Edi Rama e përdori si leckë Yuri Kim-in – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama e përdori si leckë Yuri Kim-in

20:10 | 02/02/2021
në Kryesore
0

Nga Enkel Demi

Yuri Kim me gjasë do jetë ndjerë keq, tek mësoi se Edi Rama nuk e ka fare në plan të heqë dorë nga banditët e tij. Në kohët, kur ajo hynte dhe dilte në zyrën e këtij njeriu, shumëkush foli për cubat që kriminalizuan zgjedhjet e mëparshme. Dolën përgjime, në të cilat ai vetë fliste me ta dhe kërkonte numra, në mënyrë që të fitonte timonin, tepsinë, kusinë, sahanin, ullukun apo hot dog-un e pushtetit. Ata që guxuan të flasin, të publikojnë i mëshuan fort idesë që “drejtësia e re” ka dështuar, përderisa nuk lëvizi as gishtin për ta vënë ujin në zjarr.

Nga ana e saj Yuri Kim doli dhe tha se ka ca njerëz që duan të pengojnë Reformën në Drejtësi. Edi Rama i përdori këto të thëna në foltoren e Kuvendit duke shpallur se kishte me vete Amerikën, mjaft të ndiqnim deklaratat e Yuri Kim. Në sallonet e Rilindjes kryeministri shpotiste hapur mprehtësinë e gruas së Rrugës së Elbasanit. Ai përdorte dhe përdor epitete fyes për inteligjencën e zonjës, e cila u bë hasëm me tërë botën që të justifikonte përdhosjen që ai i bëri Marrëveshjes së 5 Qershorit, ku Edi Rama mori nëpër këmbë jo vetëm “besën” amerikane, por mbi të gjitha vullnetin politik të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo. Një udhëheqës i një vendi sa një majë thoi talli menderen me garancitë amerikane dhe me vetë Sekretarin e Shtetit. Por, në këtë provincë të largët gjithçka shkon dhe harrohet.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Së fundmi, zonja Yuri Kim për gjithë këto të pabëra kërkon një lëshim; një listë zgjedhore të “pastër” nga banditët. Edi Rama, jo vetëm nuk e ka ndër mend, por nuk ka se si. Për këtë arsye tha se nuk do ta kthejë partinë në rajon policie dhe as në sallë torturash.

E para, i shkoi mendja tek policia, sepse kandidatët e tij do të ndjeheshin familjarë vetëm në këtë vend dhe jo në Kuvend.

E dyta, i shkoi mendja tek oda e torturës, se kriminelët vetëm këtë gjuhë dinë të përdorin për të arritur një marrëveshje.

E treta, ai nuk heq dot dorë nga banditët, pasi megjithë ndryshimet që i bëri ligjit zgjedhor nën hundën e Yuri Kim dhe Luigjit të shkretë, prapë ata janë e vetmja shpresë që t’ia marrin votat me dhunë, se vota më për të nuk ka.

E katërta, nuk ka se si, pasi po hoqi nga listat cubat duhet të thërrasë në to socialistët. Ka kohë që tek rilindja nuk ka më socialistë, pasi dhe ata që ruajti qenë vetëm banditët e PS-së si Gramoz Ruçi apo Spartak Braho.

Prandaj, zonjës Yuri Kim i mbetet veç të gëlltisë fyerjen dhe talljen që i bënë dhe po i bëjnë. Ndjesia i ngjan hangover-it, sepse të bëhesh esëll duhet të vuash, duhet të përjetosh dhimbje, të cilat shtohen akoma më shumë, pasi njerëzit që sot po i dalin në krah të shkretës Yuri Kim janë pikërisht ata që dikur “pengonin” reformën në drejtësi.

Etiketa: edi ramaEdi Rama e përdori si leckë Yuri Kim-inEnkel DemiGramoz RuciHangoverhasëmhot dogreforma ne drejtesiSpartak BrahoullukuYuri Kim

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:30 | 05/06/2026
0

Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për...

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:28 | 05/06/2026
0

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe...

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

nga 27
23:37 | 04/06/2026
0

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Para
Një përgjigjie për pyetjen absurde: “A e bëre vetë bebin?”

Një përgjigjie për pyetjen absurde: “A e bëre vetë bebin?"

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

07:30 | 05/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

07:28 | 05/06/2026
Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –
  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com