Enkel Demi: Jeta në karantinë, mbarova së shkruari një roman – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Enkel Demi: Jeta në karantinë, mbarova së shkruari një roman

17:03 | 03/05/2020
në Gossip, Kryesore
0

“Liria është vlerë, jo ngujimi, aq më pak tutja. Unë vetë kam bindjen që ky farë “burgimi” edhe nëse fillimisht pati një çmim që është mbrojtja e jetës, tani është konvertuar në çmimin mbrojtja e robërisë”.

 Bisedoi Leonard Veizi

Shumëkush e njeh si Tom Kuka, por në fakt emri i tij i vërtetë është Enkel Demi. Ka qenë këtu me ne gjithë kohës, edhe pse shumëkush ëndërroi se ishte një qenie e importuar, ndoshta për shkak të emrit, që edhe pse i qëndronte mirë për shtat, dukej disi i montuar apo ndoshta i modifikuar. Në planin letrar ai përdori këtë truk të pazakontë, si për ta ndarë një herë e mirë Enkelin gazetar nga Toma shkrimtar. Pagëzimi, me ujë të bekuar e citate bible, nuk u bë në asnjë nga kishat e mundshme, as katolike e as protestante, e ca më pak ortodokse edhe pse me gjasa për nga origjina e afërt familja e tij duhet t’i përkasë trungut të madh të muslimanëve. Por i gjithë mundi i tij shkoi kot. Fortesa e ngritur, për t’u mbajtur me fanatizëm rreth vetes, u zhbë dhe u shemb si të ishte prej rëre. Por ai mbeti në mes të saj i patrazuar, i pacenuar, por triumfues, sepse të dy emrat e tij u shkrinë për të na dhënë një njeri të vetëm, shkrimtarin e gazetar së bashku dhe pse pseudonimi letrar që dukej se ishte prerë enkas për të nuk ekziston në Gjendjen Civile dhe as te Sigurimet Shoqërore…

Read more

Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun –

Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka –

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit, –

Janë turrur në garë për të prësë sa më shumë fletë-arreste –

…“Gurët e vetmisë” i ka dhënë atij Çmimin Kombëtar të Letërsisë. Por “Hide mbi kalldrëm” do të lëvizte themelet dhe tjegullat e ngrehinës, pasi në kërkim e sipër për të gjetur se kush fshihej pas një letrari të ri me emrin Tom, shumëkush u turr të lexonte dhe romanin e tij të parë. E ndërsa “Hide mbi kalldrëm” është një triller policesk, disi grotesk, me një psikologji të veçantë dhe zhargon të detajuar për të na dhënë Tiranën e viteve ‘30 të shekullit të kaluar, me “Gurët e vetmisë”, ai është kthyer pas në kohë për të na rrëfyer një pjesë të historisë së Çamërisë. Dhe pas tyre erdhi “Ora e ligë”. Por romani i radhës duket se diametralisht kundër do në ta çojë në veri të Shqipërisë për të na surprizuar sërish me ndonjë ngjarje të rrallë. Por kjo i mbetet kohës, një të ardhmeje të afërt. Ndërsa për ditët e vështira të karantinës që po jetojmë, duke folur për gazetën “Fjala” Enkel Demi apo Tom Kuka për fanatikët që vazhdojnë ta njohin si të tillë, thotë:

– Ju nuk e keni ndërprerë punën në televizion, por pjesën tjetër të kohës si po e kaloni në karantinë?

Në fakt, kam ndenjur pak i mbyllur, se puna ime më ka nxjerrë me dashje a pa dashje jashtë shtëpisë. Por, kam ditë pa përqafuar njerëzit e shtëpisë, ndërrojmë teshat në një verandë. Kjo për mua është vuajtje.

Pjesa tjetër ndryshon pak nga rutina e ditës së zakonshme. Pak sport, libra, komunikim, gatim e kështu me radhë.

 – A është frymëzuese për ju një situatë e tillë?

E tillë ka qenë. Nuk e fsheh. Kisha nisur të punoja me mbledhjen e materialeve me një projekt timin të ri për në Shkodër, por izolimi më ndërpreu vajtjet e fundjavës atje. Nuk mendoja që këtë vit do të botoja një libër të ri, por ja që e përfundova një roman, i cili është vazhdim i librit tim të parë. Por, kujdes e përfundova unë, jo shtëpia botuese. Nëse ata e gjykojnë të mirë botohet, përndryshe “gëzohem që u njoftëm”.

– A mund të përbëjë situata e “COVID”-it si precedent a si një motiv që në të ardhmen të shkruhet më shumë për të dhe rreth saj?

Nuk më pëlqejnë parashikimet. Me siguri që do të ketë madje njëfarë nguti për të shkruar, por ligjësia e letërsisë shpesh nuk shkon në të njëjtën shpejtësi me realitetin. Gjithsesi, për vitin 2021 unë pres më shumë fëmijë dhe më shumë libra. Kjo është e natyrshme, sepse këto janë ditët e mbarsjes.

– A mund të kthehet në vlerë qëndrimi si i ngujuar nga frika e një virusi?

Liria është vlerë, jo ngujimi, aq më pak tutja. Unë vetë kam bindjen që ky farë “burgimi” edhe nëse fillimisht pati një çmim që është mbrojtja e jetës, tani është konvertuar në çmimin mbrojtja e robërisë.

Këto janë kohët e përroit psikik të pushteteve, të sundimtarëve që në Shqipëri bëhen qesharakë, prandaj janë ku e ku më të rrezikshëm se gjetkë.

– Kush është primare në ditë të tilla, leximi apo krijimtaria?

Liria është më e rëndësishmja. Leximi dhe krijimtaria shformohen në bazë të kushteve, në të cilat zhvillohen. Sot, krejt ndryshe lexohet një tekst se sa dje. Fjala vjen “Murtajën” unë e kam lexuar në mote të tjera, ndërsa tani në izolim njerëzit i janë rikthyer.

Krijimtaria ndërron, sak prej përmasës së lirisë. Ka me pasë në librat e vitit të ardhshëm, më shumë mure, më pak linja, më shumë ekzistencializëm, më pak personazhe, më shumë trishtim dhe depresion.

/Gazeta “Fjala“/

Etiketa: “Gurët e Vetmisë”Çmimin Kombëtar të LetërsisëEnkel Demihide mbi kalldremkarantinaLeonard Veizinjë tjeter romanOra e ligëTom Kuka

Të Lidhura

Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun –

Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun –

nga 27
12:21 | 26/02/2026
0

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian po diskuton draft-raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Kryetari i Komisionit për Punët...

Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka –

Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka –

nga 27
12:13 | 26/02/2026
0

Pasi e shtrydhi mirë e mirë dhe e flaku si mbeturinë, Edi Rama i doli sot në mbrojtje ish-drejtoreshës së...

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit, –

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit, –

nga 27
12:03 | 26/02/2026
0

  https://www.youtube.com/watch?v=5sI7ennwD28 Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës duhet të ishte mbyllur tashmë. Kush po e zvarrit përfundimin? Në shkurt të vitit 2021, Ministria,...

Janë turrur në garë për të prësë sa më shumë fletë-arreste –

Janë turrur në garë për të prësë sa më shumë fletë-arreste –

nga 27
11:51 | 26/02/2026
0

Edi Rama, në fjalën e tij para kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar të PS-së ditën e sotme, vijoi sulmet ndaj...

Para
Shpopullim dhe kontroll/ Doktor Rashid Buttar zbardh manipulimin e Bill Gates dhe OBSH (film)

Shpopullim dhe kontroll/ Doktor Rashid Buttar zbardh manipulimin e Bill Gates dhe OBSH (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun –

Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun –

12:21 | 26/02/2026
Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka –

Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka –

12:13 | 26/02/2026
Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit, –

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit, –

12:03 | 26/02/2026
Janë turrur në garë për të prësë sa më shumë fletë-arreste –

Janë turrur në garë për të prësë sa më shumë fletë-arreste –

11:51 | 26/02/2026
Korrupsion në zgjedhje/ Paraqitet në GJKKO ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli –

Korrupsion në zgjedhje/ Paraqitet në GJKKO ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli –

11:29 | 26/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun –
  • Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka –
  • Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit, –
  • Janë turrur në garë për të prësë sa më shumë fletë-arreste –
  • Korrupsion në zgjedhje/ Paraqitet në GJKKO ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli –
  • Korrupsion në zgjedhje/ Paraqitet në GJKKO ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun –
  • Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com