“Gjeneralët” e Ramës që do të drejtojnë fushatën e 2017 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gjeneralët” e Ramës që do të drejtojnë fushatën e 2017

14:52 | 12/11/2016
në Shqiperi
0

Ngrihet shtabi elektoral i Partisë Socialiste, për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

Partia Socialiste ka nisur organizimin për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Është ngritur shtabi themelor elektoral i PS-së, në të cilin bëjnë pjesë 6 koordinatorë në rajone, 12 koordinatorë në qarqe dhe koordinatorë për 61 bashki.  Sipas skemës së organizimit të fushatës, kryeqyteti i është besuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ruan ende detyrën e kryetarit socialist të Tiranës. Në Vorë do të jetë Hekuran Brahimaj, në Kamëz Ramadan Cani, në Kavajë Gentian Daja dhe në Rrogozhinë, Haxhi Memolla.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi nuk do të lëvizë nga zona e tij elektorale, të paktën në këtë fazë të procesit. Ai do të jetë drejtues politik në Qarkun e Fierit. Ruçi do të punojë në Fier me kryetaren e PS-së Gentiana Cakrani, në Patos me Klajdi Alisinanin, në Roskovec me Maksim Gogën, në Mallakastër me Mbarime Isufajn, në Lushnjë me Lindita Buxhelin, ndërsa në Divjakë me Agim Makën.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

shtabi-elektoral

Taulant Balla forcon pozitat e tij në Elbasan, duke u konfirmuar në qendër të qarkut dhe me shumë gjasë do të kryesojë këtë listë që në vitin 2013 drejtohej nga Ben Blushi, tashmë i larguar nga PS.

Balla do të punojë në Elbasan me Ardit Demirin, në Gramsh me Klodian Taçen, në Librazhd me Elvira Poçin, në Përrenjas me Haxhi Çollakun, në Peqin me Edurim Teqjan, në Belsh me Mareglen Balin, ndërsa në Cërrik me Gëzim Sallën.

Vangjush Dako është i vetmi kryebashkiak që do të jetë në krye të një qarku si drejtues politik. Ai është i pari i shtabit elektoral në Durrës dhe e bën enigmatik faktin se kë ka menduar Edi Rama për të kryesuar listën në këtë zonë. Dako, po ashtu është anëtar kryesie në PS. Dako do të bashkëpunojë në Durrës me kryetarin Luan Zaza në Shijak, me Elton Arbanën dhe në Krujë me Ilir Locin.

Damian Gjiknuri, i cili bëri një punë të lavdërueshme nga partia e tij për zgjedhjet në Dibër, është dërguar në një terren të vështirë elektoral. Ai do të drejtojë ekipin në Vlorë, duke shmangur kështu Koço Kokëdhimën nga zona e tij e fundit e ekskluzivitetit.

Ai do të punojë në Vlorë me Anduel Tahirin, në Selenicë me Nertil Bellajn, në Delvinë me Brunilda Meleqin, në Sarandë me Jonida Abdulin, në Finiq me Vangjel Kaçin, ndërsa në Konispol me Hristo Mallanezo. Po ashtu, është konfirmuar në krye të Qarkut Gjirokastër, ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi.

Ky i fundit e kishte marrë këtë detyrë qysh kur Kokëdhima humbi mandatin e tij prej deputeti. Çuçi do të punojë në Gjirokastër me Flamur Golemin, në Libohovë me Arnisa Ibrahimin, në Dropull me Dhimitër Tolis, në Tepelenë me Arben Gumenin, në Përmet me Adelina Janollarin, në Këlcyrë me Hodjan Selmanin dhe në Memaliaj me Edmonda Harizin. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka forcuar pozitat e tij Korçë, duke ruajtur peshën politike, pavarësisht ambicjeve të dy deputetëve të tjerë të rëndësishëm që pretendonin të drejtonin këtë strukturë.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të vijojë të drejtojë strukturat e PS-së, në vendlindjen e tij, në Shkodër, ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi do të drejtojë ekipin e punës në Berat.

Nuk ka asnjë të papritur sa i takon ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e cila do të ruajë po ashtu detyrën e saj si koordinatore në Lezhë. Nuk ishte e pritshme detyra e besuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila nga delegimi i Lezhës, iku në Vlorë, e tani do të shkojë në Dibër.

Po ashtu, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja do të jetë në një qark që nuk e bashkon tradita e angazhimeve të mëparshme të tij politike, në Kukës. Bashkëpunëtorët në çdo bashki për Bushatin, Klosin, Nikollën, Kodhelin dhe Beqajn, janë sipas tabelës.

Pak kohë më parë, Edi Rama saktësoi fillimisht se cilët do të ishin drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit, të cilët, me gjasë do të kryesojnë dhe listat elektorale të këtyre qarqeve.

Etiketa: edi ramafushata elektoralegjeneralëtMimi KodheliSaimir TahiriTaulant BallaVangjush Dako

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Pezullohet nga detyra shefi i krimit ekonomik në Shkodër

Pezullohet nga detyra shefi i krimit ekonomik në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com