga një Shqipëri e tërë, të paktën nga Shqipëria e njeriut të ri komunist. Aq shumë u tallën me të dhe familjen e saj, sa dhe vetë tallja u lodh. Është e trishtë, kur shikon se një shtet i tërë trembej nga një grua e vetme e pafajshme me një fëmijë në krah. Shteti do ta paraqiste në komedinë “Prefekti” si një grua që vetëm zhvaste, një grua e trashë dhe e paedukuar. Shkuan deri aty sa e paraqitën sikur as shqip mirë nuk dinte. Realiteti se kush në të vërtetë ishte ajo zonjë sigurisht ishte krejt ndryshe. Por, nëse dhe përbuzja u lodh, ata komunistët e flaktë nuk do të lodheshin kurrë.
Ja si e ka treguar një episod i biri, Reshit Mulleti, për përbuzjen e palodhur të komunistëve ndaj tyre.
“Morëm leje dhe dolëm në qytetin e Lushnjes. Në një moment më thotë nëna: “Shiti dikush po na thërret!”. Më erdhi shumë keq, por u detyrova dhe i thashë: “non’ nuk o tu na thirr kush, por nga artopalanti jepet komedia e po na qeshin, po na tallin, po na venë në lojë, po argëtohen…”. Ajo mu përgjigj: “Na morrshin të keqen!”, dhe unë i thoja vetes: “Na i morën të gjitha, na çvatën, por na dëmtuan dhe imazhin tonë të mirë, tani ishim vetëm personazhe groteske, butaforike. U larguam nga qyteti, dorë për dore nënë e bir ecnim në drejtim të kampit të internimit…”.
Cila qe zonja Hajrie?
Hajria lindi në një familje qytetare të njohur të Tiranës. Familja Kusi bënte pjesë në ato fise aq sa intelektuale, aq dhe puntorë e patriotë. Hajria u rrit nga një familje e shëndoshë, ku mbizotëronte mbi të gjitha dashuria për njëri-tjetrin. Babai saj, Ismail efendi Kusi, ishte ekonomist në komunitetin mysliman. Ndërsa e ëma, Qamile Mara, rridhte gjithashtu nga një familje qytetare tiranase. Çifti pati 7 fëmijë, 5 djem; Tut Kusi, i cili vdiq mjaft i ri fill mbas studimeve. Ramazan Kusi, në kohën e mbretërisë ishte akademik ushtarak. Abdulla Kusi, i pushkatuar nga komunistët më 1945, i cili kishte shërbyer si kryetar komune i Petrelës. Nazif Kusi, i cili vdiq shumë i ri fill mbas mbarimit të fakultetit në Milano. Hysen Kusi, i cili jo vetëm një sportist i shkëlqyer, kampion i parë i Shqipërisë më 1930, por dhe një ekonomist i mesëm, i cili do të internohej në Kënetën e Maliqit. Lutfija do t’i vdiste nuse e re në familjen e mirënjohur Gjinali. Dhe Hajria, e cila u fejua e re me Qazim Mulletin. Fatkeqsitë në familjen Kusi, siç shihet nuk ishin të pakta.
Hajria kishte ndjekur gjitha nivelet shkollore që ofroheshin për vajzat e asaj kohe. Ajo kishte mbaruar gjimnazin dhe ishte një dashamirëse e muzikës. Si më e vogla në trup që ishte dhe më e përkëdhelura e familjes, vëllezërit e mbanin si sytë e ballit dhe i dhuronin shumë libra.

Nga fejesa e shpejtë me Qazimin dhe kundërshtimet politike me Ahmet Zogun çifti u martua në Vjenë në vitin 1929. Edhe pse Qazimi ishte emigrant politik (në egzil), Zogu nuk do t’ia ngiste familjen dhe shtëpinë. Hajria shkonte e vinte nga Tirana në Austri, Itali, Francë, ku shpesh udhëtonte i shoqi. Për 9 vite martesa e tyre ishte midis Tiranës dhe Evropës. Gjithësesi, siç e deshte zakoni i asaj kohe, burrat i mbanin larg zonjat e tyre nga problemet e punës. Jetesa e tyre martesore në Tiranë qe e shkurtër. Qazimi u largua dhe nuk mendoi se burrat e politikës do të merreshin me një grua të pafajshme dhe me një fëmijë.

Vuajtjet

Ja që komunistët u morën dhe me gratë e pafajshme dhe me fëmijët. Atyre nuk u erdhi keq për askënd dhe donin vetëm pushtetin me çdo kusht.

Mbas shfaqjes së komedisë “Prefekti” sistemi u kujtua për këta dy qenie të pafajshme dhe do t’i internonte në kampin e ferrit të Tepelenës. Aty Reshiti tregon se nënën e tij e torturonin me dhunë fizike të tmerrshme. Po ashtu, tregon si e tallnin. Oficerët e kampit ia ngarkonin kurrizin me dru dhe e përqeshnin. Nga kjo dhunë Hajria deri sa mbylli sytë do të vuante nga dhimjet e shtyllës kurrizore. Pra, kjo grua jo vetëm që vuajti fizikisht, ashtu si gjithë të persekutuarit, iu desht të duronte dhe Shqipërinë duke e qeshur ashtu si asnjë tjetër.
Ja si e ka kujtuar Reshiti:
“Na dërguan në internim, në kampin e Tepelenës. Aty na mbajtën 5 vjet deri në mbylljen e tij… Në atë kamp kam kaluar tmerre të vërteta, kushte të këqija dhe trajtim çnjerëzor. Në atë kamp kam varrosur me duart e mia më shumë se 300 vetë, ku 200 prej tyre kanë qenë fëmijë. Mbas 2-3 vitesh me urdhër të komandës i kemi zhvarrosur dhe rivarrosur në një vend tjetër. Nënën e kanë torturuar shumë, ndërsa mua më fusnin në fuçi me ujë të ftohtë, shpesh më futnin dhe kokën në ujë. Mbasi na grabitën çdo gjë, na dërguan përsëri në Tepelenë, më pas në Fier e Lushnje në kampet e internimit në Savër, Gradisht, Grabian. Çdo kamp të ri e kam inaguruar. Ishim të parët që dërgoheshim në kampin e ri të internimit”.
Në Savër të Lushnjes, ku jetuan në një dhomë barake dhe punuan me llaç gjithë kohës mbyllën jetën e tyre nënë e bir. Nga Beqir Sina kam lexuar: “Hajrija dhe djali i saj i vetëm, Reshiti, ishin deri sa vdiqën tironsa me të gjitha, në të folur, në të jetuar, pra në gatim, në zakone dhe tradita, bujari dhe dashuri. Kishin qejf shumë të pinin kafe çdo mëngjes dhe në darkë, ashtu ishin mësuar, shoqëruar kjo dhe me ndonjë cigare, dhe të lexonin ndonjë libër e dëgjonin radion, sidomos radion shtetrore italiane. Hajria ishte një grua me vyrtyte të veçanta fisnike, shumë popullore, mjaft e zgjuar me atë sjelljen dhe humorin karateristik të tiranësve të vjetër.”
Ndërsa nga Jozef Radi, një bashkëvojtës tjetër, kam mësuar se Reshiti e kishte humorin e hollë, ndërsa Hajria ishte një zonjë fisnike, e cila për të mbrojtur të birin shumë herë luante rolin dhe t’paditurës. Për t’i shpëtuar realitetit të hidhur Hajria jetonte brenda vetvetes kujtimet e një jete shumë të largët, që në Savrën e vojtur dukeshin si përralla.
Po nga Beqir Sina kam lexuar:
“Aty në atë dhomë barake 4 me 4, do të shihje gjithçka, duke filluar nga: tre sundyk druri të punuar me mjeshtri, nja 10 qylyma të Persisë, të përmasave të ndryshme. Kompletet e pjatave dhe filxhanëve të kafes dhe çajit, të gjitha të porcelanit nga firma të famshme çeke “Esty” dhe “Dubi”, me lule të vogla dhe të lara me vija floriri. Gotat e ujit, lugët, pirunjët e thikat e bukës, pecetat e qendisura të gjitha, ishin të ardhura nga Italia e Austria, ku Hajria, edhe ishte martuar, një radio e vjetër gjermane (Gruding) dhe një aparat fotografik “Pentaks”, që e përdorte ngadonjëherë Shiti. Shiti na fotografonte ne të persekutuarve dhe na i bënte po me ngjyra ngaqë kishte një kuti me bojra uji, italiane, posaçërisht për fotografitë me ngjyra. Në “shtëpinë” e tyre, pra në atë dhomë 4 me 4 kishte me dhjetra libra të autorëve nga më të njohur të huaj, fjalor anglisht-shqip dhe italisht-shqip, të vjetër, ku të dy i gjeja t’i lexonin dhe rilexonin”.
Nga këto dëshmi të gjalla kuptojmë se zonja Hajrie, apo Hajrie honmi, siç e thërritën gjithë jetën tironsit e saj të dashur, nuk ishte ajo gruaja e trashë, e paedukuar, zhvatëse që historia komuniste na kishte paraqitur. Ajo ishte një fisnike e vërtetë shqiptare dhe një heroinë trime.

Aq shumë e kaloi jetën brenda vetes për t’iu larguar realitetit të zymtë sa ndër vite e zuri skleroza. Në dhjetor të 1980, ku vetëm 70 vjeçe dergjej mbi shtrat, ajo mezi i mbylli sytë, sepse e dinte që po e linte Reshitin e saj krejt të vetëm. Iku me zemrën plagë për të birin, i cili hyri fëmijë e doli plak nga kampet e internimit pa lënë trashigimtarë.

E pakta që mund të bëjmë për këtë zonjë është ta kujtojmë ashtu siç deshti ajo të kujtohej. Hajria e bukur, e zgjuar, e qeshur, e pavojtur. Si në këtë foto tek shtëpia fëmirisë, të cilën ma dha Mira Kusi, mbesa e Hajries.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Për ato gra që nuk dorëzohen

Nga Evis Nasto “Po të quaj Eva, je dakort?” Kështu nisi biseda me 39- vjeçaren me origjinë nga verilindja, e vendosur në Tiranë prej 20vitesh....

Dallime midis Gjermanisë dhe Francës në botën pas Trumpit?

Nga Auron Dodi Presidenti francez Macron ka kritikuar në mënyrë të pazakontë ashpër Ministren gjermane të Mbrojtjes. Gjermania e Franca janë përplasur publikisht se a...

Shqipëri e dyta në botë, në shtator shtohen kërkesat për azil në vendet e BE-së

Kërkesat për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian e të tjera europiane u rritën ndjeshëm në shtator, duke arritur në...

Joe Biden i shkruan letër shqiptarëve: Zoti ju bekoftë!

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës “Miqtë e Amerikës” me rastin e “Ditës...

Shpërthim i kontrolluar në Durrës, shembet me eksploziv pallati 9-katësh (film)

IKMT ka shembur me shpërthim të kontrolluar pallatin 9-katësh në Durrës. Pallati është shembur brenda disa sekondave prej eksplozivit të vendosur në strukturat e tij...