Gabim të rëndojmë Ramën për mëkate që nuk ka! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gabim të rëndojmë Ramën për mëkate që nuk ka!

11:30 | 09/12/2016
në Opinion
0

Nga Artur Zheji

Kur i rrëfyen 2000 e kusur vite më parë Jezu Krishtit, një monedhë argjendi ku ishte gdhendur portreti i Çezarit, Perandorit të Romës dhe e pyetën në mënyrë provokative se çfarë mendonte për të, Ai tha: “Jepini Çezarit çfarë i përket Çezarit!”

Duke ndërtuar kështu prej 2000 vitesh një formulim, apo si thonë në Jug të Shqipërisë, “një gur qosheje” apo “gur themeli” logjik, se si, jo të pushtetshmit e pushtetit të përkoshëm fizik, por të pushtetshmit jetëgjatë të pushtetit mendor, duhet të gjykojnë politikanët.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kur pashë dokumentarin e televizionit shtetëror grek ERT, që kishte intervistuar një listë të gjatë të të gjithë kundërshtarëve të afishuar të Ramës, e i kish prerë e montuar, simbas qejfit, u ndjeva keq. Sipas këtij dokumentari, të fokusuar mbi Himarën dhe Vangjel Dulen, panorama shqiptare, ishte krejt e mbrapshtë.

Dukej simbas këtij dokumentari, sikur Shqipëria drejtohej nga një Përbindësh, nga një perandor i drogës, krimit dhe thjesht një kapo bandë, që hante për mëngjes biftek me mish greku, në drekë paçe me kokë himarioti grekofon dhe në darkë zgjohej si vampir, e pinte pak e pak, shishka me gjak nga ai i Vangjel Dules, përzier me një koncentrat të përzgjedhur nga pikat e mbetura të gjakut të minoritarëve helenë.

Na kishin vendosur të gjithë ne, gazetarëve në radhë, për të bërë copë kryeministrin shqiptar, për të krijuar përshtypjen, simbas ustallëkut të gazetarit rafinato të ERT që më kishte censuruar 99% në të folmen time, kur thoja cilat Çështje qëndrojnë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë dhe sidomos për Çamërinë dhe për konvertimin e detyruar të shumicës së shqiptarëve që gjejnë punë në Greqi.

Fatos Lubonja, Elsa Ballauri apo Frrok Çupi dhe asnjë fjalë për problemet reale shqiptaro-greke, të cilat ndoshta edhe i kanë thënë, por në dokumentar, u dëgjua vetëm kriminalizmi total, vetëm i kryeminstrit shqiptar, në sy të gjithë Greqisë dhe sigurisht, termi “Çamëri”, nuk u dëgjua askurrë dhe as një çast të vetëm.

Gjithë analiza e analistëve, përfshi edhe mua, për optikën tonë në lidhje me politikën e brendshme shqiptare, u përdor në funksion të “batërdisë” që gjoja po ndodh në Himarë. Dhe pamë në dokumentar, ca zonja plaka himariote dhe pension marrëse, të cilat sigurisht dhe i kanë porositur që të qahen sa më shumë, për të siguruar vazhdimin e pensionit të Athinës, që ankoheshin në kamera për kisha të prishura, e më the e të thashë. Pastaj ca çupka të pafajshme fshati, që ëndërojnë Athinën dhe mësojnë greqisht në shkollë, lirisht, cilësisht dhe fare më bukur se sa dhjetra e mijëra “çupkat shqiptarka në çdo cep periferik të Shqipërisë. Dhe ndonjë shqipogreqisht folës nga Veriu, që falenderonte Greqinë mikpritëse, se sa mirë e bukur i kishte pritur dhe përcjellë në jetë shqiptarët e uritur!

Ndërkohë, ndërkalleshin pamje repertori, se si fadromat e qeverisë Rama, prishnin “themelet greke të Himarës!”, e cila, në syrin dhe kameran e ERT, fliste, mendonte, ishte, do të ishte, vetëm greke!

Personalisht diferencohem nga ky përdorim i njëanshëm dhe i turpshëm mediatik, i kolegut shtetëror të ERT.

Sa për Ramën, nuk se më vjen edhe aq keq, për atë si person, se të njëjtën gjë ka bërë edhe ai në opozitë, por ky vetëposhtrim publik dhe larg të vërtetës, sidomos në politikën e jashtme, duhet të marrë fund!

Dhe, duke i “dhënë Çezarit çfarë i përket Çezarit”, unë mendoj se 90% të qëndrimeve publike të Kryeministrit, në lidhje me çështjet shqiptaro-greke, janë objektive dhe të drejta.

Në lidhje me Himarën, dhe sidomos në lidhje me nevojën e kapërcimit të kompleksit të inferioritetit, ndaj fqinjit të madh, që paguan dhjetëra miliona euro në vit, edhe në krizën e vet më të madhe ekonomike, për të mbajtur gjallë me para, një helenizëm të sforcuar.

Të gjitha interpretimet gazetareske, që lidhen me përdorimin e “patriotizmit” të Ramës, e kanë rradhën, mbasi objektivisht ne, analistët, kemi për detyrë të nxjerrim në pah, të vërteta të mëdha dhe të hidhura që qëndrojnë në themelin e brishtë të marrëdhënieve tona dy palëshe Shqipëri-Greqi.

Përndryshe, gënjejmë veten, shqiptarët dhe në këtë rast edhe grekët, që na dëgjojnë e na shohin të censuruar dhe jashtë kontekstit.

/360grade.al/

Etiketa: Artur ZhejiÇezari i Romësedi ramaElsa BallauriFatos LubonjaFrrok ÇupigabimJezu Krishtimëkate

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Dallaverexhinjtë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025
“Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

“Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

18:29 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës
  • Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com