Gramoz Ruçi, rrëfimi i pazakontë e njeriut histori në PS-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gramoz Ruçi, rrëfimi i pazakontë e njeriut histori në PS-së

05:45 | 23/04/2016
në Shqiperi
0
Gramoz Ruci, duke hyre gjate Kongresit te Partise Socialiste, PS ne Pallatin e Kongreseve, ku rreth 1500 delegate do te zgjedhin 175 anetaret e rinj te Asamblese Kombetare./r/n/r/nGramoz Ruci, during the Congress of Socialist Party, PS, at the Congress Palace.

Gramoz Ruci, duke hyre gjate Kongresit te Partise Socialiste, PS ne Pallatin e Kongreseve, ku rreth 1500 delegate do te zgjedhin 175 anetaret e rinj te Asamblese Kombetare./r/n/r/nGramoz Ruci, during the Congress of Socialist Party, PS, at the Congress Palace.

Si erdhi në Tiranë  “provinciali” nga Tepelena drejt e në krye të Ministrisë së Brendshme në qeverinë e fundit komuniste? Sfida për të drejtuar Kongresin e famshëm të PPSH më 12 qershor 1991 dhe gjithë historinë që do të pasonte ai Kongres. Në një intervistë për një studim që ka lidhje me demokracinë e brendshme në partitë politike, Gramoz Ruçi jep detaje të parrëfyera më parë.

ruci gramoz

“Me thënë të drejtën në fillim hezitova për ftesën e Ramiz Alisë, por në fund mendova se këtë detyrë dikush do ta bënte, pra një shqiptar do të ishte ministër i Brendshëm në atë kohë të vështirë të vitit 1991. Kështu vendosa ta pranoj këtë detyrë. Ky fat i mirë apo i keq më ra mua”. Kështu e nis rrëfimin e jetës së tij politike, Gramoz Ruçi. Ishte fundi i vitit 1990, në atë kohë mbante postin e sekretarit të parë të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Më 11 dhjetor ishte shpallur plualizmi politik çka nënkuptonte shkrirjen e komiteteve të PPSH-së. Vendi ishte në kaos, qeveria “Çarcani” mezi po mbahej në këmbë. Udhëheqësi Ramiz Alia nuk kishte shumë zgjidhje, iu desh të pranonte rrëzimin e qeverisë pas protestave masive në të gjithë Shqipërinë. Në krye të qeverisë së re u zgjodh Fatos Nano dhe posti i dytë më i rëndësishëm në qeveri ishte ai i Ministrit të Brendshëm. nano-ruci qeveri

E kishte njohur më herët në aktivitete partiake të PPSH-së në rrethe, por siç thotë Gramozi nuk është se kishte ndonjë lidhje të veçantë me udhëheqësin. Por ai rezultoi të ishte i zgjedhuri i tij për të administruar një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë në kohët e ndryshimit të madh, rrëzimin e sistemit komunist dhe vendosjen e demokracisë. Vendi ishte rrezikohej edhe nga përplasjet civile.

“Kam parasysh se lëvizjet demokratike në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë ishtin të vrullshme dhe udhëheqja nga emocionet shpesh i contë në veprime të pakontrolluara. Përballë tyre ishin nostalgjikët e Enver Hoxhës të cilët u rigjallëruan dhe krijuan lëvizjen e vullnetarëve të Enverit. Kjo lëvizje në fillesat e saj ishte e frikshme. Ata nisën të grupoheshin e organizoheshin dhe përplasja e tyre me lëvizjen demokratike të sapolidnur ishte në çdo çast e mundshme.

ramizi 1991I ndodhur në këtë situatë, unë kisha përgjegjësinë e madhe kombëtare që në asnjë mënyrë të mos ndodhte një përplasje e tillë. Sigurisht që situata nuk mund të përballohej me mjete dhe forca të dhunshme, kështu që me aq përvojë sa kishim me mekanizmat që koha në vinte në dispozicion, u përpoqëm dhe ia dolëm të shmangim këtë përplasje”, thotë Ruçi.

Një tjetër detaj i rëndësishëm në drejtimin e Ministrisë së Brendshme ishte edhe shkrirja e Sigurimit të Shtetit dhe kalimi i të gjithë kontigjentit në polici. Ishte një vendim që sipas Ruçit e diktonin vetë ngjarjet politike të kohës.

“Në atë kohë Sigurimi i Shtetit ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme. Sapo mora detyrën e ministrit të Brendshëm unë kërkova që të pushonte së vepruari Sigurimi i Shtetit, pasi ata vepronin nga ana politike, pra merreshin me hetimin e  aksioneve politike apo elementëve që tentonin të nxisnin veprime politike. parlament 1991Pra, Sigurimi monitoronte situatën për të hetuar nëse kishte armik të klasës. Në atë moment “armiku i klasës”, kishte dalë në rrugë dhe kërkonte pushtetin. Ata që kishin qëllime të tilla tashmë ishin legalizuar dhe po kërkonin pushtetin, dhe Sigurimi i Shtetit ishte jashtë loje. Forcat e Sigurimit të Shtetit u angazhuan në forcat e  policisë në funksion të ruajtjes së stabilitetit të vendit. Pra, Sigurimi i Shtetit pushoi së funksionuari, pasi objekti i punës së tij kishte marrë fund, opozita ishte tashmë legale”, thotë Ruçi.

Sa për inflitrimin e ish-sigurimsave nëpër partitë politike, Gramoz Ruçi thotë: Ka vetëm hije dyshimi. Kjo ishte prova e parë  për Gramoz Ruçin. Do të ishte një moment shumë i rëndësishsëm gjatë drejtimit të kësaj ministrie, ngjarja e 2 prillit. Nga kjo ngjarje u duk se Gramoz Ruçi doli i paprekur, pasi të gjitha përgjegjësitë ia shkarkoi vartësve të tij. Për më tepër kjo histori nuk u zbardh kurrë si shumë të tjera të historisë së  tranzicionit. Më 2 prill 1991, u vranë katër protestues në Shkodër. Për këtë ngjarje Gramoz Ruçi u largua nga posti i ministrit të Brendshëm bashkë me qeverinë ku bëntë pjesë dhe që drejtohej nga Fatos Nano.kongresi 10 ppsh

Prova e dytë e Gramoz Ruçit ishte drejtimi i Kongresit të dhjetë të PPSH-së, në qershor të vitit 1991. Udhëheqësi komunist Ramiz Alia kishte bërë gati gjithë skenarin e pastrimit të PPSH-së nga byroistët dhe vazhdimësisë së kësaj partie në kushtet e reja, pluralizimit politik. Kishte një strategji të qartë. Që nga PPSH të përjashtoheshin byroistët,  të zgjidhej udhëheqja e re e drejtuar nga Fatos Nano, por nën një emër të ri, Partia Socialiste e Shqipërisë. Duhej vetëm një dorë e fortë që ta zbatonte atë me përpikmëri. Dhe ai ishte Gramoz Ruçi, labi me temperament tipik të kësaj krahine dukej më i përshtatshmi për t’i bërë ballë egërsisë së  byroistëve, në grahmat e fundit të pushtetit.

Në shkrimin e ardhshëm, detajet e karrierës njëriut që përcaktoi historinë e një partie. Raportet me Ramiz Alinë, Fatos Nanon e Edi Ramën. Sa herë u skarifikua për kryetarët, dorëheqjet dhe rikthimet. Sot prova e radhës në Asamblenë Kombëtare.

Etiketa: 2 prilliAdil Carcaniedi ramaFatos NanoGramoz RuciKongresi i dhjete i PPSHPSRamiz Aliashkrirja e Sigurimit te ShtetitSigurimi i Shtetit

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Një shëtitje në Shqipërinë e viteve 1920 (FOTO)

Një shëtitje në Shqipërinë e viteve 1920 (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com