Frika nga vettingu/ Tërhiqen 3 këshilltarë ligjorë të Gjykatës së Lartë, të tjera dorëheqje priten – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Frika nga vettingu/ Tërhiqen 3 këshilltarë ligjorë të Gjykatës së Lartë, të tjera dorëheqje priten

12:26 | 24/04/2017
në Shqiperi
0

Ligji i vetingut duket se ka nisur të japë efektet e para në sistemin e drejtësisë. Zbatimi i vetingut nuk do të shtrihet vetëm te gjyqtarët dhe prokurorët, por do të prekë edhe këshilltarët ligjorë. Për këtë arsye, tre këshilltarë ligjorë të Gjykatës së Lartë i kanë dorëzuar pak ditë më parë dorëheqjen Presidentit të Republikës, duke u mbështetur në nenin 56 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Këshilltarët ligjorë të Gjykatës së Lartë janë Eritan Shehu, Adnand Berdica dhe Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë. Largimi i tyre tregon se vetingu ka nisur të japë efektet e para, pas nisjes së kontrollit të formularëve të dorëzuar në ILDKP dhe DSIK. Sipas burimeve nga Presidenca, të tre këshilltarët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, duke u bazuar te lehtësimet e nenit 56. Neni në fjalë u jep mundësinë gjyqtarëve, prokurorëve apo këshilltarëve që të dorëhiqen dhe kontrolli për ta ndërpritet. “Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit’”, thuhet në nenin 56. Me dorëheqjet e tyre janë dhënë sinjalet se po nis furtuna e vetingut dhe pritet që të ketë largime të tjera në ditët në vijim. Me dhjetra gjyqtarë e prokurorë që nuk justifikojnë pasuritë pritet që të dorëzojnë dorëheqjet te Presidenti i Republikës.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Frika nga vetingu

Ende pa hyrë në fuqi ligji i vetingut, efektet e tij ishin të paparashikuara. Në muajin shkurt, 5 gjyqtarë refuzuan dorëzimin e formularëve dhe pranuan që të dalin nga sistemi. Ata ishin: gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo; gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana; gjyqtari i Vlorës, Ilir Çeliku; gjyqtari i Elbasanit, Ilir Pashai dhe gjyqtarja e Kukësit, Drita Velaj. Ajo që ra në sy ishte emri i Vladimir Kristos, anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-kryetar i saj.

Ai u shpreh për mediat se nuk e kishte dorëzuar formularin sepse e ka mbyllur karrierën si gjyqtar dhe qëndron në detyrë derisa të zëvendësohet, me qëllim që të mos hyjë në ngërç gjykata. Sipas tij, vetingu është për ata individë që duan të bëjnë karrierë. Ndërkohë, gjyqtarja Mirela Fana thoshte se këtë e ka bërë për arsye se do vijojë studimet jashtë vendit. Si Fana dhe Kristo janë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe do të duhet që të zgjidhen dy anëtarë të tjerë në vend të tyre.

Bllokimi i komisionit

Aktualisht, është bllokuar puna e komisionit ad hoc, i cili do të zgjedhë emrat për dy komisionet e vetingut, të cilët do të kalojnë në ‘lupë’ gjyqtarët, prokurorët por edhe këshilltarët ligjorë. Edhe pse dy komisionet e vetingut, përkatësisht Komisioni i Vlerësimit dhe Kolegji i Apelimit nuk janë ngritur ende për shkak të bojkotit të opozitës, ligji i vetingut ka fuqinë të japë efektet e tij. Vetingu, i cili do të kalojë në skaner gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë, ka trembur në palcë gjyqtarët dhe prokurorët, pasi një pjesë e tyre nuk justifikojnë dot pasuritë e vëna.

Avokati i Popullit ia ka dorëzuar Kuvendit listat e kandidatëve që aplikuan për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar (vetting-ut) të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, së bashku me rekomandimet e hartuara nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), por ky proces ka mbetur në ngërç. Duket se dy komisionet e vetingut do të mbeten të ngrihen nga Parlamenti i ri, ku do të nisin procedurat nga e para. Pra, do të rihapet gara nga e para nga Avokati i Popullit, që nuk do të jetë më Igli Totozani, dhe kandidatët e rinj do të vlerësohen nga ky institucion, por dhe nga ONM.

Nga Eneida Jaçaj

Etiketa: doreheqjeGjykata e Lartegjyqtare dhe prokurorereforma ne drejtesivetting

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Opozita mbyll protestën në të gjithë Shqipërinë (film)

Opozita mbyll protestën në të gjithë Shqipërinë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com