Dy viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0
78

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19, ndërsa nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 . Sipas të dhënave të publikuara, sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170. Bëhet me dije se, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë tregon se, në total numri i rasteve aktive është 19.519.