Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gjunkshi: Terror në Dibër, policia dhunoi nënë e bir

Nga Klodiana 0

Ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi akuzon policinë se ka ushtruar dhunë e terror pas përplasjeve në KZAZ 19 në Dibër.

Në një deklaratë për mediat, Gjunkshi deklaron se policë me maska, në fshatin Tomin kanë goditur një grua e cila ndodhet në gjendje të rëndë si dhe djali 14-vjeçar, pasi ka tentuar t’i japë ndihmës nënës duke i thënë “lëre të vdesë aty”.

Deklarata e plotë
Të nderuar qytetarë !
Jemi këtu përpara jush për të dënuar terrorin dhe dhunën e ushtruar nga forcat speciale Renea, FNSH dhe policia vendore e Dibrës.
Në shkelje të plotë të ligjit, policë me maska të veshur si terroristë kanë shqyer dyert, kanë kontrolluar dhe kanë shoqëruar 12 qytetarë.
Kundrejt personave të shoqëruar dhe familjarëve të tyre është ushtruar dhunë fizike, ç’ka është e pa pranueshme.
Kontrollet kanë vijuar nga ora 02:30 e natës e në vazhdim, duke goditur e masakruar gra e fëmijë.

Në fshatin Tomin është goditur një grua e cila vazhdon të jetë ende në gjendje të rëndë, madje policia ka goditur edhe djalin 14-vjeçar i cili ka tentuar ti japë ndihmë nënës së tij dhe nuk është lejuar ta çojë në spital, duke i thënë “lëre të vdesë aty”.
Në fshatin Kandër në orën 03:37 min, policia ka hedhur gaz lotsjellës brenda në një banesë duke helmuar burra gra e fëmijë në gjumë.

I bëjmë thirrje kamikazit Lleshaj, të lerë mënjanë planet e Ramës për të shantazhuar opozitën.

Edhe një herë informojmë opinionin publik se; Protesta ishte në formën e marshimit, shumë e qetë dhe qytetare.
Provokimet ishin të gjitha nga policë civil dhe persona të pa njohur të infiltruar nga policia, gjë e cila u konstatua që në fillim të protestës.
Nga ana e protestuesve nuk është lënduar, dëmtuar asnjë punonjës i policisë së shtetit apo qoftë edhe një qytetar i thjeshtë.

Deklarata në ngutje e sipër e Ministrit Lleshaj dhe policisë së shtetit, ka qenë tërësisht një mashtrim dhe një turp shumë i madh.
Lëndimet e policëve, gazetarëve dhe qytetarëve, kanë ardhur nga sasia e tepërt e gazit lotsjellës që është përdorur.
Gjatë gjithë kohës qytetarët kanë ndihmuar policët, që ishin të pa përgatitur për përdorim gazi.
Protestuesit nuk kanë dëmtuar asnjë xham, asnjë objekt shtetëror apo biznes privat, për pasojë gjithë kjo dhunë policore është e pa ligjshme, e pa nevojshme, e pa justifikueshme dhe provokuese.

Partia Demokratike distancohet dhe dënon ashpër veprimet provokuese, të dhunshme të cilat bien në kundërshtim me ligjin.
I bëjmë thirrje policisë së shtetit dhe organizatës së dosjes 184, të mos provokojë qytetarët e Dibrës.
Prej më shumë se 7 orësh policia nuk lejon avokatin të takojë qytetarët e shoqëruar.
Ndaj të shoqëruarve Brenda ambienteve të policisë është ushtruar dhe po ushtrohet dhunë dhe tortura fizike.
Oficeri Bujar Alla po i merr për deklarim të shoqëruarit, pa praninë e avokatit. Krejtësisht në kundërshtim me kodin e procedurës penale. Një paralajmërim për Drejtorin e Policisë vendore të Qarkut Dibër, Skënder Kalemaj i cili ka provokuar haptas protestuesit, ka sharë, fyer dhe ofenduar rëndë, duke përdorur një fjalor banal, jashtë etike, të pa pranueshëm për një oficer policie. Nga burimet tona, që disponojmë deri në këto momente në KZAZ nr. 19 nuk ka pasur materiale zgjedhore.
E gjitha kjo ka qene një provokim nga ana e policisë pasi kjo vërtetohet se edhe në këto momente mjetet e ushtrisë po transportojnë materialet zgjedhore nga Bulqiza drejt Peshkopisë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej