Gjermania ishte paralajmëruar për pandeminë, skenari ishte “varrosur” në zyrën e minsitrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania ishte paralajmëruar për pandeminë, skenari ishte “varrosur” në zyrën e minsitrit

16:59 | 02/04/2020
në Bota, Kryesore
0

Instituti Robert Koch kishte përgatitur një skenar për pandemine e 2012 bazuar në përvojën e menaxhimit të pandemisë së krijuar nga koronaviruset SARS dhe MERS.

Praktikisht gjithcka u përgatit sic sygjeronte ky institut. Për rrjedhojë, bazuar në këtë studim, Gjermania e kishte të gjithë kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për COVID-19.

Në funksion të krizës së COVID-19, shumë gjermanë vërejnë mbi të gjitha se Gjermanisë, si një nga vendet më të pasura në botë, papritmas i mungojnë gjëra të tilla elementare si maska të frymëmarrjes dhe dezinfektues.

Read more

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

Pandemia e tanishme duket sikur ka përfshirë të gjithë vendin nisur nga asgjë, ndërkohë që paralajmërimi i gjendjes aktuale të jashtëzakonshme ishte bërë që para tetë vjetësh.

Raporti i ZDF për analizën e rrezikut ka tronditur shumë qytetarë

Revista politike ZDF “Frontal21” ka prezantuar në 24 Mars 2020 një analizë shkencore që tani po tërheq shumë vëmendjen në rrjetet sociale. “Raporti mbi Analizën e Riskut në Mbrojtjen Civile 2012” tregon qartë se qeveria federale ka pasur që në atë kohë njohuri rreth rreziqeve të një pandemie. Instituti Robert Koch (RKI) dhe autoritetet e tjera kishin përgatitur skenarin e një pandemie, një analizë teorike e bazuar në epidemitë e mëparshme.

Eksperienca e mëparshme me koronaviruset SARS dhe MERS

Në 2002 dhe 2003, më shumë se 8,000 njerëz në 30 vende të botës u infektuan nga SARS. Pothuajse 800 pacientë vdiqën. Në vitin 2012, koronavirusi MERS u përhap nga Gadishulli Arabik. Në fund të shkurtit 2020, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e dinte që 2.519 të sëmurë dhe 866 vdekje ishin për shkak të një infeksioni me virusin MERS. Më 3 janar 2013, Bundestag publikoi rezultatin e mësipërm të dy analizave të rrezikut. Në këto studime jepeshin përmbledhje të ngjarjeve që mund të ndodhin, me çfarë probabiliteti mund të ndodhnin ato dhe sa i madh mund të ishte dëmi i pritshëm.

Parashikoheshin gjithashtu “Ngjarje të jashtëzakonshme epidemike”

Një nga analizat kishte të bënte me një pandeminë e shkaktuar nga patogjeni “Modi-SARS”. Në skenarin e paraqitur përshkruhej një “epidemi e jashtëzakonshme”, thuhet në raport. Gjatë kësaj epidemie parashikohej gjithashtu një mungesë në furnizimin me materaile mjeksore. Sipas raportit të vitit 2012, “industria” nuk mundi të plotësojë plotësisht të gjitha kërkesat për materiale mjeksore sepse u krijuan disa probleme me furnizimin “.

Thomas Rauch, Drejtori Menaxherial i Shoqatës së Higjienës dhe Mbrojtjes së Sipërfaqeve, ka kërkuar informacion për ekzistencën e punimit të vitit 2012 gjatë një bisede me autorin e “Frontal21” Andreas Halbach. “Unë nuk e dija atë. Unë u mërzita shumë nga ky fakt” është shprehur ai. Kontakti i parë me Ministrin Federal të Shëndetësisë Jens Spahn ai e kishte pasur vetëm në mes të marsit 2020.

Kinezët blenë pajisje mbrojtëse nga Gjermania

Paralajmërimi i Achim Theiler ishte “varrosur” në zyrën e ministrit Spahn. Drejtori menaxhues i Franz Mensch GmbH, një nga prodhuesit kryesorë të higjenës dhe artikujve mbrojtës, i kishte shkruajtur ministrit në 5 shkurt 2020 një email, ku ndër të tjera theksohej se 97 përqind e prodhimit të materialeve të higjienës dhe produkteve mbrojtëse në tregun botëror vjen nga Kina. Ndërkohë që epidemia e koronavirusit kishte shpërthyer në dhjetor 2019. Në atë kohë këto artikuj nevojiteshin urgjentisht në Kinë dhe u blenë prej tyre në Gjermani. Theiler i kërkoi qeverisë federale të bënte “shumë para kohe” planifikimin për pajisjet e stafin mjekësor e infermieror. “Ndërkohë që zjarri ishte ndezur e po digjte, autoritetet vazhduan të merreshin me shpjegimin e zjarrit në vend që të mendonin se si ta shuanin atë.” “Modi-SARS” i përshkruar në skenar nga 2012 është hipotetik, por kishte përshkrime e përfundime realiste edhe për të ardhmen, sepse Sars-CoV-2 që sapo ka ndodhur, është një koronavirus. Arsyeja e këtij pohimi është se: “Zgjedhja e një virusi të ngjashëm me SARS u bë, ndër të tjera, në sfondin që varianti i 2003 shpejt i coi shumë sisteme shëndetësore në kufijtë e tyre”.

Spahn dhe Wieler kishin gabim

Kjo përmbytje e sistemit shëdetsor pikërisht ajo që Gjermania po p[ërjeton në pranverën e vitit 2020. Kjo lidhet edhe me mosbesimin që kanë autoritetet të cilën Prof. Lothar H. Wieler, President i Institutit Robert Koch, e shprehu në 21 Janar 2020 në këtë mënyrë: “Në përgjithësi, ne mendojmë se virusi nuk do të përhapet shumë gjerësisht në botë.” Pikërisht, një javë më vonë, Prof. Wieler ishte pranë Ministrit Spahn kur ai në një konferencë për shtyp po siguronte publikun duke thënë: “Sipas mendimit tonë, rreziku për shëndetin e njerëzve në Gjermani nga kjo sëmundje e re e frymëmarrjes nga Kina mbetet i ulët.” Ndërkohë që 3 ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetit kishte vlerësuar tashmë rrezikun e përhapjes së SARS-CoV-2 në të gjithë botën. Në Raporti e vitit 2012 tregohet qartë se “cilat sëmundje të reja infektive do të ndodhin, ku do të ndodhin dhe kur do të ndodhin kjo”. Ndërkohë Prof. Uwe Janssens, President i Shoqatës Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësinë e Urgjencës, në raportin e përgatitur nga “Frontal21″ deklaronte “ishte i befasuar” dhe se “nuk mund ta imagjinoja që ne në të vërtetë të ishim kaq të papërgatitur”.

Etiketa: COVID-19GjermaniaGjermania ishte paralajmëruar për pandeminëInstituti Robert KochKoronavirusiRaporti i ZDFSARS dhe MERS

Të Lidhura

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

nga 27
13:40 | 16/05/2026
0

David Beckham ka hyrë zyrtarisht në histori si sportisti i parë britanik që arrin statusin e miliarderit, sipas listës më...

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

nga 27
13:34 | 16/05/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se qendrat për emigrantët në vende të treta, sipas modelit që Italia ka ngritur në...

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

nga 27
13:28 | 16/05/2026
0

Republika e Maqedonisë së Veriut po përgatit ndryshime ligjore që parashikojnë ndëshkimin e prindërve të fëmijëve që kryejnë akte dhune...

Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

nga 27
13:18 | 16/05/2026
0

Në mjediset e Bazilikës së “Nanës së Këshillit të Mirë”, është çelur një ekspozitë e rrallë me objekte me vlerë...

Para
Masat për koronavirusin, Greqia mbyll përkohësisht 28 shkolla

Koronavirusi në Angli/ Rritet me 24 përqind bilanci i viktimave në ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026
“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

13:34 | 16/05/2026
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –

13:28 | 16/05/2026
Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –

13:18 | 16/05/2026
Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter –

Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter –

13:16 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –
  • Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla –
  • Thesaret e besimit, ekspozohen për herë të parë objekte të rralla dhe veshja e Nënë Terezës –
  • Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter –
  • Zhvilluan sezon thuajse perfekt, Presidenti Duka surprizon Lezhën dhe klubin e Besëlidhjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com