Nga Arben Llalla
Giovanni Paramithiotti është Presidenti i parë i skuadrës së Interit të Milanos. Skuadra e futbollit të Interit të Milanos u themelua në 9 Mars 1908 me emrin Internacionale Milano. Giovanni Paramithiotti ishte Presidenti i klubit nga marsi 1908-1909. Por, kush është Giovanni Paramithiotti?
Giovanni Paramithiotti lindi në Venecia dhe nuk ka shumë të dhëna për të, por vdiq më 1936 në SHBA. Ai rridhte nga një familje e madhe tregtarësh dhe bankierësh. Në disa shkrime për Giovanni Paramithiotti thuhet se ishte hebre-venedikas dhe diku grek-venedikas, por e vërteta është se Giovanni Paramithiotti është me origjinë ose rrënjë shqiptare nga Paramithia e Çamërisë. Familja e tij pas largimit nga Paramithia për në ishullin e Korfuzit në shekullin XVIII, mori për mbiemër emrin nga vinin, Paramithinë e Çamërisë, me qëllim që të ruanin në kujtesë të tyre origjinën se nga ishin. (Siç dihet ishulli i Korfuzit deri vonë i përkiste Venedikut (Venecias). Ende në këtë ishull ka shumë familje me origjinë shqiptare. Një pjesë e mirë e banorëve të ishullit edhe pse në një presion të madh shtetëror kanë ruajtur ende mbiemrat shqiptarë dhe i përkasin besimit katolik). Nga familja e madhe Paramithioti kanë dalë shumë figura të njohura dhe ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë dhanë një kontribut të vyer në themelimin dhe forcimin e shtetit grek në shekullin XIX. Familja Paramithioti bashkë me disa familje të tjera shqiptare, një zvicerian dhe me vëllezërit Roçild (Rothschild) themeluan më 1841 Bankën Kombëtare të Mbretërisë së Greqisë. Në vitin 1881, një Paramithiot ishte deputet në Kuvendin e Greqisë.
Për fatin e keq, Giovanni Paramithiotti për origjinën e tij shqiptare nga Çamëria humb në mjegull të padukshme, ashtu si shumë njerëz të tjerë të suksesshëm me famë botërore që kanë origjinë shqiptare, sepse ne harrojmë shpejtë, nuk jemi kujdesur si komb për të mbajtur shënime, për të nxitur studiuesit tanë për të nxjerrë nga pluhuri i harresës ngjarjet që lidhen me shqiptarët.
Prandaj, të huajt për Gjon Paramithiotin, Presidentin e parë të klubit të madh të futbolliit, Interit të Milanos e konsiderojnë hebre, grek, venedikas, por një gjë s’mund t’ia fshehin, t’ia zhdukin, t’ia deformojnë mbiemrin që ai trashëgon nga origjina e familjes së tij nga Paramithia e Çamërisë. Paramithia nuk ka patur asnjëherë grekë, venedikas apo hebrenj vendas. Këta të fundit erdhën në mesin e shekullit XIX, si shërbëtorë apo tregtarë të vegjël, dyqanxhinj, atëherë ku familjet e mëdha shqiptare u larguan si fillim nga presionet e pushtetit osman dhe më tej nga genocidi grek.
Analizë naive, vetëmasturbim nationalist.
Nuk fiton gjë as ti as lexuesit nga ekzaltimet foshnjarake. E çfarë se e kishte origjinën nga Paramithia, ai ose stërgjyshërit e tij? S’ka kurrafrë rëndësie as për shqiptarët as për grekët.
Dil nga provincializmi dhe merru seriozisht me shkencën e historisë, nëse do të bësh ndonjë tekst të hajrit, o gjasme historian!
Krashnik ,po si e do me troç,ka mbiemrin nga vjen dhe eshte shqiptar çam 100/,rroft çameria.
Çameria gjaku qe nuk falet.
what are some superior and in demand websites for forums Cariaga